LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë"/ Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një rishikim të ligjit për Arsimin e Lartë. • Gjatë fjalës së tij me rektorët e Universiteteve, Rama u shpreh se nuk do të presin sesionin e ardhshëm parlamentar për të përgatitur ndryshimet e reja. • Sipas Ramës, ndryshimet do të hartohen nga një grup ekspertësh dhe do të kalojë në kuvend brenda këtij sesioni parlamentar. • Më tej, Rama theksoi se një sfidë e madhe për Universitetet është ndërkombëtarizimi dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. • Kryeministri deklaroi ndër të tjera se po punohet në dy kampuse të mëdha studentore, të cilët janë kampusi i Tiranës dhe kampusi “Aleksandër Moisiu” në Durrës. • Ai tha se universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit, në një proces për integrimin për Bashkimin Europian. • Rama u ndal edhe tek çështja e akreditimeve, për të cilën tha se ambicia është që të rrisin kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit. • Në Konferencën e Rektorëve e pranishme ishte edhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi sot se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes vendimit të bordit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, por duke kërkuar edhe një raport më transparent për sa i përket mënyrës se si menaxhohen këto fonde. • Kumbaro bëri me dije se është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale. • Më tej, gjatë fjalës së saj, u ndal tek problematikat lidhur me kërkimin shkencor. • Gjithashtu Kumbaro theksoi se përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, qeveria vë në dispozicion 7 milionë euro për kërkim shkencor dhe për infrastrukturë shkencore.

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"Kërkimi shkencor t’i prijë sfidave të kohës"/ Kumbaro me Rektorët: 11.2 milardë lekë grant për Insitucionet e Arsimit të Lartë

"Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë"/
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes vendimit të bordit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, por duke kërkuar edhe një raport më transparent për sa i përket mënyrës se si menaxhohen këto fonde.

Duke folur në Konferencën e Rektorëve, Kumbaro bëri me dije se është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale. 

Më tej, gjatë fjalës së saj, u ndal tek problematikat lidhur me kërkimin shkencor. Ndër të tjera, Kumbaro theksoi se përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, qeveria vë në dispozicion 7 milionë euro për kërkim shkencor dhe për infrastrukturë shkencore.

“Është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale, përmes skemës së bursave.

Por po shfrytëzoj këtë komunikim, për të nisur edhe një marrëdhënie të re në formën si komunikojmë dhe shkëmbejmë informacion, pasi Ministria e Arsimit, duhet të dijë saktësisht se sa fonde trashëgoni, në mënyrë që të kemi një shpërndarje më të drejtë. Nga ana tjetër, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, qeveria vë në dispozicion 7 milionë euro për kërkim shkencor dhe për infrastrukturë shkencore.

Në të dhënat që kam marrë në tre vitet e fundit, mes projekteve të miratuara dhe projekteve të realizuara përmes mbështetjes së AKKSHI ku ju ftoheni të aplikoni, kemi një hendek shumë të madh. Norma e realizimit të projekteve është shumë e ulët. Kjo na shtyn që nga ana jonë të gjejmë mënyra të tjera më efikase, në përputhje edhe me praktikat më të mira që kemi hulumtuar në Bashkimin Europian, të shpërndarjes së buxhetit; gjithashtu duke përfshirë edhe mekanizma si angazhimi shumëvjeçar i fondeve për projekte dhe pajisje duke mos mbetur peng i vitit fiskal – pasi universitetet funksionojnë me vit akademik; mundësi transferimi të fondeve nga një vit në tjetrin dhe auditim të bazuar në risk dhe justifikim shkencor.

Pasi shpesh herë na rezulton që edhe vetë nga IAL-të, për shkak të vonesave burokratike, bllokohen proceset duke kryer investime kërkimore të fragmentarizuara. Dhe nga ana tjetër, do të duhet të kemi një ristrukturim të Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, për t’u përgjigjur trendeve të reja. Shqipëria po përgatitet në mënyrë të qëndrueshme për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke u fokusuar fort te ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe përfshirja e tyre në projekte dhe rrjete akademike europiane.

