Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. •Në total, SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë. •'Arrest shtëpie' është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. •Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre. •SPAK ka thirrur edhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. •Këto arrestime lidhen me koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. •Për këtë çështje u mor në pyetje më 4 Gusht të këtij viti, Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, për afro 2 orë e 30 minuta. •Denaj dha deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015 nga ministria e Shëndetësisë. •Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Nën akuzën e prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) u arrestua ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë
Po ashtu u u arrestua edhe Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë "Sani Service” që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizimit.
Ky koncesion i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës nga kryeministri Rama.
Kompania koncesionare ”Sani Service” ka marrë përsipër të kryejë sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë.
Burime zyrtare njoftojnë se një qendër moderne sterilizimi brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza” në Tiranë, e financuar nga qeveria, nuk ka funksionuar asnjëherë në këto 8 vite që nga fillimi i aktivitetit të kompanisë koncesionare e deri tani.
SPAK-u ka nxjerrë edhe 8 urdhëra të tjera arresti për zyrtarë të atëhershëm të lartë në Ministrinë e Shëndtësisë si edhe për anëtarë të komisionit të atëhershëm për miratimin e tenderave në ministrinë në fjalë.
Në njoftimin zyrtar të publikuar të enjten nga SPAK vihet në dukje që arrestimet "janë ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit”.
Kronologjia e dyshimeve për korrupsion me paratë publike
Në dhjetor 2015 Ministria e Shëndetësisë lidhi për 10 vjet një kontratë koncesionare me kompaninë "Sani Service”. Kontrata kishte një vleë prej 100 milion euro. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimësh të mos ofrohej nga vetë spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania "Sani Service.”
Tre vjet pas lidhjes së kontratës dhe aktivitetit të kësaj kompanie, më 2018, rezultoi që kostoja e shërbimit për sterilizimin e personalizuar të pajisjeve kirurgjikale ishte 28,3 përqind më e madhe nga shuma e caktuar në buxhetin e shtetit të atij viti.
Në fillim të vitit 2019 një grup pune i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë u angazhua të rishikojë setet kirurgjikale lidhur me numrin e instrumenteve në ҫdo set dhe ҫmimin e tyre me qëllim zvogëlimin e kostove.
Dyshimet për mashtrim dhe korrupsion ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të Shqipërisë lindën kur në kontratën prej 100 milion eurosh merrej përsipër sterilizimi vetëm për një numër të caktuar ndërhyrjesh kirurgjikale dhe jo për të gjitha, gjë që krijonte hapësira që të rritej kosto e ndërhyrjeve kirurgjikale për buxhetin e shtetit.
Në fund të vitit 2019, pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut, kallëzimi i parë penal kësaj strukture i erdhi nga shoqëra civile. Nisma "Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.
Tre vjet pas denoncimit dhe kthimit të nismës "Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit është në tavolinën e SPAK.
Faktet kokëforta flasin
Sipas të dhënave zyrtare të ardhurat e kompanisë koncesionare, që janë pagesa nga buxheti i shtetit, nga taksapaguesit, për periudhën 2016-2022 është 76 milionë euro dhe kompania koncesionare ka pasur një fitim prej 7,3 milione euro. Vetëm në vitin 2018 fitimi ishte 2,5 milionë euro.
Në atë vit Ministria e Shëndetësisë urdhëroi kufizimin e operacioneve duke kryer vetëm ato të domosdoshmet për të ulur kostot që nuk ishin parashikuar në buxhetin e shtetit 2018, kur nga buxheti i shtetit ju paguan kompanisë koncesionare 5 milione euro më shumë nga sa ishte parashikuar.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, 2013-2017, zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, i thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me koncesionin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, ka hedhur poshtë dyshimet për favorizime korruptive në kontratë.
Opozita në mbështetje të SPAK-ut
Opozita në Shqipëri, e kryesuar nga Partia Demokratike zyrtare, mbështet SPAK-un në hetimin e tij përkorrupsion dhe abuzime në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë. Kryetari i saj Lulzim Basha, tha se "SPAK-u duhet t'i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, që presin dhe meritojnë drejtësi”.
SPAK-u po vijon hetimet për të evidentuar përgjegjësitë penale edhe të personave të tjerë të cilët në kontratën koncesionare në fjalë dhe zbatimin e saj kanë kryer "veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës". /Burimi i lajmit DW
TIRANË-Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ku lëshuan 8 urdhër arreste. Ai u shpreh se do duhet të ruajë sekretin hetimor, por shtoi se është i hapur për çdo gjë.
“SPAK duhet falënderuar sepse ata po punojnë për zbulimin e të vërtetës, SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jem pa ndonjë siklet. Unë kam qenë i hapur për cdo gjë. Punët e mia janë të ndërtuara mbi bazën e shkresave dhe jo të fjalëve. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”.
I pyetur nëse ka pasur shkelje, ai tha: “Duhet të pyesni ata, jo mua. Unë kam dhënë përgjigje për ta që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit. Cfarë ndodh më pas është histori më vete, nuk jam më unë ministri që i di këto gjëra.”.
Për kontaktet me biznesmenin Ilir Rrapaj, Cani tha “Ç’ne të më njihte mua? Të më jepte edhe ca para mua, apo si e mendoni ju? Ç’donte ai me mua? Ministri i Financave nuk ka asnjë lidhje me këtë, pse duhet ta njoh?”
GJKKO i kërkon SPAK-ut të ushtrojë ndjekje penale edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Vendimi prej 348 faqesh për koncesionin e sterilizimit është dhënë që më 23 qershor, thanë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK i ka dërguar për ekzekutim një ditë më parë.
Në këtë dosje një nga të parat të dorëzuara në SPAK, ndodhi edhe përplasja e parë mes Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së e cila ka miratuar dhe ka sugjeruar ushtrim të ndjekjes penale edhe për 6 ish zyrtarë, mes tyre edhe për ish ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani, por SPAK, nuk ka dorëzuar ende një mase të dytë, thanë burime shumë të sigurta të Anila Hoxhës.
Për herë të parë gjykata urdhëron Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e sterilizimit sepse sipas gjykatës është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi, përderisa biznesmeni Ilir Rrapaj ka njohje me ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.
GJKKO vendosi masën “arrest me burg” për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.
Aktualisht ish-ministri Shkëlqim Cani ndodhet në SPAK këtë të enjte.
Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre. Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.
Në lidhje me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.
Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.
Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.
Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar për 8 urdhër-arrestet për koncesionin e sterilizimit, operacion ku u vu në pranga ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj, disa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Kallëzimi penal është bërë në Dhjetor 2019 nga Nisma Thurje dhe SPAK thotë se më 13 Janar 2020 ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK bën me dije se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
NJOFTIMI I SPAK
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
1. Caktimin ndaj personit nën hetim K.R. të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim I.Rr, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim M.S. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
4. Caktimin ndaj personit nën hetim S.K. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim A.Gj. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
6. Caktimin ndaj personit nën hetim P.M. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
7. Caktimin ndaj personit nën hetim G.B. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
8. Caktimin ndaj personit nën hetim N.A. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
Vendimi për caktimin e masave të sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili u arrestua për koncesionin e sterilizimit, ka deklaruar se nuk ka lidhje me zyrtarët e që merreshin me procedurat.
Pavaresisht se ka deklaruar se nuk ka njohje me zyrtarët që merreshin me procedurat e koncesionit, rezulton e kundërta, raporton gazetarja Klodiana Lala. Po ashtu, mësohet se Rrapaj ka njohje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.
Çfarë ndodhi sot?
Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.
Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.
Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

TIRANË- Ditën e sotme u bë publike firmosja e tetë urdhër-arresteve nga GJKKO për personat e akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është firmosur dy muaj më parë, por është mbajtur top sekret pasi Ilir Rrapaj jetonte në Itali dhe prisnin momentin që ai të kthehej në Shqipëri. Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.
Çfarë ndodhi sot?
Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.
Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.
Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.
Biznesmeni Rrapaj u arrestua dje në mbrëmje ndërsa SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste; krahas dy arrestimeve, dy zyrtarë të tjerë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe M.S janë në arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë detyrim paraqitje, Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi.
Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani u thirr sot nga SPAK-u si person që ka dijeni rastin, për të shpjeguar qëndrimet hezituese të tij para se kjo kontratë të miratohej.
Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.
Për çështjen e sterilizimit SPAK ka marrë dëshmi edhe nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me të cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte të shpeshta.
Zoti Beqaj ka hedhur poshtë dyshimet për favorizime korruptive në kontrata.
Prokuroria deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.
Drejtuesi i Nismës Thurrje, Endri Shabani, reagoi me një mbështetje për SPAK-un, që po heton këtë çështje, duke theksuar se “populli shqiptar pret drejtësi një orë e më parë”. Opozita mbështeti SPAK-un, duke e nxitur që t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, dhe “SPAK duhet t’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi”.
Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.
Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.
Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim./VOA
TIRANË- Masat e sigurisë ndaj 8 të arrestuarve për dosjen e sterilizimit, janë firmosur nga ana e gjykatës së Posaçme që prej muajit qershor. Vetëm ditën e djeshme i janë dërguar policisë së Shtetit për ekzekutimin e tyre. Gjithashtu referuar kësaj çështjeje përveç firmosje, GJKKO i ka lënë edhe disa detyra SPAK per kete çeshtje.
Sipas të dhënave, Gjykata pasi u njoh me kërkesën e SPAK dhe dosjen, ka kërkuar nga struktura antikorrupsiom hetimin edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Gjithashtu disa detyra janë dhënë edhe për ishëministrin Shkëlqim Cani, i cili u thirr për tu marr në pyetje pas lëshimit të masave.
Pritet që në ditët në vijim për çështjen dhe në zbatim të detyrave të gjykatës, SPAK të thërras edhe njëherë ish ministrin Beqja.
TIRANË- Tetë urdhër arreste u lëshuan sot nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, një tender me vlerë 100 milionë euro. Nga këto, dy masa janë ekzekutuar. Tashmë është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Për dy zyrtarë, konkretisht Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe M.S drejtoreshe juridike është caktuara masa e “arrestit të shtëpisë”.
Ndërsa për rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata dhe tre persona të tjerë, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.
I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh. Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.
Por çfarë është kontrata e sterilizimit?
Ajo është një prej katër projekteve të PPP me mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas të dhënave të publikuar nga BIRN pak kohë më parë rezulton se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Elektrobisturia është pjesë e njërit prej seteve kirurgjikale, që kompania koncesionare “SaniService” i shet Ministrisë së Shëndetësisë për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH) për çdo ndërhyrje.
Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara.
Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

Klodian Tomorri
Në qershor të vitit 2015, qeveria shqiptare dha koncesionin e tretë në sektorin e shëndetësisë. Ky ishte koncesioni i sterilizimit të pajisjeve që spitalet publike përdorin në ndërhyrjet kirurgjikale.
Kontrata u përfitua nga një bashkim prej 4 kompanish. Ato ishin Investital me 40 për qind, Servizi Italia me 30 për qind, Tencosanimed me 15 për qind dhe U.JET me po 15 për qind. Tre kompanitë e fundit janë italiane, ndërsa e para, ajo që ka pjesën më të madhe të aksioneve, zotërohet nga një emigrant shqiptar i quajtur Ilir Rrapaj.
I emigruar në Peruxhia të Italisë, zoti Rrapaj nuk kishte asnjë eksperiencë në fushën e shëndetësisë. Ai kishte ngritur atje një kompani të vogël që prej viteve 2000, e cila ushtronte aktivitet në fushën e ndërtimit. Por menjëherë pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, biznesmeni nga Rexhepaj i Vlorës u kthye në atdhe dhe fati i tij do të ndryshonte.
Aksioneri më i madh pa asnjë financim
I njohur si mik i ish ministrit të atëhershëm të shëndetësisë Ilir Beqja, zoti Rrapaj arriti të shtinte në dorë së bashku me tre kompanitë e tjera kontratën me vlerë 140 milionë euro. Për të realizuar kontratën e majme, katër ortakët themeluan në Shqipëri kompaninë Saniservice. Dhe puna nisi menjeherë.
Për të financuar aktivitetin në vitin e saj të parë, kompania përdori një hua prej 877 milionë lekësh (8.4 milionë euro me kursin aktual), të marrë nga pronarët e saj. Por financimi erdhi vetëm nga 3 ortakët italianë. Kompania e zotit Rrapaj, Investital LLC, që kishte pjesën më të madhe të aksioneve nuk disbursoi asnjë cent.
Sigurisht që huadhënia nga pronarët është një praktikë e ligjshme dhe e njohur në financimin e aktivitetit të një biznesi. Huatë që merren kthehen sërish nga të ardhurat që kompania gjeneron përmes aktivitetit të saj. Por në një sipërmarrje me 4 aksionerë, ai që nuk financon ka risk zero dhe pret vetëm radhën kur kompania të ndajë fitimet.
Në këtë rast fitimet ishin të sigurta dhe risku pothuajse zero, pasi koncesioni garantohej nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, me duart në xhepa zoti Rrapaj priste vetëm radhën për të marrë fitimet nga kompania.
Pikëpyetja e madhe është se si një kompani, e cila nuk kontribuon me financime dhe nuk ka as eksperiencë arrin të bëhet aksionerja më e madhe e një koncesioni të majmë?
Në botë ka raste të tilla, kur sipërmarrës nisi nga hiçi biznese miliarda dollarëshe. Google dhe Facebook janë dy raste klasike. Por ata që ndërtuan këto kompani janë gjenij, të cilët kishin ide që revolucionarizuan botën. Aseti i vetëm i zotit Rrapaj ishte njohja e tij me Ilir Beqjan dhe një foto me kryeministrin e Shqipërisë.
Koncesion pa tavan
Kur u shpall tenderi në vitin 2015, fondi limit i tij ishte përcaktuar 9.65 miliardë lekë (92 milionë euro) për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit. Me pak fjalë 965 milionë lekë në vit për 10 vitet e kontratës.
