Art&Argëtim

Pse zihet me Alban Skënderajn? Miriami flet hapur, tregon sherret për fëmijët dhe sjelljen e këngëtarit në shtëpi

4 Dhjetor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Pse zihet me Alban Skënderajn? Miriami flet hapur, tregon sherret për

TIRANË– Këngëtarja Miriam Cani ka folur së fundmi në lidhje me marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, gjithashtu këngëtar, Alban Skënderaj. E e ftuar në emisionin “Rudina”, Cani tha se ajo zihet shumë herë me Albanin dhe se shkaku kryesor janë fëmijët.

Ajo shtoi më tej se Albani është me idenë që fëmijës t’i japësh tëh ajë kur kërkon, por vetë Miriami ka rregulla të tjera. Këngëtarja shtoi në fund se Albani është një njeri shumë familjar dhe kujdeset shumë për fëmijët.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Miriam a ziheni ndonjëherë ju të dy sepse dukeni shumë të dashuruar e çdo gjë perfekte mes jush?

Miriam Cani: Natyrisht që po dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1 si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pa siguria krijohen më pas ato debatet për fëmijë, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?

Rudina Magjistari: Albani duket shumë romantik si natyrë me gjithë këto surpriza që të ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Miriam Cani: Po natyrisht duke qenë se është artist prej vërteti, krijon shumë emocione dhe me gjithçka që ai krijon, edhe këto krijimet frymëzohen nga diçka nga jeta e tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj miriam cani alban skenderaj miriam cani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Dhjetor 2020, 10:53

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shprehur habinë me kursin e ofruar nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi për të gjithë ata persona që duan të bëh...