Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria ngrihet në këmbë, nis protesta në Durrës dhe Gjirokastër

9 Dhjetor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria ngrihet në këmbë,

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë.  Së fundmi në Gjirokastër dhjetëra qytetarë  kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj.  Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend.

“Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët.

Po ashtu protësta ka nisur dhe në qytetetin e Durrësit, ku protestuesit kanë dalë  para godinës së Prokurorisë në Durrës duke bërë apel për drejtësi.

“Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”,- u shprehën protestuesit.

Ndërkohë, qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 17:41

TIRANË– Protestuesit kanë krijuar një kordon përballë efektivëve të policisë që janë në derën e kryeministrisë. Ata janë rreshtuar përballë tyre, ndë...