LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste në Evropë 17 ton kokainë, sekuestrohen 14 prona! Organizata kontrollonte trafikun e drogës nga Paraguaji në Hamburg (EMRAT)

• SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e organizatëz kriminal që tregtone kokainë në vendet e Europës. • Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers. • Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.•  Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. • Ndër personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë katër vëllezërit Çela, Elvis, Ardian, Albin dhe Riza, të cilët konsiderohen si pjesë kyçe e rrjetit. • Mes të dyshuarve është edhe Fadil alias Jul Balla, pronar i një resorti të njohur turistik në Durrës (“Ajman Resort”), si dhe Franc Çopja, i arrestuar më herët në një vend të BE-së dhe i njohur si një prej drejtuesve të grupit kriminal nga Elbasani. • Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera janë sekuestruar edhe shuma parash, mbi 111.800 euro cash, 4 mijë dollarë dhe 880 mijë lekë. • Sipas njoftimit të SPAK grupi kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. • Një prej metodave kryesore për transportimin e parave ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. • Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin, si evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve, shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara. • Në njoftimin e SPAK thuhet se ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit dhe nga drejtuesi i organizatës kriminale. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa, si kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. 

8 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK kontroll te “Klajdi Resort”, sekuestrohet telefoni i pronarit Orman Kokoshi

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
Klajdi Resort në Golem

DURRËS- SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e “Klajdi Resort”, në kuadër të kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë. Bëhet me dije se gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave që po grumbullohen në vijim të hetimeve.

Ky veprim vjen pas goditjes së organizatës shqiptare që tregtone kokainë në vendet e Europës. SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave, përfshirë dhe persona me investime të mëdha në Shqipëri.

Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers. Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

11 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK ndaj grupit kriminal/ Në kërkim dhe biznesmeni Julian Balla, pronari i kompanisë AMR

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
Julian Balla

TIRANË- Julian Balla, pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, është një personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë. Balla gjithashtu është edhe pronar i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi.  Të dyja këto pasuri me vlerë mbi 1 milion euro janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Balla eshte dhe pronari i AMR shpk, kompania fituese e tenderit prej 1.4 miliard lekësh në bashkinë e Shijakut. Kjo kompani është denoncuar nga emisioni investigativ Piranjat në Syri TV.

Disa muaj më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi kompaninë e AMR, pasi në bashkëpunim me Bashkia e Shijakut kishte krijuar në fshatin Hardhishtë një landfill të paligjshëm, ku hidhen dhe groposeshin të gjitha mbeturinat e qytetit. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, deklaroi asokohe se sipas specifikave të tenderit, mbetjet depozitohen në landfillin e Sharrës duke mohuar krimin mjedisor që po bëhet në fshatin Hardhishtë. Në atë zonë, eskavatori i Bashkisë së Shijakut hapte gropa për hedhjen e mbeturinave, ndërsa mjetet e firmës private shkonin aty dhe i shkarkonin. Por jo vetëm mbetjet e qytetit, por edhe mbetjet e subjekteve private të interesuara për të pastruar zonën e tyre.

SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave, përfshirë dhe persona me investime të mëdha në Shqipëri. Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers. Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj./Dosja.al

11 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK ndaj grupit kriminal/ Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin nga prodhuesit dhe drejtuesi i organizatës

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
SPAK

TIRANË- SPAK dha njoftim zyrtar në lidhje me goditjen e trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latinë, në Evropë. Bëhet me dije se ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit dhe nga drejtuesi i organizatës kriminale. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa, si kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. 

Pjesë nga njoftimi i SPAK

Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

11 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK me 17 tonë drogë të sekuestruar/ Ja kush janë EMRAT e grupit kriminal

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
SPAK

TIRANË- Janë zbardhur emrat e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës perëndimore. Sipas SPAK, sasia totale e drogës së sekuestruar në operacione të ndryshme arrin në 17 tonë kokainë, ndërsa janë vendosur 16 masa sigurie, përfshirë 14 “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.

Ndër personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë katër vëllezërit Çela, Elvis, Ardian, Albin dhe Riza, të cilët konsiderohen si pjesë kyçe e rrjetit. Mes të dyshuarve është edhe Fadil alias Jul Balla, pronar i një resorti të njohur turistik në Durrës (“Ajman Resort”), si dhe Franc Çopja, i arrestuar më herët në një vend të BE-së dhe i njohur si një prej drejtuesve të grupit kriminal nga Elbasani.

Anëtarët e grupit kriminal:

Riza Çela

Ardian Çela

Albin Çela

Elvis Çela (Vëllezër)

Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort

Franc Çopja i arrestuar ne Belgjikë

Petrit Sulejmani alias Lakatos

Mariglen Kamami

Denis Daja

Kujtim Gjyla

Renato Musaka

Vilson Pepa

Dition Pepa detyrim paraqitje

Miklovan Mullai

Gert Çerma

11 MUAJ ME PARE

Trafiku i kokainës drejt Evropës/ Paratë transportoheshin nga shoferë autobusësh, ja përparësitë që kishte grupi nga kjo mënyrë

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

TIRANË- SPAK doli në një njoftim lidhur me operacionit ndaj grupit kriminal shqiptar, që tregtone kokainë në vendet e Europës. Sipas njoftimit të SPAK grupi kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. 

Një prej metodave kryesore për transportimin e parave ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin, si evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve, shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si  F.G., E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .”

11 MUAJ ME PARE

Goditja e grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste në Evropë 17 ton kokainë, sekuestrohen 14 prona

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
SPAK

ELBASAN- SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e organizatëz kriminal të Çopjave në Elbasan. Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers.

Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim. Në Shqipëri janë arrestuar 7 persona; Ervis Çela, L.Ç., Petrit Lakatos, R.M., G.Ç., M.K. dhe Elidon Çela. Ndërsa në Belgjikë është arrestuar Franc Çopja. 

Kurse me masën detyrim paraqitje në vendin tonë janë D.P. dhe K.Gj.  Bëhet me dije se dy të arrestuarit që janë lënë me masën detyrim paraqitje, janë shoferët që kanë transportuar paratë për t’i sjellë në Shqipëri. Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera janë sekuestruar edhe shuma parash, mbi 111.800 euro cash, 4 mijë dollarë dhe 880 mijë lekë.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në kontekstin e kësaj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme  ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.187/2023 për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 (gjashtëmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datë 06.08.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për 14 (katërmbëdhjetë) persona dhe për 2 (dy) të tjerëve ka caktuar masën e sigurimit detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.

Masa “arrest me burg” në Shqipëri:

E.Ç
A.Ç
P.L
R.M
G.Ç
M.K
El.Ç

Masa “detyrim paraqitje” në Shqipëri:

8. D.P
9. K.Gj

I arrestuari në një vend të BE-së:

10. F.C

Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.

Sekuestrimet e sasive të kokainës:

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:

Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘ëorth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).

Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si  F.G., E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .”

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete:

Tre automjete.
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;
4000 USD
880.000 Lekë
Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.

Një falenderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.

11 MUAJ ME PARE

Operacioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme raportohet se po zhvillon një operacion antidrogë në disa qytete të vendit. Sipas informacioneve paraprake, lidhur me këtë operacion janë lëshuar edhe 15 masa sigurie ndaj anëtarëve dhe organizatorëve të një grupi.

Masë të re sigurie ka patur për Franc Çopjen si dhe një e tillë është lëshurar dhe për Ervin Çelajn. Bëhet me dije se operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar.

11 MUAJ ME PARE

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen disa masa sigurie, të dyshuarit "lihen në baltë" nga Sky Ecc

Operacioni ndaj grupit kriminal/ SPAK njoftim zyrtar: Tentoi të fuste
Foto ilustruese

SHQIPËRI-  Prokuroria e Posaçme raportohet se po zhvillon një operacion antidrogë në disa qytete të vendit. Konkretisht ky operacion mësohet se është shtrirë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Sipas informacioneve paraprake, lidhur me këtë operacion janë lëshuar edhe 15 masa sigurie ndaj anëtarëve dhe organizatorëve të një grupi.

Bëhet me dije se operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar.

Gjithashtu raportohet personat ndaj të cilëve janë lëshuar masa sigurie rezultojnë me rekorde të mëparshme penale, ndërsa disa prej tyre janë njoftuar në burgje ose paraburgime, ku ndodhen për çështje të tjera. Operacioni është në vijim, ndërsa priten zhvillime të tjera dhe një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

spak operacion antidroge

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen