Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. • Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. • Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. • Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. • Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët. • Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncert. • Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia. • Gjendja e 8 personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të cilët dje në mbrëmje u dërguan në Spitalin “Pirogov” të Sofjes, është e rëndë. • Këtë informacion e bëri me dije sot në një konferencë për media, drejtori i institucionit shëndetësor, Valentin Dimitrov. • Ai njoftoi se gjatë natës ata kanë kanë pranuar 8 pacientë, 3 prej tyre janë fëmijë nën 18-vjeç dhe 5 pacientë me moshë mesatare 20-25 vjeç ndërsa më i madhi është 31-vjeç. • Gjithashtu bëhet me dije se 3 pacientë janë të intubuar. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen nga posti pas tragjedisë më 59 viktima dhe qindra të plagosur në klubin e natës në këtë qytet. • Në një reagim në rrjete sociale, Papazov shpreh keqardhjen e tij për rastin dhe ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa thotë se nëse ka ndonjë shkelje nga ana tij është i gatshëm tu përgjigjet autoriteteve. • Ministri i Punëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski mori pjesë sot në një konferencë për shtyp nga ku tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit e tragjedisë në Koçan janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur. • Toshkovski tha shkaktar të shpërthimit të zjarrit ishin mjetet piroteknike. • Ai njoftoi se në bashkëpunim me SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë marrë aksione ku janë ndaluar disa persona. • Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë lajmëruar protestë këtë të hënë në Koçan, pas tragjedisë me 59 viktima që u regjistrua në një klub natë ditën e diel. • Sipas mediave vendase protesta është njoftuar në mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit të Koçanit.
44 artikuj për këtë temë.
GREQI- Tre nga të plagosurit e Koçanit janë dërguar me helikopter në Athinë për mjekim më të specializuar. Sipas informacioneve, tre të plagosurit janë dërguar në repartin e djegieve të spitalit ushtarak të Athinës. Një 19-vjeçar dhe dy 25-vjeçarë të plagosur po trajtohen tashmë në ICU të repartit të djegieve të spitalit “Papanicolaou” në Selanik.
Gjithashtu tre të plagosurit po monitorohen nga afër nga kirurgët plastikë. Po ashtu edhe dy të rinj të tjerë të cilët kanë pësuar djegie ndodhen në spital duke marrë mjekim.
Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm grek Jorgo Gerapetritis dhe ministrit të jashtëm Greqia mori përsipër të gjitha viktimat e djegura të kërkuara nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Gjithsej 18 të plagosur do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik.
Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi.
TIRANË-Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm është tronditur nga ngjarja tragjike e orëve të para të 16 marsit.
Brenda diskotekës "Puls" në Koçan ku ishin qindra persona ra zjarr, dhe si pasojë humbën jetën të paktën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.
Familjarët e disa prej viktimave dhe të plagosurve kanë folur mes lotësh për Top Story, ku janë shprehur të tronditur për fëmijët e humbur dhe sipas tyre, nuk ka dënim që do e shlyejë këtë krim të rëndë.
DISA NGA DËSHMITË:
“Kam humbur djalin e shokut dhe jam nga Serbia, kam ardhur nga Serbia këtu për ti ardhur në ndihmë shokut. Ende janë duke bere analiza se kush është djali, ende nuk e dinë gjendjen. Djali i shokut është 24 vjeç, ka qenë me të dashurën e vet e kanë humbur jetën të dy atje.”
“Humbëm djalin 24 vjeç. Po organizojmë protesta me familjarët e të humburve në Koçan.”
“Kemi nipin e humbur në këtë fatkeqësi, ne e dimë se si ndjehemi. Nipi ishte 21 vjeç, Ai ka qenë në punë, ka punuar dje kamarier. Nuk di çfarë të them ju lutem mos më pyesni më se nuk mund të përgjigjem”.
“Në rastin konkret nuk kam familjarë, por miq dhe të afërm që kanë humbur jetën në vendngjarje. Kjo është një tragjedi e madhe, një dhimbje e madhe dhe nuk mund të përmbahej, është një katastrofë. Fjalë për të na dhënë shpresë nuk ka. Fëmijët nuk shkojnë në shkollë, dhe nuk e di si do funksionojnë. Unë erdha për terapi personale këtu dhe për fat të keq u ndjeva shumë keq. Nuk besoj se do të ketë drejtësi dhe njoh shumë njerëz që kanë humbur dhe jetën dhe djali ku punon burri im, ka vdekur, I cili studionte në bullgari dhe ishte viti I dytë në fakultet I cili ishte 22 vjeç. Sot e morëm lajmin e humbjes së jetës së tij, dje ishte në spitalin e Koçanit, e dërguan në Bullgari dhe sot na thanë që ka humbur jetën dhe s’kemi informacione të tjera. Dëgjova se sot mbahej protesta te parku I qytetit po nuk e di se ca do behet.”
“Ky është djali im që për tre ditë do të bënte 25 vjeç, kishte ditëlindjen më 19 mars, i lindur në vitin 2000. Çfarë të ndjej? Kjo nuk paguhet, nuk mund të kthehet, këto ndjenja janë katastrofike. Familja ime është me ndjenja katastrofike. Djali im ka qenë për qejf, dhe qejfi iu kthye në katastrofë, me djegien e lokalit. Djali im me gjithë shokun e tij duke ndihmuar të tjerët, me Andrej Lazarov që luate futboll për skuadrën e Shkupit, vdiqën duke ndihmuar të tjerët. Drejtësi nuk ka, kush do ma kthejë djalin, kush do ma kthejë shokun e tij dhe të tjerët që humbën jetën? Drejtësi, drejtësi po nuk ka drejtësi, drejtësia nuk kthehet. Të rinj vdiqën për shkak se nuk ka drejtësi për arsye të parasë, që biletat shiten në të zezë dhe kjo ndodh. Këta nuk e meritojnë këtë. Kjo është më keq se të vritesh me pistoletë. Me pistoletë mund të të gjuajnë në ballë, po kjo është krim më i rëndë. Këtu nuk ka dënim që mund të ndihmojë, është një krim i rëndë dhe për çfarë, për djalin tim që nuk ishte as 25 vjeç dhe ra duke ndihmuar të tjerët. Kush do ma kthejë djalin tim? Djali kishte ëndrra, kishte studiuar informatikë, ishte programues dhe ka punuar për një kompani ndërkombëtare, ka dashur të bëhej shumë më i madh dhe të bëjë biznesin e vetë, të eci me këmbët e veta e ja çfarë i bëri kjo katastrofë. Gjithçka mbaroi për atë dhe për ne si familje”.
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojanoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Në takim është diskutuar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente dhe kontrollet e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, etj.
Nga zyra e Mickoskit bëjnë me dije se nesër do të nisë kontrolli në terren i të gjitha subjekteve, pas së cilës do të bëhen të ditura detajet. Këto kontrolle vijnë pas tragjedisë së Koçan, ku të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin.
Tetë persona të lënduar nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Maqedoninw e Veriut u shtruan në spitalin Pirogov të Sofjes , specialist për trajtimin e urgjencave. Tre prej tyre janë nën 18 vjeç, tha sot në një konferencë për media, drejtor i spitalit Valentin Dimitrov.
Në mesin e të plagosurve, dy vajza dhe një djalë janë nën 18 vjeç, ndërsa pesë të tjerët, katër burra dhe një grua, janë nga 22 deri në 25 vjeç. Pacienti më i vjetër është 31 vjeç.
Gjendja e tyre është e rëndë, pasi kanë djegie në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe dëmtime në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të cilat vështirësojnë më tej rikuperimin e tyre.
Dimitrov tha se tre nga të lënduarit janë intubuar, ndërsa gjendja e të tjerëve do të vlerësohet më tutje për të përcaktuar regjimin e tyre të mjekimit. “Çfarëdo që duhet do të bëhet”. “Spitali i ka të gjitha burimet e nevojshme”, shtoi ai.
Të gjithë pacientët u transportuan në Pigorov në goditje të rëndë të nxehtësisë - një gjendje jashtëzakonisht serioze për çdo organizëm. “Pavarësisht se sa shpejt reagojmë, këto janë fakte”, tha Dimitrov.
Qendrat e dhurimit të gjakut në Sofje, Plovdiv (Filipine, në Bullgarinë jug-qendrore) dhe Stara Zagora, në jug, mbuluan nevojat e spitalit për gjak, por dhuruesit e gjakut janë gjithmonë të nevojshëm dhe nismat e dhurimit të gjakut nuk duhet të ndalen, theksoi ai.
Dimitrov po ashtu tha se janë planifikuar edhe takime me familjarë të pacientëve të transferuar nga Koçani i Maqedonisë së Veriut.
Gjashtë të plagosur të tjerë u pranuan në Akademinë Mjekësore Detare në Varna (në Detin e Zi) dhe në spitalin St. George në Plovdiv.
Zjarri që shpërtheu në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toskovski në një konferencë për media të transmetuar nga agjencia e lajmeve e Maqedonisë së Veriut, MIA.
Bullgaria ka marrë përsipër kujdesin mjekësor për 14 të lënduarit.
MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët në Koçan gjatë gjithë ditës së sotme kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë që ndodhir në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Qytetarët e revoltuar e nisën protestën nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit.
Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Përveç kafenesë së pronarit të diskotekës protesuesit kanë shkatërruar edhe makinën e tij dhe cdo gje që i takon atij. Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private të kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij.
Në disa nga pankartat e tyre shkruhej: “Vrasja e të rinjve është vrasja e së ardhmes” dhe “Nuk vdesim nga aksidentet, vdesim nga korrupsioni”.
Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?
Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi.
Hetimi
Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie. Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se ekipi i prokurorëve janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.
Toshkovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Ai shtoi se kanë identifikuar 20 të dyshuar në lidhje me zjarrin, 15 prej të cilëve janë në mbajtje. Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”. Sipas hetimeve klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë shfrytëzuar në kundërshtim me ligjit, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka obligim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski shtoi se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.
Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.
MAQEDONIA E VERIUT- 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri që shpërtheu në diskotekën "Puls" Koçan të Maqedoninësë së Veriut. Mes viktimave ishin dhe disa prej anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre, të cilët po performonin atë natë në lokalin e natës. Viktima mbetën ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski, fotografi Aleksandar Efremov, si dhe Sara Projkovska dhe kitaristi Aleksandar Kolarov.
Sipas dëshmive, Gorgievski u pa për herë të fundit duke u kthyer brenda në diskotekë për të shpëtuar të rinjtë, një akt heroik që fatkeqësisht i kushtoi jetën. Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev Panço dhe Gorgievski, ka qenë një emër i rëndësishëm në skenën hip-hop dhe R’n’B maqedonase, me hite si “Fala” dhe “Ako utre me nema”. Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në zemrat e fansave, ndërsa kujtimi i tyre do të jetojë përmes muzikës që lanë pas.

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?
Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi.
MAQEDONI E VERIUT- Dr. Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, në “Ftesë në studio” në Alsat. Doktori e përshkroi situatën e djeshme si tejet të rënduar. Ai tha se fillimisht ishim mjaftueshëm staf mjekësor por kur gjendja sa vinte e rëndohej, kishim nevoj për ndihmë nga qytetet e tjera.
Duke folur për rastin tragjik në Koçan, Dr. Ademi përshkroi momentet e para të organizimit emergjent: Në natën e tragjedisë, diku nga mëngjesi, morëm një telefonatë nga Shtabi për Menaxhimin e Krizave dhe u pa e nevojshme të bëhej një koordinim i shpejtë për t’u dalë në ndihmë ekipeve mjekësore të atjeshme, të cilët tashmë ishin organizuar. Katër ekipe erdhën dhe tre ishim në ndërrim që iu dolëm në ndihmë kolegëve. Fillimisht, ishim mjaftueshëm, por situata ishte tejet e rënduar dhe duhej ndihmë edhe nga qytetet tjera.
Përshkrimi i tij për tragjedinë ishte i dhimbshëm: Ajo çka pamë ne mjekët ishte e tmerrshme, shumë viktima, shumë lotë nga prindërit, shumë njerëz të djegur.
Ai ngriti shqetësime serioze mbi kapacitetin dhe funksionimin e Ndihmës së Shpejtë, duke thënë se: Personeli i Ndihmës së Shpejtë është shumë i ngarkuar dhe punon me kapacitet shumë të vogël. Bëj apel deri te institucionet që të punësohet personel i ri dhe të përmirësohen kushtet për të punësuarit, pasi Ndihma e Shpejtë është sektori më i rëndësishëm, kontakti i parë pas çdo fatkeqësie.
Ai theksoi gjithashtu se sipas protokolleve evropiane, Shkupi duhet të ketë 25 ekipe të Ndihmës së Shpejtë, por aktualisht: Në ndërrimet e natës jemi vetëm 5 ekipe, ndërsa në ndërrimet e ditës me 6 ekipe të kompletuara me mjek, shofer dhe motër medicionale. Ky është vetëm një e pesta e kapacitetit që duhet të kemi.
Në fund, Dr. Ademi bëri apel për qytetarët me sëmundje kronike, duke u kërkuar që të marrin rregullisht terapitë e tyre, pasi në raste emergjente të tilla, është shumë e vështirë t’u ofrohet ndihmë shtesë në kohë.
KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut shumë personave u ka rikthyer në mendje një raat tjetër tragjik, atë të vitit 2013 në Brazil. Ngjarja e rëndë në Brazil u paraqit në serialin e Netflix, “The Endless Night” duke përshkruar historinë e zjarrit katastrofik që shpërtheu në vitin 2013 në klubin e natës ‘Kiss’ në Santa Maria.
Në atë tragjedi humbën jetën 242 persona, kryesisht studentë të rinj nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ndërsa mbi 600 pësuan lëndime të rënda. Zjarri shpërtheu pasi një anëtar i grupit ndezi fishekzjarre gjatë një shfaqjeje dhe flakët u kapën nga materiali në izolimin e tavanit.
Seriali u realizua në vitin 2022 dhe fokusohet në pasojat e tragjedisë, duke përshkruar luftën e prindërve dhe familjeve të viktimave për të arritur drejtësinë, përgjigjet dhe njohjen e përgjegjësisë. Seriali nxjerr në pah sa shumë kanë dështuar institucionet, nga kontrolli i dobët i kushteve të sigurisë në klub, tek mungesa e daljeve adekuate emergjente, te korrupsioni dhe proceset e ngadalta gjyqësore që kanë lënë në agoni familjet e viktimave prej vitesh.
Në pesë episode paraqiten historitë personale të të mbijetuarve, familjarëve dhe miqve të viktimave, duke parë traumat e tyre, por edhe luftën e tyre të palodhur për të vërtetën dhe drejtësinë. Seriali është një përshtatje e librit ‘Todo Dia a Mesma Noite’ nga gazetarja braziliane Daniela Arbex, e cila përmes kërkimit të saj dha një përshkrim të plotë të tragjedisë dhe pasojave të saj.
Arbex kaloi vite duke folur me të mbijetuarit, familjet e viktimave, mjekët, zjarrfikësit dhe dëshmitarët e tjerë kyç për të rindërtuar ngjarjet e asaj nate fatale dhe për të sqaruar se çfarë shkoi keq. Libri ka fituar ndikim të madh në Brazil, sepse jo vetëm që përshkruan historinë e një prej tragjedive më të mëdha civile të vendit, por gjithashtu ekspozon dështimet dhe neglizhencën serioze që e bënë të mundur tragjedinë. Seriali u filmua në vende autentike në Brazil dhe ekipi i prodhimit bashkëpunoi me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave për të siguruar që portretizimi të ishte sa më i saktë dhe dinjitoz.
MAQEDONI E VERIUT- Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars për të shprehur revoltën e tyre dhe për të kërkuar drejtësi pas zjarrit në klubin e natës "Puls" në Koçan, ku më 16 mars humbën jetën 59 persona, shumica prej tyre të rinj. Duke u nisur nga ndërtesa e komunës drejt stacionit policor, një pjesë e qytetarëve hodhën gurë drejt kafenesë "Klasik", e cila është në pronësi të të njëjtit person që ka në pronësi edhe klubin e natës "Puls".
Protestuesit po ashtu hodhën gurë dhe vezë në drejtim të komunës, duke kërkuar nga kryetari i komunës, Ljupço Papazov i cili më 17 mars dha dorëheqje të parevokueshme të dilte që të përballej me ta.
“Kjo humbje është e jashtëzakonshme. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja edhe familjet e tyre, me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe thyerja që ndiej do të më shoqërojnë për gjithë jetën. Kjo tragjedi e ka zhytur Koçanin dhe Maqedoninë [e Veriut] në zi, ndërsa boshllëku që ka lënë është i pakalueshëm”, shkroi Papazov në Facebook.
Ai kërkoi që autoritetet të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta. Ndërkaq, gjatë ditës, qytetarët bënë homazhe për viktimat në parkun e qytetit të Koçanit, ndërsa teksa ecnin nëpër rrugë brohorisnin “vrasës, vrasës, secili prej nesh mund të jetë i radhës, ejani rini, ngrini zërin”.
Në disa nga pankartat e tyre shkruhej: “Vrasja e të rinjve është vrasja e së ardhmes” dhe “Nuk vdesim nga aksidentet, vdesim nga korrupsioni”.
Në total, 59 persona humbën jetën në zjarrin e klubit të natës "Puls" në Koçan dhe të paktën 155 të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie.

MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur orët e para të ditës së djeshme me 59 viktima e dhjetëra të plagosur, pak çaste më parë është vënë në pranga ish ministri i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Beksteshi u vu në pranga si i dyshuar për rastin e Koçanit pasi nga ministria e Ekonomisë dyshohet se është dhënë licencë e falsifikuar për diskotekën 'Puls'.
Sot në Koçan ka patur protestë shumë të ashpër nga qytetarë që kërkojnë drejtësi dhe burg për të gjithë fajtorët e tragjedisë si dhe nesër pritet të protestohet në ora 18.00 në Qendër të Shkupit.
BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 155 mbetën të plagosur. Vendimi u miratua në Parlament në seancën e sotme urgjente për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut.
Ky vendim është marrë për t’i shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të tragjedisë që ndodhi më 16 mars 2025 në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut, kur të paktën 59 persona humbën jetën nga zjarri.
Dita e zisë shënohet me vendosjen e detyrueshme të flamurit të Bosnjë-Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucioneve publike, institucioneve dhe subjekteve të tjera juridike në territorin e Federatës së BeH.
Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike dhe mediat në janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me Ditën e Zisë.
MAQEDONI E VERIUT- Policia ka arrestuar ditën e sotme 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë që ndodhi brenda klubit të natës në Koçan mëngjesin e 16 marsit. Personat që kërkoheshin me fletë arreste kombëtarë janë siguruar. Sipas hetimeve të policisë, deri te zjarri ka ardhur si pasojë e fishekzjarrëve ndërsa të njëjtat janë sjell nga grupi muzikor.
Personi që ishte i dyshuar për këtë veprim ka ndërruar jetë. 11 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orë mbi dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.
“Është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Toshkovski tha se gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë shfrytëzuar në kundërshtim me ligjit, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka obligim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski shtoi se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.
“Secili që ka faj të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me këtë rast do të mban përgjegjësi. Secili, e përsëris secili sipas ligjit. A vlen kjo për kryetarin e komunës? Kjo vlen për secilin”, theksoi ai.
Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.
Nuk ka vend për qase nga dyja anët për makina e zjarrfikësve sipas rregullave dhe protokolleve. Brendësia e objektit ka qenë e ndërtuar me gips dhe nuk ka pasur shtresë mbrojtëse nga zjarri. Nuk ka pasur as sistem për njoftimin e njerëzve në rast alarmi. Të gjitha këto i ka vërtetuar hetimi edhe i Prokurorisë Publike nga ku kanë dhënë urdhrin për arrestimin e gjithsecilit që është i përfshirë dhe mbajtjen në paraburgim afatshkurtër. Si ka pasur mundësi që një klub i tillë nate të vihet në funksion?
Sipas Toshkovskit këtë ia ka mundësuar sistemi i shkatërruar shtetëror.
“Çfarëdo që prekim është e helmuar. Maqedonia nuk ka sistem. Korrupsioni dhe krimi e kanë shkatërruar sistemin. Patjetër të marrim hapa radikal nëse duam ta normalizojmë shtetin”, tha Toshkovski.
MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe revoltat e protestuesve në Mqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 155 mbetën të plagosur.
Përveç kafenesë së pronarit të diskotekës protesuesit kanë shkatërruar edhe makinën e tij dhe cdo gje që i takon atij. Ndryshe tragjedia e Koçanit mori jetën e 59 të rinjve dhe 155 të tjerë mbetën të lënduar. Deri tani janë arrestuar 20 persona që dyshohen se mund të jenë fajtorë për zjarrin në Diskotekën Puls.
MAQEDONIA E VERIUT- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur në lidhje me tragjedinë pas zjarrit që shpërtheu në lokalin e natës në Koçan. Sipas tij, institucionet shtetërore po veprojnë me shpejtësi për këtë rast, ku për momentin janë ngritur akuza penale ndaj 11 personave ndërkohë që tregoi momentin se si u mor vesh lajmi i keq. Mexhiti me tej tha se në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.
Mexhiti theksoi se ky rast është një mundësi për të treguar angazhimin e institucioneve për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të garantuar drejtësinë, duke siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe se veprimet e shpejta do të vijojnë për të parandaluar tragjedi të ngjashme. Gjithashtu ai theksoi se ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.
“Ky lajm i zi dhe i kobshëm u shpërnda shumë shpejt në vend dhe ne që morëm informatat e para u ndjemë të tronditur. Në fillim na raportuan për 65 të vdekur nga përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë jo të duhur në një objekt nate. Disa efektivë ishin në atë objekt për një proces rutinë për kontroll ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, dhe në këtë moment në prezencë të tyre ka shpërthyer zjarri, ku gjithçka vazhdoi në mënyrën tragjike siç e kemi parë. Në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.
Tani kemi vepruar me urgjencë, ku ndaj 11 personave janë ngritur akuza, dhe këta janë persona të niveleve të larta, si ministra apo kryetarë shtetërorë. Pra, porosia është që askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të veprojë kësaj here, që çdo kush të marrë dënimin e merituar. Këtu është marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë dhe të gjithë ata që kanë pasur kompetenca në këtë drejtim. Ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.
Prej së hënës në mëngjes po bëhet një rishikim total i të gjitha licencave për kabaret lokale, pa përjashtim, dhe nuk do të ketë tolerancë asnjë milimetër, nëse nuk plotësojnë një kusht, sado të vogël, dhe do të mbyllen në këtë rast. Mendoj se të gjitha vendet, edhe shqiptarët, mbrëmë bëmë një gjest në Sheshin Skënderbej, ku e ndamë dhimbjen me këtë komunë, për shkak se futbollisti i Shkupit ka humbur jetën atje në mënyrë tragjike, dhe ne e ndajmë njësoj dhimbjen, ashtu siç po e ndajnë të gjitha shtetet si Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, e cila ka ofruar direkt ndihmën e saj për pacientët dhe ndihma të tjera”, tha Mexhiti për Euronews.
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën e Koçanitm ku 59 të rinj humbën jetën dhe 160 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu qindra studentë janë mblodhur para universitetit në Shkup për të nderuar viktimat.
"Unë nuk besoj se është një aksident, por një vrasje, e ardhur nga të gjitha këto anomali. Ne nuk mund të heshtim," tha një studente psikologjie.
Zjarri u shaktua nga fishekzjarrë gjatë një koncerti natën e së shtunës në një klub në fshatin Kotsani, 110 kilometra në lindje të Shkupit.
Stotine studenata okupili su se u glavnom gradu Makedonije Skoplju, na platou društvenog kampusa Univerziteta Kiril i Metodij, kako bi odali poštu žrtvama i povređenima u požaru u diskoteci Puls u Kočanima. pic.twitter.com/AKhTpL6rX7
— vidivamo (@vidivamo) March 17, 2025
“Ka shumë gjasa që shkëndijat të kenë arritur në tavan, i cili është bërë nga materiale të ndezshme, pastaj brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore zjarri është përhapur në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur ”, tha gjatë një konference për shtyp ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toskovski.
Gjithashtu objekti, në dalje të fshatit, funksiononte pa leje. Lista e mangësive të sigurisë në diskotekën 'Pulse' është e gjatë, sipas prokurorisë, që nga mungesa e mjeteve adekuate të fikjes së zjarrit, tek mungesa e dy daljeve emergjente e deri te mungesa e lejes për përdorimin e mjeteve të fishekzjarrëve. Gjithashtu të shtunën mbrëma, po performante grupi i njohur i hip-hop i DNK. Sipas Ministrisë së Brendshme në klub ndodheshin 500 persona.
???? Odavanje počasti poginulima u požaru u Kočanima u Severnoj Makedoniji https://t.co/qDwDRhH7CM
— BBC NEWS na srpskom (@bbcnasrpskom) March 17, 2025
???? Gradonačelnik podneo neopozivu ostavku
???? Požar izazvale varnice pirotehničkih sredstava, prvi nalazi istrage
????https://t.co/KWkaOp17qh
????BBC/Reuters pic.twitter.com/54chwbIiF6
MAQEDONI E VERIUT- Damjan Danevski, Filip Ivanovski, Dragana Minova dhe Stefanija Sokolovska janë nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë 'Jane Sandandski' në Shtip, të cilët humbën jetën në tragjedinë në diskotekën në Koçan. Me fotografitë e viktimave në duar, duke thirrur “Kushdo mund të jetë i radhës”, “Kërkojmë drejtësi për të gjithë fajtorët”, “Shteti po fundoset”, “Vrasje”, “Vdekje korrupsionit”, u mbajt një protestë dhe marshim njëorësh në Shtip nga nxënës të gjimnazeve, bashkëmoshatar të viktimave.
Duke filluar nga sheshi i qytetit Sloboda, duke marshuar nëpër rrugë dhe duke u ndalur para objektit të Komunës së Shtipit, ku kanë thirrur “Kushdo mund të jetë më pas”, “Vrasje”.
Aleksandra Vukanova, nxënëse në gjimnazin 'Jane Sandanski' në Shtip, në fjalimin e saj në sheshin e qytetit Sloboda para shokëve të klasës dhe nxënësve nga shkollat e tjera të mesme të Shtipit, tha: Sot jemi këtu, do të bashkojmë të gjitha forcat tona dhe do të luftojmë deri në fund, për të gjithë miqtë tanë, për të gjithë idhujt tanë, për të gjithë prindërit tanë, për të gjithë kolegët tanë. Kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, të gjithë duhet të marrin dënimin e tyre.

MAQEDONI E VERIUT- Ka eskaluar protesta në Koçan. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e komunës, por policia i ka ndaluar dhe më pas protestuesit gjuajnë me gurrë dhe thyen dritaret e komunës.
Kjo revoltë vjen si pasojë e tragjedisë së djeshme ku zjarri kaploi dikotekën PULS në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe 155 u plagosën.
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit. Momentalisht 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të dërgohen edhe 26 pacientë të tjerë. Ndërkohë 20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën PULS në Koçan.Ndërsa sot janë paraqitur edhe 3 pacient të rinj nga Koçani të cilët gjithashtu janë sjellë në Shkup për mjekim.
“Mbeten 84 pacient që trajtohen në Shkup, vetëm se ka 3 pacinetë prej Koçanit, dy janë sjellë në qendrën klinike dhe një është në “8 Shtatori”. Gjithsej sot do të transportohen 26 pacientë, kështu që në Maqedoni do të mbeten 58 pacientë që duhet të trajtohen”, tha Taravari.
Pacientët që po trajtohen këtu janë kryesisht me djegie dhe me fraktura. Edhe drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski u bëri thirrje të gjithë atyre që në mbrëmjen tragjike kanë qenë prezent të paraqiten për kontroll tek mjeku.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se djegiet e shkaktuara nga thithja e tymit mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes, prandaj të gjithë ata që kanë qenë në diskotekë dhe ata që nuk ndihen mirë duhet të shkojnë te mjeku për të parë nëse kanë ndonjë lëndim të brendshëm”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
Pacientët që tashmë janë dërguar jashtë vendit ndodhën në Turqi, Bullgari, Greqi, Serbi, Hungari, ndërsa gjatë ditës së sotshme do të dërgohen edhe disa të tjerë jashtë vendit, të cilët do të shpërndahen, në Slloveni dy pacientë, në Kroaci katër pacientë, në Austri tre herë nga dy pacientë do të dërgohen, dhe 12 të tjerë me avion do të nisen për në Beograd.
Në vend gjithashtu kanë arritur 15 specialistë të djegieve nga Çekia, Izraeli, dhe Beogradi të cilët do të shpërndahen nëpër klinikat e vendit. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet e viktimave dhe pacientët.
MAQEDONI E VERIUT- Mijëra qytetarë janë grumbulluar në Koçan për të shprehur revoltën e tyre për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme. Protesta ka nisur e qetë por më pas qytetarët janë revoltuar dhe kanë gjuajtur me vezë ndërtesën e komunës.
Sakaq mësohet se dy protestues kanë pësuar përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore dhe ekipi i Kryqit të Kuq u ka ofruar ndihmë protestuesve në fjalë. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet që i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore protestuesve.
MAQEDONI E VEIRUT- Para pak orësh nisi qetë protesta ne Koçan pas tragjedisë së ndodhur dje në një disktotekë. Por duket se qetësia e tyre nuk ka zgjatur pasi protestuesit, në shenjë revolte kanë filluar të gjuajnë me vezë në drejtim të godinës së Komunës.
Ata kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Protestuesit në dorë po mbajnë pankartat me mbishkrimin “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, por vdesim nga korrupsioni”.
MAQEDONI E VERIUT- Prej tragjedisë së ditës së djeshme në një disktotekë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 të rinj dhe 155 të lënduar, sot po protestohet për të kërkuar drejtësi. Me slloganet “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” qytetarët e Koçanit kërkojnë përgjegjësi nga shteti.
Gjithashtu edhe në Shkup ka pasur protestë në lidhje me ngjarjen tragjike të Koçanit. Deri tani janë arrestuar 20 persona si të dyshuar që duhet të mbajnë përgjegjësi në lidhje me zjarin që kaploi diskotekën në Koçan.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje BDI-së që të mos e politizojë tragjedinë e Koçanit dhe të mos luajë me kartën etnike. Kryeministri tha se do t’i nxjerr prej shtëpisë për veshi. Ai referua konferencës së mbrëmshme të Arbër Ademit nga BDI, kur para stacionit policor të Karposhit i doli në mbrojtje ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që po merrej në pyetje për çështjen e tragjedisë.
“T’u përgjigjem atyre që mbajnë konferenca për shtyp në mesnatë, këtu nuk ka politikë. Do të jepni llogari të gjithë, që keni guxuar në këtë mënyrë të udhëhiqni politikë në kurriz të qytetarëve dhe të jetëve që këto fëmijë i kanë humbur dhe nuk do të ketë mëshirë, prej shtëpisë do t’i nxjerrim. Nëse mendojnë se do të tentojnë në kartë etnike të luajnë dhe në politikë që dje tentuan me ato konferenca për shtyp të mesnatës, prej shtëpisë për veshi do t’i nxjerrim. Këtë duhet ta dinë”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Mickoski, tha se tragjedia në Koçan është vrasje masive, që dikush e ka lejuar për të fituar para.
“Nuk do të ketë mëshirë, atë edhe dje e thash, do ta përsëris edhe sot. Kushdo le të jetë, prej çfarëdo përkatësie etnike le të jetë dhe prej cilësdo parti le të jetë. Ajo çfarë ka ndodhur është më shumë se krim, kjo është do të thosha vrasje masive, të cilën dikush e ka lejuar për para, për ryshfet, për korrupsion që të ndodh”, tha kryeministri.
Kryeministri, tha që gjendja në shtet me punën e klubeve të natës është alarmante. Shumica e tyre punojnë pa licencë.
“Gjendja është tronditëse për atë çështje. Erdhëm në përfundim se në vitin 2024 janë dhënë gjithsej 12 licenca për kabare, ndërsa ju mund ta paramendoni sa klube punojnë në shtet. Vetëm 12 posedojnë licenca. Edhe ato, prej tyre nuk e dimë ende se sa janë të vlefshme pasi disave ma merr mendja afati u ka skaduar, pasi ato janë me vlefshmëri prej 1 vit”, shtoi Mickoski.
MAQEDONIA E VERIUT- Gruaja e këngëtarit Andrej Gorgieski që humbi jetë nga tagjedia e ndodhur në diskotekën në Koçan ka kërkuar që shteti, policia dhe mediat të kenë mirëkuptim për gjendjen e saj dhe fëmijëve të tyre. Natalija Gergieska shkruan në rrjetet sociale se në media po shpërndajnë informacione të rreme se bashkëshorti i saj është në trajtim mjekësor në shtëpi, ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në spitalin e Koçanit, i vdekur.
"Lus të gjitha mediat publike të mos përhapin dezinformata në rrjetet sociale. Lus gjithashtu organet publike të kryejnë një hetim të detajuar për të gjithë këtë ngjarje tragjike. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, PUBLIKISHT i kërkoj institucioneve dhe mediave që, para së gjithash, të respektojnë privatësinë tonë", thotë Gergieska.
POSTIMI:
Në këtë moment, që është më i vështiri për ne, mediat dhe institucionet shtetërore, më sfidojnë për herë të parë t’i drejtohem publikut maqedonas. Gjatë ditës së djeshme, ndërsa kërkoja bashkëshortin tim, Andreja Gjorgjieski, për ta gjetur në ndonjë nga spitalet, në adresën tonë të shtëpisë na vizitoi shërbimi kriminalistik, i cili, pa asnjë shpjegim, e kërkonte bashkëshortin tim, në praninë e fëmijës tonë.
I njëjti shërbim më kontaktoi disa herë në telefon me QASJEN MË ÇNJERËZORE të mundshme, duke më kërkuar informacion se ku ndodhet bashkëshorti im, me qëllim që të jepte një deklaratë për ngjarjen, për të cilën edhe unë u drejtova me të njëjtën pyetje ndaj tyre. Nga mediat, të cilat po shpërndajnë informacione të RREME, kanë mësuar se bashkëshorti im është në trajtim mjekësor në shtëpi, ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në spitalin e Koçanit, i vdekur.
Lus të gjitha mediat publike të mos përhapin dezinformata në rrjetet sociale. Lus gjithashtu organet publike të kryejnë një hetim të detajuar për të gjithë këtë ngjarje tragjike. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, PUBLIKISHT i kërkoj institucioneve dhe mediave që, para së gjithash, të respektojnë privatësinë tonë.
Publikimet e rreme se bashkëshorti im është në trajtim në shtëpi dhe se piroteknika është sjellë nga ana e bendit… ju lutem, MOS MBRONI DIKË QË DUHET TË JETË PAS HEKURAVE! Si bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të mitur, tregoni pak dhembshuri, ashtu si edhe për familjen dhe miqtë më të afërt…
MAQEDONI E VERIUT- Tragjedia në Koçan që i mori jetën 59 të rinjve dhe u lënduaan mbi 155 persona, është ngjarja më e rëndë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Hristijan Mickoski, u shpreh sot pas vizitës që ju bëri të lënduarve në spital, se të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen.
“Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse ata mendojnë se do të përpiqen të luajnë në kartën etnike dhe të bëjnë politikë siç u përpoqën dje, me ato konferencat për shtyp të mesnatës. Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Koçanit sot dha dorëheqjen, por qytetarët kanë marshuar në Koçan dhe në Shkup si shenjë paknaqësie për drejtësinë në vend. Nuk dihet nëse protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e Koçanit. Deri tani janë arrestuar 20 persona si të dyshuar dhe përgjegjës për këtë ngjarje. Në mesin e tyre është edhe ish ministri i Ekonomisë dhe ish drejtori i DPSH-së si dhe një ish skeretare e Ministrisë së Ekonomisë e cila dyshohet se ka dhënë licencë të falsifikuar,
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, nuk mendon të japë dorëheqje nga posti, pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën 59 persona. Toshkovski thotë se si ai po edhe të gjith qytetarët kanë përgjegjësi morale për rastin e ndodhur në Koçani. Ministri për tragjedinë fajëson ish njerëzit që ishin në pushtet dhe e ka krahasuar klubin e natës me një stallë kafshësh.
“Jam prgjigjur edhe dje në këtë pyetje, mendoj se nuk ka asnjë në Maqedoni që nuk duhet të mbajë prgjegjsi morale për këtë tragjedi, veçanrisht dikush që ka pasur funksion publik këto 30 vitet e fundit. Nëse ekziston pikë morali dhe mëshire tek njerëzit duhet të mbaj përgjegjësi morale. Nëse më pyesni mua, është shtall dhe si e tillë funksionon kështu për 15 vjet, me krim, me ryshfet, me korrupsion, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë kusht”, tha Toshkovski.
Toshkovski ka paralajmëruar arrestime të reja, përfshirë edhe zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke thënë se në vend momentalisht nuk kemi sistem dhe gjithçka sillet rreth korrupsionit.
“Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, pra kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë nivel, saqë mund të themi se kemi një situatë katastrofike për sa i përket veprimeve të një numri të madh të institucioneve, të cilat sipas ligjit duhet të monitoronin funksionimin e diskotekës, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes në rast të një numri të madh të zjarrit të mundshëm, të cilët do të ketë sot një numër të madh të personave të tjerë institucionet”, shtoi Toshkovski.
Përdallim nga Toshkovski, dorëheqje nga pozita ka dhënë kryetari i Komunës që është po nga rradhët e VMRO-së, i cili sipas Toshkovskit dje është thirrur në bisedë informative. Ministri nuk dha detaje nëse do të ketë procedurë edhe kundër kryetarit tashmë të dorëhequr.
BULLGARIA- Bullgaria ka shpallur 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e bëri të ditur kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov, teksa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Zheljazkov ka nënvizuar se Bullgaria është në gaditshmëri për të trajtuar të lënduarit.
“Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan. Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri. Në spitalet tona në Sofje, Plovdiv dhe Varna aktualisht ndodhen 14 shtetas të RMV-së. Shpresoj që organizata që kemi krijuar do të vlerësohet, por nuk është koha të përpiqemi të theksojmë rolin tonë, sepse në momente të tilla është e rëndësishme të tregojmë solidaritet në kohë, jemi të gatshëm të pranojmë më shumë njerëz, por kjo do të varet nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut, ne jemi në kontakt ekzistues”, tha Zheljazkov.
Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka informuar se 14 të plagosurit që po trajtohen janë në gjendje të rëndë. Pacientët variojnë nga mosha 15 deri 31-vjeç.
MAQEDONIA E VERIUT- Me anë të një videoje Blagojço Georgiev ka treguar se si njerëzit e tij kishin siguruar më parë klubin në Koçan për një periudhë 2-vjeçare. Georgiev thotë se gjatë asaj periudhe ka vërejtur një sërë parregullsish dhe sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materialet më të lira, ndërsa leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë. Ai thotë se e kishte paralajmëruar pronarin se në disko po futeshin të mitur.
“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, s’ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Me akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital! 5, 16.
I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për paratë që ne t’i fitojmë. Kush e ka dhënë lejen për atë vrimën e një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, ka thënë mes lotësh Georgiev.
Sipas mediave vendasem pronari i klubit në Koçan, i cili tentoi të largohej nga Maqedonia e Veriut, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të shtetit.
SHKUP- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të sotëm të punës vendosi që ta anulojë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ishte caktuar për më 20 mars.
Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese ka marrë parasysh shpalljen e 7 ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçanë dhe traumave nëpër të cilën kalojnë shoqëria, qytetaret dhe shteti. Data e mbajtjes së seancës përgatitore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të konstatohet në mënyrë plotësuese.
Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona dhe raportohet se janë lënduar të paktën 159 persona.
MAQEDONIA E VERIUT- Policia në Maqedoninë e Veriut sot ka ndaluar disa persona si të dyshuar për tragjedinë në Koçan. Njëri ndër të dyshuarit është pyetur nëse ndihet fajtor, dhe ai është përgjigjur duke thënë se ndihet hero. Ai ka deklaruar se ka shpëtuar 200 të rinj.
“Nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz. Unë qëndrova deri në momentin e fundit në zjarr për t’i nxjerrë të gjithë fëmijët, për t’i shpëtuar si të ishin të mitë. Kam dy fëmijë të mitur”, tha njëri nga të dyshuarit i cili përcillej në stacionin policor, me duar të lidhura.
Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona dhe raportohet se janë lënduar të paktën 159 persona.
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski mori pjesë sot në një konferencë për shtyp nga ku tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit e tragjedisë në Koçan janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur.
Toshkovski tha shkaktar të shpërthimit të zjarrit ishin mjetet piroteknike. Ai njoftoi se në bashkëpunim me SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë marrë aksione ku janë ndaluar disa persona. Toshkovski tha se objekti nuk ka pasur licencë, ndërsa përgjegjësi për lëshimin e saj është Minsitria e Ekonomisë.
Ai tha se gjatë hetimeve të djeshme janë konstatuar shumë lëshime dhe parregullsi në lidhje me objektin i cili nuk ka plotësuar kushtet për diskotekë. Toshkovski tha se MPB nuk ka qenë e njoftuar se në Koçan do të organizohet një ngjarje e tillë dhe se nuk është kërkuar sigurim. Toshkovski tha se dje është thirrur në polici edhe kryetari i Koçanit, dhe nëse do të konfirmohet ndonjë parregullsi do të ketë përgjegjësi.
“Dje, më 16 mars, Maqedonia u godit nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën 59 persona humbën jetën, ndërsa 163 u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në objekt ishin gjithsej 500 persona, ndërsa 250 bileta u shitën. Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në diskotekën e Koçanit janë siguruar dhe sjellë nga anëtarët e grupit që po performonte”, tha Toshkovski.
MAQEDONI E VERIUT - Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen nga posti pas tragjedisë më 59 viktima dhe qindra të plagosur në klubin e natës në këtë qytet.
Në një reagim në rrjete sociale, Papazov shpreh keqardhjen e tij për rastin dhe ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa thotë se nëse ka ndonjë shkelje nga ana tij është i gatshëm tu përgjigjet autoriteteve.
Reagimi i kryetarit Ljupço Papazov
“Të dashur bashkëqytetarë,
Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës së Koçanit.
Kjo humbje është e madhe!
Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes.
Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e la në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që mbeti është i pariparueshëm.
Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për të vepruar është gjithashtu përgjegjësi. Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha gabimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse sipas ligjit nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale.
Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen time! Por në këto momente, ne duhet të tregojmë virtyt, të shfaqim përgjegjësi të plotë dhe të tregojmë ndryshim në mënyrën se si veprojmë. Duhet të japim shembull me sjelljen tonë që kundërshtojmë një sistem që nuk funksionon. Nëse ka ndonjë bazë përgjegjësie nga ana ime, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë sipas ligjeve.
Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumë e kanë vënë re me të drejtë pse dje nuk dola në publik gjithë ditën. Por ata që më njohin e dinë se sa i thyer jam dhe si ndihem për atë që ndodhi. Është e vështirë, dhe vështirë do t’i mbijetoj. Unë kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjithë jetën time! Asnjëherë nuk e kisha menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga kjo pozitë, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”.
Zjarri i tmerrshëm shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, në diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Sot janë ulur flamujt në gjysmë shtizë për viktimat.
MAQEDONIA E VERIUT- Profesoresha në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, Sara Projkovska humbi jetën nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës, e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Sipas mediave vendase, Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme. Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj, për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.
Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona dhe raportohet se janë lënduar të paktën 159 persona.
MAQEDONIA E VERIUT- Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e tragjedisë në diskotekën në Koçan kanë ndërruar jetë. Mediat e huaja shkruajnë se pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.
Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov – Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.
Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin "Telma" se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit - beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov. Anëtari i vetëm i mbijetuar i grupit është Vladimir Blažev Panço, i cili ka pësuar djegie pas shpërthimit të zjarrit dhe motra e tij konfirmoi se ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut.
MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë lajmëruar protestë këtë të hënë në Koçan, pas tragjedisë me 59 viktima që u regjistrua në një klub natë ditën e diel. Sipas mediave vendase protesta është njoftuar në mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit të Koçanit.
Protesta është lajmëruar në faqen Zëri i Koçanit në facebook dhe shkruhet se do të luftojnë në nder të viktimave dhe të ndryshohet sistemi për të ofruar siguri dhe drejtësi.
“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.
Zjarri i tmerrshëm shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, në diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Sot janë ulur flamujt në gjysmë shtizë për viktimat.
MAQEDONIA E VERIUT- Portieri 18-vjeçar Damjan Taneski dhe basketbollisti 20-vjeçar Petar Ivanovski janë gjithashtu 2 sportistë të tjerë, veç Andrej Llazarov, në mesin e viktimave të tragjedisë në Koçan. Mësohet se Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.
Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka tronditur kolegët dhe miqtë e tij sportivë, të cilët e përshkruan si një sportist të talentuar dhe të përkushtuar. Ndërkohë, ndarjen nga jeta të Ivanovskit e ka konfirmuar edhe klubi mëmë i tij, Dino Basket, i cili përmes një mesazhi emocionues ka shprehur pikëllimin për humbjen e lojtarit të tyre të talentuar.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski ishte ndër viktimat e tragjedisë. Petari ishte jashtëzakonisht i respektuar në mesin e miqve dhe bashkëlojtarëve dhe si MVP i turneut U-14, ai la gjurmë të thella në botën e basketbollit. Ishte një person i mrekullueshëm, një luftëtar me zemër të madhe”, ka shkruar klubi.
MAQEDONIA E VERIUT- Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se ai, gjatë natës së tragjedisë kishte transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm.
Sipas medias “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.
Zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.
MAQEDONIA E VERIUT- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar mesazh ngushëllimi Presidentes së Maqedonisë Veriut Gordana Siljanovska-Davkova dhe Mitropolitit të Bregalnicës Hilarion për tragjedinë e Koçanit.
Mësohet se Patriarkana Ekumenike, Bartolomeu në mesazhin e tij thotë se “i lutet Zotit për prehjen e shpirtrave të viktimave dhe për të mbështetur familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në shërimin e shpejtë të të lënduarve”.
“Ai gjithashtu shpreh ngushëllime dhe mbështetje nga Kisha e Shenjtë e Madhe e Krishtit dhe nga ai personalisht popullit të Maqedonisë së Veriut, të prekur nga tragjedia”, thuhet në mesazh.
MAQEDONIA E VERIUT- Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, Sasho Klekovski ka thënë se mbi 140 të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë pranuar për mjekim gjatë ditës së djeshme, 90 ndodhen në spitalet në vend, ndërsa 44 janë pranuar në spitale jashtë vendit. Klekovski ka thënë po ashtu se 8 të lënduar duhet të dërgohen në Kroaci dhe në Rumani.
Ai informon se në Qendrën klinike janë hospitalizuar 20 të lënduar, në SPQ 8 shtatori – 20, në “Shën Naumi i Ohrit” – 21, në Spitalin Klinik Ship – 20, Spitalin e përgjithshëm në Koçan dhe në Toksikologji –2.
“Jashtë vendit janë dërguar 44 të lënduar edhe atë në Serbi – 17, Bullgari – 14, Turqi – 9 dhe Greqi – 4. Numrat ndryshojnë për shkak të transferimit të të lënduarve në spitale të tjera. Gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet dhe procedurat e mëtutjeshme po vendosen në konsultim”, shtoi Klekovski.
MAQEDONIA E VERIUT- Gjendja e 8 personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të cilët dje në mbrëmje u dërguan në Spitalin “Pirogov” të Sofjes, është e rëndë. Këtë informacion e bëri me dije sot në një konferencë për media, drejtori i institucionit shëndetësor, Valentin Dimitrov.
Ai njoftoi se gjatë natës ata kanë kanë pranuar 8 pacientë, 3 prej tyre janë fëmijë nën 18-vjeç dhe 5 pacientë me moshë mesatare 20-25 vjeç ndërsa më i madhi është 31-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 3 pacientë janë të intubuar.
“Është shumë herët (për të thënë). Aktualisht po kryhen teste të shumta për të vlerësuar veprimet e mëtejshme të ekipit mjekësor. Pacientët kanë lëndime në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe djegie të frymëmarrjes në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre.
Kjo është një tragjedi e madhe. Të gjithë kanë mbërritur në një goditje termike shumë të rëndë, në të cilën kanë kaluar 24 orë, kjo është shumë e vështirë për çdo organizëm”, tha drejtori i “Pirogov”.
MAQEDONIA E VERIUT- Paraditen e sotme po zhvillohen seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve në rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi është bërë nga Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut. Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 Prokuroria ka nisur procedurën hetimore.
Për 8 prej tyre tashmë është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa 3 të tjerët janë ende të shtruar në shtruar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në zjarri në diskotekë kanë humbur jetën 59 të rinj, ndërsa mbi 140 persona janë në përkujdesje mjekësore.
MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mbajtjen e një jave të gjatë të zisë kombëtare, një ditë pas zjarrit vdekjeprurës në një klub nate që tronditi vendin duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.
Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës, thanë autoritetet.
Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar dhjetëra të dyshuar në lidhje me zjarrin, përfshirë zyrtarë qeveritarë.
Çfarë ndodhi në klubin e natës?
Zjarri në klubin e natës në Kocan shpërtheu në orët e hershme të të dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.
Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi. Mbi 155 persona janë shtruar në spitale - kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi, thanë autoritetet.
Hetimi
Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se pesë prokurorë janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.
"Për momentin, janë lëshuar urdhra për mbledhjen e provave" dhe po merren në pyetje persona, tha Kocevski.
Toskovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Ai shtoi se kanë identifikuar 20 të dyshuar në lidhje me zjarrin, 15 prej të cilëve janë në mbajtje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”. Klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme, sipas Toskovskit.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
"Pavarësisht se kush janë, nga cila institucion, nga çfarë niveli, nga cila parti apo profesion", tha Mickoski./REL
MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për media ka kërkuar nga qeveria që të mos fajësojnë BDI-në për çdo e keqe që ndodh në vend. Ademi tha se në vend që të shprehet solidaritet dhe të ishin të bashkuar në ditën e ngjarjes tragjike, kanë parë intriga politike. Ai ka shtuar se partitë poltike duhet të heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën.
“Nga mëngjesi mediumet që janë të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar i BDI-së. Ministri i Punëve të Brendshme, që është ministër në 14 muajt e fundit, në vend që të merr përgjegjësinë se pse ka lejuar që në 12 muajt e fundit diskoteka të punojë pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit.
Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në vetë në qeveri dhe MPB. E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.
MAQEDONI E VERIUT - Andrej Lazarov, një futbollist profesionist 25-vjeçar, vdiq si hero në orët e para të së dielës, më 16 mars, ndërsa përpiqej të shpëtonte të tjerët nga zjarri i furishëm i një klubi nate që vrau të paktën 59 persona dhe plagosi më shumë se 155 në Koçan, Maqedonia e Veriut.
Lazarov, një mesfushor qendror, i ishte bashkuar klubit të nivelit të dytë maqedonas FC Shkupi në shtator. I përshkruar nga shokët e tij të skuadrës si i përkushtuar, i përulur dhe zemër të madhe, ai ishte bërë një prani e vlefshme në ekipin e futbollit.
View this post on Instagram
Megjithëse koha e tij në klub ishte e shkurtër, ndikimi i tij ishte kryesor si lojtar dhe si person. Ai kishte luajtur më parë në sisteme të ndryshme të të rinjve në të gjithë vendin dhe ishte i njohur për etikën e tij të punës brenda dhe jashtë fushës.
Miqtë dhe shokët e skuadrës thonë se ai ishte thellësisht i apasionuar pas futbollit dhe gjithmonë ishte aty kur ekipi ose komuniteti i tij kishin nevojë për të.
Zjarri shpërtheu rreth orës 2:35 të mëngjesit me kohën lokale në klubin e natës Pulse gjatë një koncerti të një grupi lokal hip-hop. Thuhet se mjetet piroteknike ndezën çatinë e lokalit të mbushur plot, i cili priste rreth 1500 njerëz. Sipas deklaratës emocionale të FC Shkupi, ai për herë të fundit është parë duke u përpjekur të ndihmojë njerëzit t'i shpëtojnë zjarrit.
Ai përfundimisht vdiq nga thithja e tymit ndërsa po përpiqej të shpëtonte të tjerët.
“Si një shpirt heroik, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte të tjerët të shpëtonin nga mjedisi i djegur”, shkruan klubi.
“Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në fund. Edhe pse ai ishte me ne për vetëm gjashtë muaj, emri i tij do të mbetet i pashlyeshëm”, thuhet në deklaratë. “Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona.”
Homazhet vërshuan në mediat sociale, me tifozët dhe lojtarët e tjerë që e quanin Lazarov një "hero të vërtetë". Një përdorues shkroi, “Heronjtë e vërtetë janë krijuar nga guximi”, ndërsa një tjetër tha, “Pusho në paqe, Andrej Lazarov. Ju vdiqët duke shpëtuar të tjerët. Ky është përkufizimi i trimërisë.”
Zyrtarë të qeverisë, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shprehën ngushëllime për tragjedinë, duke e quajtur atë një ditë të zezë për kombin.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjithashtu postoi një mesazh në X duke vajtuar për humbjen e kaq shumë jetëve të të rinjve.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, një gjë është e sigurt: Andrej Lazarov do të mbahet mend jo vetëm për talentin e tij në fushë, por edhe për aktin e fundit vetëmohues që i kushtoi jetën.
MAQEDONIA E VERIUT- Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me qindra pjesëmarrës në një klub nate. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie për këtë tragjedi. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej të cilëve 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.
Mbi 155 persona janë shtruar në spitale, kryesisht në klinikat e Shkupit. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar. Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncert. Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.