Sport

Boca Juniors nderon figurën e Maradonës, vajza Dalma ulet në tribunën e të atit, por lotët nuk i mban dot

30 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Boca Juniors nderon figurën e Maradonës, vajza Dalma ulet në

ARGJENTINË-Ishte një fundjavë homazhesh për Maradonën në të gjithë botën, por parashikohet që emocionet më të forta vijnë nga Argjentina dhe në veçanti nga stadiumi Bombonera ku fati donte që të luhej ndeshja midis Boca Juniors dhe Neëell’s Old Boys, dy nga skuadrat për të cilat argjentinasi ka luajtur.

Për ta kujtuar atë, Boca Juniors vendosi që secili lojtar të vishte fanellën me emrin ‘Maradona’ në shpinë. Përveç kësaj, ekipet dolën në fushë me fanellën e Argjentinës dhe numrin 10 në shpinë.

Sending you the biggest hug, & all the love in the world @dalmaradona ? pic.twitter.com/o60NgxsSud

— Boca in English | Podcast ? (@CABJ_English) November 30, 2020

Në stadiumin e shkretë të Bombonera-s ishin disa pankarta për të përkujtuar ndarjen nga jeta të Diegos, në vendin ku Pibe de Oro ndiqte zakonisht ndeshjet, u ul Dalma Maradona, vajza e madhe e Diez. Menjëherë pas golit të parë të Cardona, të gjithë lojtarët e Xeneizes me fanellën e Argjentinës, e vendosën atë në tokë dhe filluan të duartrokisnin në kujtim të Diegos.

Një gjest që preku shumë vajzën e Maradonës, e cila shpërtheu në lot, e njëjta skenë u përsërit edhe në fund të lojës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boca juniors dalma maradona boca juniors dalma maradona

Sondazh

Poll