Art&Argëtim

Rihanna lë pas krahëve romancën me miliarderin, në lidhje me reperin e famshëm amerikan

1 Dhjetor 2020, 10:53 Nga DOSJA
Rihanna lë pas krahëve romancën me miliarderin, në lidhje me

SHBA– Rihanna është në një lidhje dashurie me mikun e saj prej një kohe të gjatë tashmë, reperin A $ AP Rocky.

Lajmi vjen pasi ‘Page Six’ raportoi se çifti është parë duke darkuar me miqtë në ‘Beatrice Inn’ në New York gjatë fundjavës.

Çifti ka ndezur thashetheme për romancë që kur Rihanna u nda nga i dashuri i saj prej tre vitesh, miliarderi Hassan Jameel , në janar.  Në korrik, Rihanna solli dhe reperin në fushatën e saj ‘Fenty Skin’. Dyshja bëri disa intervista së bashku për të promovuar bashkëpunimin.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. A$AP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe reperi ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz assap rocky rihanna assap rocky rihanna

Sondazh

Poll