Politike

FOTOT/ Ndalimi i MEME-ve, skandali që po kalon pa bujë! SHBA bazoi fushatën në montazhe mes Trump&Biden… Rilindja

3 Dhjetor 2020, 13:21 Nga DOSJA
FOTOT/ Ndalimi i MEME-ve, skandali që po kalon pa bujë! SHBA bazoi

TIRANË- Qeveria Rama kërkon ndalimin me ligj të fotomontazheve që botohen pa lejen e personazhit që është temë e tyre. Meme-t, të njohura edhe në Shqipëri janë metoda më interaktive e humorit në rrjet. Interneti është një botë e mbushur me krijime nga më të ndryshmet, por teksa bota e përdor në funksion të zhvillimit të mendimit kritik, Shqipëria kërkon ta ndalojë. Arsyeja: Cënohet imazhi i personit të prekur.

Neni 238 i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga Etilda Gjonaj, bie ndesh me frymën e lirisë për tu shprehur dhe atë për të menduar. Një shembull e kemi në Amerikë. Shtetet e Bashkuara, e bazuan fushatën e tyre në talljen mes dy kandidatëve. Janë me mijëra meme në Twitter, që kanë në fokus dy kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump, por asnjërit prej tyre nuk iu mor leje që do të bëheshin “meme”.

As etiketë njoftuese nuk ka në asnjë nga memet për ta, sepse është e kuptueshme nga çdo njeri me aftësi për të vepruar, se bëhet fjalë për një meme, (mbivendosje, fotomontazh), dhe jo realitet. Ndërkohë që në Shqipëri, disa muaj para zgjedhjeve, maxhoranca kërkon të ndalojë prodhimin e tyre, dhe kërcënon me burg.

Për më shumë ndiqni disa nga memet e krijuara për fushatën në SHBA:

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump joe biden ndalohen memet me ligj donald trump joe biden ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll