LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe familjarët nderojnë sot viktimat: Serbia ende e mohon krimin

• Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. • Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit. • Ndërkohë që në orët e hershme të ditës së sotme familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak, në nderim të 45 civilëve. • Edhe krerët e shtetit kanë kryer gjithashtu homazhe. • Presidentja, Vjosa Osmani tha se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. • Ajo ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, përveçse e mohon masakrën, po arreston dhe torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës. • Kryeministri Albin Kurti gjatë nderimit të civilëve të rënë, falenderoi ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, sepse i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend. • Kurti ka përkujtuar edhe 11 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë rënë në betejë duke mbrojtur trupat e masakruar në këtë fshat. • Asistentja e akredituar e Parlamentit Europian, Frederica Woelk shprehet përmes një postimi në platformën 'X', tha se sot është një ditë e trishtuar. •Woelk thekson se masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe dhe se Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vjosa Osmani nga Reçaku: Drejtësia i jep kuptim paqes

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
Vjosa Osmani

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur ditën e sotme në homazhet për masakrën e Reçakut të ndodhur 25 vite më parë. Në akademinë përkujtimore, presidentja Vjosa Osmani tha se më 15 janar 1999 u krye një prej krimeve më monstruoze të makinerisë vrastare të Sllobodan Millosheviçit, por ishte edhe moment kthese në histori.

Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, përveç se mohon masakrën, “po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës”. 

25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviçit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviçit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin ëilliam ëalker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

2 VITE ME PARE

"Nderim për viktimat e krimit shtetëror"/ 25 vite nga Masakra e Reçakut, reagon Rama: Gur themeltar i kujtesë së Kosovës shtet

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në lidhje me 25-vjetorin e masakrës së Reçakut. Rama e cilëson masakrën si një krim shtetëror nga Serbia  me qëllim spastrimin etnik në Kosovës.

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA: 

"25 vite nga Masakra e Reçakut

Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet."

2 VITE ME PARE

Hovenier: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak, SHBA i doli në krah Kosovës

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
jeffrey hovenier

KOSOVA- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në platformën 'X' ka thënë se askush nuk duhet të harrojë dhe mohojë atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

Hovenier ka shkruar gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës. Ai e përfundon fjalën e tij duke thënë se e mban mend mirë atë ditë.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.

 

2 VITE ME PARE

U bë zëri i masakrës së Reçakut te ndërkombëtarët, Walker: Kosova sot gëzon demokraci, falë sakrificës së shumë djemve

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
William walkerr

KOSOVË- Ish-amabasdori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka bërë homazhe sot në varrezat e 45 civilëve që u vranë në Reçak nga forcat serbe. Në 25 vjetorin e kësaj masakre, Walker ka thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.

“Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni asaj rruge jam edhe unë”, ka thënë Walker.

Ai ka shtuar se është hera e parë e tij që vjen në Reçak dhe u shpreh krenarë që ndodhet në këtë fshat.

“Kjo është hera e parë që duhet të vij me bastun, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese. Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ai.

2 VITE ME PARE

Masakra e Reçakut, Kurti: Civilët u varrosën pas 4 javësh, Serbia u përpoq ta deformonte të vërtetën

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
albin kurti

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut, ku ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar asokohe Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

“Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, ka thënë ai.

Kurti ka përkujtuar edhe 11 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë rënë në betejë duke mbrojtur trupat e masakruar në këtë fshat.

“Më 15 janar në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”, ka thënë ai.

Më herët gjatë mëngjesit kanë bërë homazhe edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të afërm e familjarë të viktimave. 

2 VITE ME PARE

Asistentja e Parlamentit Europian: Serbia ende mohon masakrën e Reçakut

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
Federica Woelk

KOSOVA- Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut në Kosovë, një ndër masakrat më të mëdha ndaj popullsisë shqiptare. Asistentja e akredituar e Parlamentit Europian,Frederica Woelk shprehet përmes një postimi në platformën 'X' se sot është një ditë e trishtuar. Woelk shton teksa përshkran ngjarjen se kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë.

Ajo thekson se masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe dhe se Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër.

“Ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak. Më 15 janar 1999, kriminelët dhe paramilitarët serbë kryen një masakër makabre ndaj popullatës civile, ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Serbia ende mohon të ketë kryer një masakër”, ka shkruar Woelk.

2 VITE ME PARE

U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm/ 25 vite nga Masakra e Reçakut, Osmani mban homazhe

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Krerët e shtetit dhe
perkujtimorja e recakut

KOSOVË- Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviç. Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

Ndërkohë që në orët e hershme të ditës së sotme familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak, në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime te varrezat e të rënëve në Masakrën e Reçakut, nga ku është shprehur se drejtësia i jep kuptim paqes e lirisë. Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker ishte bërë zëri i viktimave të Kosovës.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, përveçse e mohon masakrën, po arreston dhe torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

masakra e recakut

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen