Aktualitet

E RËNDË në Lezhë/ Fqinji plagos 43-vjeçarin me pushkë pas sherreve për pronat, i terrorizon gruan dhe fëmijët që po ç

1 Dhjetor 2020, 07:15 Nga DOSJA
E RËNDË në Lezhë/ Fqinji plagos 43-vjeçarin me

LEZHË– Hilë Gjini, 43 vjeç dhe banues në Kodër-Balldre të Lezhës, u terrorizua mëngjesin e sotëm teksa dërgonte tre fëmijët e tij në shkollë, bashkë me të shoqen. Fqinji i 43-vjeçarit, Gjergj (Gjin) Gjini, pas konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie me të, i preu rrugën dhe i doli para automjetit “Mercedez Bnez”, duke e qlluar dy herë me pushkë.

Për pasojë, Hilë Gjini mbeti i plagosur, ndërsa gruaja e fëmijët u frikësuan pasi panë të gjithë skenën. Ashtu i gjakosur, 43-vjeçari qëndroi në makinë derisa në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulance për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa autori i plagosjes, 69 vjeç, u largua bashkë me armën e krimit. Pas dy orësh ndjekje nga policia, Gjergj Gjini u vu në pranga, ndërsa pushka me të cilin qëlloi fqinjin u sekuestrua. Tashmë i plagosuri Hilë Gjini ndodhet në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dosja.al ka sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi Lezhën mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mësuar edhe se Hilë Gjini, ka qenë këshilltar komunal në Balldre të Lezhës në vitet 2011-2015, gjë e cila u dyshua si shkaku i plagosjes. Por pista e hetimit, është fokusuar më tepër tek konflikti për pronat, duke qenë se i plagosuri dhe autori janë fqinj me njëri-tjetrin. Në pyetje po merren edhe fqinjët e tjerë të dyja palëve, bashkë me gruan e 43-vjeçarit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin gjini hile gjini plagoset hile gjini plagosje ne lezhe gjin gjini hile gjini plagoset hile gjini plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2020, 21:24

TIRANË– Debat në studio për skulpturën e Skënderbeut, të vendosur disa ditë më parë në qendër të Prizrenit. Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me ekspertët...