LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthimi i Lulzim Bashës/ Kolegët kundër: S'ka kontribut në zgjedhje, Tabaku&Bardhi heshtin, ish-kreu i PD: Berisha, dështim!

• Rikthimi i ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës duket se nuk është pritur me entuziasëm nga kolegët e tij. • Para se të futeshin në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike kanë dhënë mendimin e tyre para mediave të pranishme në oborr. • Ervin Salianji tha se politika nuk është lojë playstation-i që luhet nga krevati, ndërsa kundër ishte edhe Flamur Hoxha. • Po ashtu, edhe Dhurata Çupi theksoi se Basha nuk pati asnjë ndikim në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke ngritur pikëpyetje për rikthimin e tanishëm. • Edhe kryedemokrati Sali Berisha e ironizoi. • Ndërkohë në lidhje me rikthimin e Bashës në krye, drejtuesit e Partisë Demokratike zyrtare, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi nuk u shprehen para kamerave. •Ndërsa Berishës iu përgjigj vetë Basha, i cili e ironizoi me rezultatin e zgjedheve lokale të 14 majit. • Dje, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis të mërkurën pasdite rikthimin në politikë përmes një takimi me të rinj demokratë. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava. • Gjatë gjithë komunikimit, Basha iu ofroi një grupi të rinjsh tre teza që në fakt janë të vjetra dhe nuk janë realizuar gjatë kohës kur ishte kryetar, ajo e hapjes 100% të listave për deputet, vettingu në politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy. • Sipas tij, 14 maji ishte data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha qeshi me rikthimin e tij, Basha i përgjigjet: Të kishte sulmuar Ramën aq sa mua...s'do kishte humbur aq thellë në zgjedhje!

Rikthimi i Lulzim Bashës/ Kolegët kundër: S'ka kontribut
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili qeshi me rikthimin e tij në politikë, pas 1 viti mungesë. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nëse Berisha, të cilit i referohet si "SB" do të sulmonte kaq shumë edhe kryeministrin Edi Rama, rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit do të ishte ndryshe.

"Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve,"-shkruan ndër të tjera Lulzim Basha.

Dje, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis të mërkurën pasdite rikthimin në politikë përmes një takimi me të rinj demokratë. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava. Gjatë gjithë komunikimit, Basha iu ofroi një grupi të rinjsh tre teza që në fakt janë të vjetra dhe nuk janë realizuar gjatë kohës kur ishte kryetar, ajo e hapjes 100% të listave për deputet, vettingu në politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy. Sipas tij, 14 maji ishte data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër.

3 VITE ME PARE

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës? Berisha përgjigjet duke qeshur: Lëre mos e pyet...

Rikthimi i Lulzim Bashës/ Kolegët kundër: S'ka kontribut
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar "rikthimin" e Lulzim Bashës. Para mediave teksa hynte në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se nuk ka asnjë shqetësim nga Basha, i cili nuk bërë ai fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjithashtu, Berisha shtoi se votat që ka marrë PD-ja janë prej tij sepse përdorën logon për fushatën e tyre. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës?

Berisha: Çfarë flet more? Mos bëj shaka! Atë po e përdor Rama si të dojë. Takim me të? Të pyesi Ramën. Ai është vegël në dorën e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Axhendën e tij ia bën Rama. Ja si e shikoj unë, ç'të dojë të bëjë. PD-ja ka vota të Sali Berishës, pe ti bënë fushatë ata? Bëri Basha fushatë...? Lëre mos e pyet... Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai është historia e kalit të Timurit.

3 VITE ME PARE

Flamur Hoxha: Deputetët demokratë të mos heshtin, të marrim përgjegjësinë për të bashkuar PD

Rikthimi i Lulzim Bashës/ Kolegët kundër: S'ka kontribut
Flamur Hoxha

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Hoxha ka deklaruar se çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të flasë në mënyrë që të bashkohet partia në një. Gjatë një pronocimi për mediat, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie, në momentin që u përmend Basha.

‘Është e rëndësishme që të flasë çdo deputet. Nëse duna t’i shërbejnë demokratëve apo do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet. Do ta bëj unë i pari. Duhet të bëjnë të gjithë ato që kanë humbur të gjitha zgjedhjet. Kjo është përgjegjësia. Nëse do të ishim bashkë pas 25 prillit s’do të kishim këtë qeveri në pushtet. Të marrin përgjegjësi deputetë. Lulzim Basha mendoj se është herët të flasim për kryetar partie. Nëse jemi dy parti duhet të shohim. E tregon koha deputetët nëse do të marrin qëndrim për të dalë mbi interesat personale. Nëse në 2 vite kemi thënë se jemi me 2 parti unë nuk po e shoh. Duhet të bashkohemi e pastaj të bëjmë garë për kryetar,’ u shpreh Hoxha.

3 VITE ME PARE

"Nuk është opozita për të luajtur Playstation," Salianji: Të katërtit s'mund të na kërkojnë llogari neve që kemi dalë të dytët

Rikthimi i Lulzim Bashës/ Kolegët kundër: S'ka kontribut
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk mund që PD-ja që ka vulën tu kërkoj llogari koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për zgjedhjet e 14 majit, pasi ata kanë dalë në vend të katërt. Duke folur para nisjes së seancës, Salianji u shpreh se vetëm demokratët dhe populli ka të drejtë të kërkojë llogari.

"Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë. Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para," tha ai.

lulzim basha rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen