Art&Argëtim

Çfarë bëri këtë herë? Rita Ora kërkon sërish falje për shkeljen e rregullave anti-COVID

7 Dhjetor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Çfarë bëri këtë herë? Rita Ora kërkon

BRITANI– Ylli i muzikës pop Rita Ora ka kërkuar falje për herë të dytë për shkeljen e rregullave anti-COVID, për arsye se nuk u vetë-izolua pas një udhëtimi në Egjipt.

Këndëtarja me famë botërore udhëtoi për në Egjipt për një shfaqje në 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, e cila ishte në shkelje të rregullave të mbylljes.

Për këtë arsye ajo ka kërkuar sërish falje.

Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.

Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”- ka thënë Rita.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz rita ora thyen rregullat e covid rita ora thyen rregullat e covid

Sondazh

Poll