Kapitulli 25 dhe 26 që drejtohen nga Ministria e Arsimit kanë një avancim shumë të kënaqshëm dhe mendojmë se do jenë kapitujt e parë që do të mbyllen! Në këtë kontekst, kërkimi shkencor duhet të ecë me hapin e kohës, të jetë konkurrues, i orientuar drejt inovacionit dhe i lidhur ngushtë me nevojat e tregut dhe sfidat bashkëkohore prandaj këtu e shohim njëri-tjetrin në të njëjtën barkë! Vetëm kështu, institucionet e arsimit të lartë mund të kontribuojnë realisht në zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik të vendit”, tha ministrja Kumbaro./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Po punohet në dy kampuse të mëdha studentore"/ Rama: Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë

"Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se po punohet në dy kampuse të mëdha studentore. Gjatë fjalës së tij me rektorët e Universiteteve, Rama u shpreh se janë dy kampuse të mëdha përpara, kampusi i Tiranës dhe kampusi “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ai tha se universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit, në një proces për integrimin për Bashkimin Europian. Rama u ndal edhe tek çështja e akreditimeve, për të cilën tha se ambicia është që të rrisin kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit. 

"Të gjithë të ulemi dhe ta shikojmë gjënë në sy. Sfida është dhe hajde që ta rregullojmë të gjithë së bashku. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit dhe të vetë vendit në një proces për integrimin për Bashkimin Europian. Investimet nga BE për Universitetit të Tiranës jepet çdo vit.

Duhet ta vlerësojmë më shumë këtë kapacitet dhe ta vendosim në kushtet që të jetë më efikas në territor. E treta është çështja e akreditimeve. Ambicia tani është që ta çojmë në një nivel tjetër dhe të rrisim kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit. Kemi bërë goxha ndryshim dhe investime në infrastrukturë, që janë goxha domethënëse, por jemi akoma larg për mbushjen e kushteve për të përballuar sfidat dhe nevojat.

Kemi dy kampuse të mëdha përpara kemi kampusin e Tiranës dhe kemi përpara kampusin e “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Me trenin që do jetë në funksion shumë shpejt, do të jetë shumë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, të ndihmojmë në zgjidhje të studentëve për çmimet e larta. Të gjitha këto programe të përbashkëta kanë sjellë një tjetër rrugëtim dhe dije se ku është Europa dhe universitet sot.” tha Rama./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Nuk do presim sesionin tjetër parlamentar"/ Rama takim me rektorët e Universiteteve: Rishikim i ligjit për Arsimin e Lartë

"Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një rishikim të ligjit për Arsimin e Lartë. Gjatë fjalës së tij me rektorët e Universiteteve, Rama u shpreh se nuk do të presin sesionin e ardhshëm parlamentar për të përgatitur ndryshimet e reja. 

Sipas Ramës, ndryshimet do të hartohen nga një grup ekspertësh dhe do të kalojë në kuvend brenda këtij sesioni parlamentar. Më tej, Rama theksoi se një sfidë e madhe për Universitetet është ndërkombëtarizimi dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. 

"Nuk jemi takuar këtë vit, ndaj ju uroj një vit sa më të mbarë. Dua të prek disa pika që në këndvështrimin tim janë me rëndësi. Duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijimësinë e komunikimit në një rruga sa institucionale aq edhe të hapur informale, gjë që n aka dhënë mundësinë të jemi në kontakt me njëri tjetrin dhe të kuptojmë më shumë është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë. Ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjell koha. Fatmirësisht kemi një praktikë të mirë, ligji aktual është shkruar në bashkëpunim me ju me kontributin tuaj ndaj ky do të jetë rasti përsëri. Shpresoj dhe besoj ë edhe për shkak të eksperiencën edhe për shkak se këtë herë bëhet fjalë për korrektime do të jetë e mundur ta bëjmë këtë në një kohë të arsyeshme dhe nuk do presim sesionin tjetër të parlamentit për bazën e ndryshimeve. Me rëndësi është të organizohemi me një grup pune për të shkruar ndryshimet.

E dyta, është edhe thelbi i ndërhyrjes time këtu. Nuk duhet të humbasim për asnjë moment nga vëmendja se sfida jonë e përbashkët është nga një anë ndërkombëtarizimi i Universitetit, dhe nga ana tjetër racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. Ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në qasjen e universitetit ndaj financimit që do të thotë deri dje gjithcka ishte e lidhur me buxhetin e shtetit, sot Universiteti i Tiranës ka rritur kapacatetin financues jashtë buxhetit të shtetit duke qenë në gjendje të ndërtojnë skuadra dhe të ndërtojnë projekte europiane dhe duke përfituar nga fondet europiane. Ka rritur të ardhurat e pedagogëve më aktive, ka krijuar një situatë të re. do të doja që në takimine ardhshëm ne të mblidheshim për të diskutuar hapur këtë proces dhe me lejen tuaj do doja të ftonim të gjithë rektorët edhe të universiteteve private," tha Rama./Dosja.al

edi rama mirala kumbaro konferenca e lektoreve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen