Aktualitet

“Po më vdes në auto-ambulancë si kafshë”/ I riu shpërthen në lot tek Sanatariumi për të ëmën, Rama nxjerr mesazhin e qytetarit të ERTV: Turp kush shan spitalet! Basha: Boll me propagandë, kjo është tragjike

VIDEO
Dëshmi tronditëse, i riu përlotet tek Sanatariumi për të ëmën. Pret ta shtrojë por nuk ka vende në spitale. Rama nxjerr mesazhin e qytetarit të ERTV, kush shan spitalet duhet të ketë turp. Basha kërkon yë ndalet propaganda dhe që qeveria të merret me tragjedinë e njerëzve.
Featured image of article: “Po më vdes në auto-ambulancë si kafshë”/ I riu shpërthen në lot tek Sanatariumi për të ëmën, Rama nxjerr mesazhin e qytetarit të ERTV: Turp kush shan spitalet! Basha: Boll me propagandë, kjo është tragjike Gruaja në auto-ambulancë, Basha, Rama dhe qytetari
Përditësuar:

TIRANË– Një dëshmi tronditëse vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu tha mes lotësh për gazetarin e ‘Neës24’, Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende. Me zërin e dridhur, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim,”- tha i riu.

Situtata në Sanatorium është alarmante pasi ditën e sotme në ambientet e jashtme po presin në rradhë 7 deri në 8 autoambulanca me pacientë që presin të shtrohen. Këtij denoncimi, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i qeverisë publikoi mesazhin e një qytetari nga Vlora, Kastriot Karabolli, i cili dëgjohet të thotë se kush ankohet për spitalet duhet të ketë turp. Sipas Karabollit, ai vetë e ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer Covid-19 në spitale dhe nëse kërkonte një pikë ujë, i çonin pesë shishe.

Por kryedemokrati Lulzim Basha nuk mendon kështu. Basha ka ripublikuar pamjet e trishta nga Sanatariumi, teksa bën thirrje për menaxhimin e situatës. Kreu i bluve shton më tej se nuk mund të vazhdohet me propagandë dhe të lihen njerëzit në këtë situatë tragjike.

(a.b;f.m/dosja.al)

  • 18:24

    Të qarat e të riut tek Sanatoriumi që kërkon të shtrojë nënën, Basha: Më theu zemrën, kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët dhe familjarët e tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar i trishtuar pas thirrjes së të riut nga spitali i Sanatariumit, që mes lotësh kërkonte të shtronte të ëmën e infektuar. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se dhimbja e atij djali i ka thyer zemrën, teksa shton se fatkeqësisht kjo është e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. “Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të  bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!”- shkruan Basha teksa publikon edhe njëherë videon e të riut që kërkonte ndihmë. 

  • 17:33

    Rama i ‘përgjigjet’ denoncimit te të riut që shpërtheu në lot, me qytetarin e ERTV: Kërkoja një pikë ujë në spital dhe më sillnin 5 shishe

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të një qytetari që rrëfen për ERTV se si u kujdesën për të në spital, kur ishte i infektuar me Covid-19. Qytetari, Kastriot Karabolli nga Vlora, dëgjohet të thotë se duhet të kenë turp të gjithë ata që shprehen se në spital nuk kujdeset askush për pacientët. Denoncimeve se në spitale mungon uji, qytetari u përgjigjet me fjalët se kur kërkonte një pikë ujë, i sillnin pesë shishe uji. “Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Nga padija le të themi se nuk i dija shenjat e para, unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Kthehem në shtëpi dhe mora direkt 127. Jam shumë i lumtur që brenda minutit mu përgjigjën. Pastaj kam ikur urgjent në spitalin COVID1 në Tiranë. Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka. Direkt kalova në terapi. Dëgjoj ne televizor që thonë, jo s’i japin ujë jo këtej andej, turp tu vijë që thonë ashtu. Në spital nëse kërkon një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. plus Najada dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Duhet të besojmë tek mjekët. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Që nga Bruna e spitalit të Vlorës e deri tek këta në Tiranë. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë, një luftë,”- shprehet Karabolli, në videon e publikuar nga Rama.

Shto Koment