Art&Argëtim

FOTO/ “Drekë me miliarderët e Shqipërisë”, Ermal Mamaqi nxjerr në shitje formulën e suksesit, 40 mijë euro çmimi i r

4 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
FOTO/ “Drekë me miliarderët e Shqipërisë”, Ermal

TIRANË- Aktori i humorit Ermal Mamaqi është tërhequr prej disa kohësh nga ekrani dhe bota e televizionit për t’ju përkushtuar një talenti të ri, që siç duket nuk po e lë duarbosh. Mamaqi ka nisur prej disa muajsh tashmë kurse trajnimi për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen të suksesshëm, ku përgjatë pandemisë bëri edhe bujë me fjalimin e famshëm “Mos lexoni libra, por çohuni nga kolltuku”.

Projekti tashmë duket se është finalizuar edhe në një akademi e cila sipas tij do të prodhojë njerëz të suksesshëm në këmbim të një pagese. Vetë aktori ka publikuar në rrjetet sociale, çmimet e paketës së suksesit për një vit, ku përfshihet një video me Ermalin me vlerën e 1 mijë eurove, apo dreka me miliardierët e Shqipërisë, në vlerën e 2 mijë eurove.

E gjithë paketa me afat një vjeçar kushton plot 39 mijë e 910 euro, por meqënëse sezoni i festave është afruar, ju mund ta përfitoni në vlerën e 9470 eurove.

Në rrjetet sociale nuk ka munguar as ironia dhe habia për vlerën marramendëse të këtij kursi trajnimi, ndërsa pyetja është se a ka më nevojë të jetë i suksesshëm dikush që mund të përballojë 40 mijë euro pagesën e një kursi? 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale ermal mamaqi kursi i ermal mamaqit ermal mamaqi kursi i ermal mamaqit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Dhjetor 2020, 08:09

TIRANË– E para arbitre shqiptare e FIFA-s, Emanuela Rusta ishte e ftuar në  emisionin “E ardhmja është vajzë” ku rrëfeu dhe një moment mjaft prekës q...