Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ka nisur me përplasje dhe tensione seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-Up dhe Sterilizimit në Shëndetësi.• Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futën në sallën ku po zhvillohej mbledhja e komisionit vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste dhe dëshmitarët. • Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi me tone të ashpra ka kërkuar që dëshmitari i thirrur në seancën e sotme të dalë jashtë. • Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës që të ndërpritet mbledhja. • Vokshi gjithashtu ka debatuar ashpër me nënkryetarin Plarent Ndrecës dhe me deputetët e tjerë të Partisë Socialiste. • Ndreca e ka cilësuar sjelljen e saj dhe të deputetëve të opozitës, si sjellje "rrugaçërore", ndërsa Vokshi i ka hedhur mikrofonin në tokë disa herë. • Vokshi ka kërkuar vazhdimisht që dëshmitari i thirrur të dalë jashtë dhe mbledhja të nisë sipas saj, siç duhet edhe me praninë e opozitës. • Edhe seanca e djeshme u shoqërua me tensione dhe debate, derisa mazhoranca braktisi sallën e mbledhjes.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Vijon debati i ashpër në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, mes kryetares Albana Vokshit dhe nënkryetarit, Plarent Ndrecës.
Përplasja mes tyre ka nisur që në nisje të mbledhjes, pasi anëtarët socialistë kanë nisur seancën pa opozitën. Ndreca i ka përmendur Vokshit vdekjet e 21 janarit dhe shpërthimin e Gërdecit. Deputetja demokrate i është përgjigjur duke i kujtuar vdekjet te spitali Onkologjik.
PJESË NGA DEBATI:
Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.
Vokshi: Ti punon duke vjedhur?
Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.
Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund
Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard
Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama
Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në darën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri
Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.
Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?
Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari
Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyetje shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet
TIRANË- Vijojnë prej rreth 30 minutash përplasjet në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka debatuar ashpër me nënkryetarin Plarent Ndrecës.
Ky i fundit e ka cilësuar sjelljen e saj dhe të deputetëve të opozitës, si sjellje "rrugaçërore", ndërsa Vokshi i ka hedhur mikrofonin në tokë disa herë. Vokshi ka kërkuar vazhdimisht që dëshmitari i thirrur të dalë jashtë dhe mbledhja të nisë sipas saj, siç duhet.
Shkak i debateve ka qenë ndalimi i opozitës nga Garda të futet në mbledhje dhe nisja e seancës vetëm me anëtarët socialistë.
Pjesë nga debati:
Ndreca: Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.
Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.
Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.
Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore
TIRANË- Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
Vokshi me tone të ashpra ka kërkuar që dëshmitari i thirrur në seancën e sotme të dalë jashtë. Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës që të ndërpritet mbledhja.
"Si guxon ti të nisësh mbledhjen. Ëndërron që një ditë të jesh kryetar. Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin.", ka thënë Vokshi ndër të tjera.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Ka mundësi të dalësh përjashta ti ( I drejtohet një deputeti në sall).
Ndreca: Kujdes me gjuhën
Vokshi: Kush je ti mo?
Ndreca: A mo ulu aty
Vokshi: Unë aty tek dera ti…Kush je ti mo? Nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision
Ndreca: Pse bërtet
Vokshi: Unë tek dera ti guxon nis mbledhjen
Ndreca: Pse klith
Vokshi: A je normal apo jo? Nuk i bën këto një njeri normal
Ndreca: Do të ulesh ta drejtosh apo do të bërtasësh
Vokshi: Mbylle atë mikrofon. Të të vijë turp
Ndreca: Turp tim se përcakton ti, ulu dhe qetësohu
Vokshi: Të të vijë turp po të them dhe të gjithë këtyre deputetëve, kolegët tek dera
Ndreca: Nuk e kam idenë ku rrinë kolegët, Nuk e di fare, s’merrem me këtë pjesë. Do të ulesh të drejtosh mbledhjen
Vokshi: Ça bën unë nuk të duhet ty fare
Ndreca: Mos u sill si e fortë. Do të sillesh si kryetare, apo si e fortë. Pse bërtet, mendon se bërtet dhe na bën presion
Vokshi: Kush je ti, unë tek dera ti nis mbledhjen
Ndreca: Çfarë do të tregosh
Vokshi: Pse ju përdorin kështu
Ndreca: Ti je e përdorur
Vokshi: Në vend të mbroni kolegët
Ndreca: Nuk mbrojmë kolegët që hedhin molotov. Ulu. nuk je pronare e komisionit, vendos komisioni këtu.
Vokshi: Ka mundësi të dalësh këtu ti ( I drejtohet dëshmitarit Gentian Opre)
Ndreca: Nuk lëviz nga aty zotëri, merret vendim nga Komisioni
Vokshi: Jeni injorancë juridike
Ndreca: Kujdes me gjuhën
TIRANË- Ka nisur me përplasje dhe tensione seanca e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-Up dhe Sterilizimit në Shëndetësi.
Garda nuk ka lejuar deputetë e opozitës të futën në sallën ku po zhvillohej mbledhja e komisionit vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste dhe dëshmitarët.
Edhe seanca e djeshme u shoqërua me tensione dhe debate, derisa mazhoranca braktisi sallën e mbledhjes.