Por vlera limit u thye që në vitet e para sepse kontrata nuk kishte tavan të sipërm. Brenda tre viteve, financimi i buxhetit për koncesionarin e sterilizimit arriti në 1.7 miliardë lekë në vit ose gati dyfishin e fondit limit.
Për të përmbajtur çmendurinë që po masakronte buxhetin e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, spitalet publike filluan të ndërprisnin operacionet duke i lënë pacientët në listë pritje. E megjithatë, sterilizimi nuk ngopej.
Në vitin 2020, pasi financat e shtetit u hodhën në tokë nga pandemia, ministrja e financave Anila Denaj kërkoi rinegocimin e koncesionit për t’i vendosur tavan shpenzimeve, që kishin dalë jashtë çdo kontrolli. Zonja Denaj, më parë kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimeve dhe ishte një nga njerëzit që e dinte më mirë nga kushdo se çfarë po ndodhte me kontratën.
Koncesioni u rinegociua me tavan, sigurisht shumë më teper sa sa fondi limit i përcaktuar kur u dha kontrata. Aktualisht sterilizimi iu kushton shqiptarëve 13.5 milionë euro në vit, 50 për qind më shumë se vlera e përcaktuar. Dhe nga këto para që disburson buxheti, zoti Rrapaj fiton 700 mijë euro neto pas taksave, çdo vit. Me duar në xhepa.
Nga Oligarkia.al

SPAK ka lëshuar deri tani 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë për abuzime me koncesionin e sterilizimit.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Për këtë koncesion kishin nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.
“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se për periudhën 2016-2022, të ardhurat e koncesionarit, që janë pagesa nga buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve arritën në 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro. (shiko tabelën).
Duke përjashtuar dy vjet që ka dalë me humbje, koncesioni ka fituar rreth 7.3 milionë euro. Norma e fitimit ka qenë mesatarisht rreth 15%.
Viti me të ardhura më të larta ishte ai 2018, me 1.7 miliardë lekë të ardhura, shumë që ishte më e lartë sesa parashikimi buxhetor, duke bërë që Ministria e Shëndetësisë të urdhëronte kufizimin e operacioneve (jo të domosdoshme) për të parandaluar shpenzimet tej parashikimit.
Ministria e Financave, në një raport të vitit 2020 për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin ka pranuar se risku i financimit është marrë përsipër tërësisht nga buxheti dhe deri tani janë materializuar risku i kërkesës dhe risku i negocimit, çka ka bërë që buxheti të paguajë rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.
Kostoja e këtij koncesioni u rrit ndjeshëm, për shkak të numrit të lartë të ndërhyrjeve kirurgjikale, në raport me parashikimet.

Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.
Sipas raportit të financave, pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit.
Por, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në 2018-n. “Niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë është 62 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117 000 ndërhyrje”, thuhet në raport.
Po në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë përmbylli një proces rinegocimi me kompaninë “Sani Servise” me qëllim që të ulë kostot e pagesave buxhetorë, të cilat kishin kaluar parashikimet në kontratë për shkak se, numri i operacioneve të zhvilluara në spitale ishte më i lartë se parashikimet.
Ministria e Financave bëri të ditur se pas negociatave u ra dakord me koncesionarin që për të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale dhe obstetri-gjinekologji të kryera në strukturat spitalore që do të tejkalojnë kufirin e 63,000 ndërhyrjeve në vit, do të aplikohet një zbritje e barabartë me 25% të çmimit.
Zbritja do të aplikohet duke filluar nga fatura përmbledhëse mujore për muajin në të cilin do të rezultojë dhe do të njoftohet nga koncesionari, tejkalimi i 63,000 ndërhyrjeve në vit./MONITOR

TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur në SPAK pasi është thirrur si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.
Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
SPAK ka lëshuar 8 urdhra arresti, me masa të ndryshme, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është një ndër të 8 arrestuarit nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.
Kështu, GJKKO ka caktuar masën 'detyrim paraqitje' për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për 'Falsifikim dhe shpërdorim detyre'.
Policia ka ekzekutuar sot 8 urdhër-arreste për zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë si dhe anëtarë të komisionit të tenderit për dhënien e koncesionit të sterilizimit, firmosur në 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme./Dosja.al
TIRANË- Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit. Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite.
Arrest me burg
Ilir Rrapaj, biznesmeni fitues i tenderit, akuzohet për mashtrim
Klodjan Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi
/Dosja.al
TIRANË- Policia ka nisur arrestimet pas hetimeve 3-vjeçare për koncesionin e sterilizimit. Kështu, disa orë pas shoqërimit në jug të vendit, Policia ka vënë në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky arrestim u bë pas prangosjes së Klodian Rjepaj, ish-zv minister i Shendetsisë në lidhje me koncensionin e sterilizimit.
Rrapaj nuk ishte paraqitur më herët në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me këtë koncesion që po hetohet nga Prokuroria Speciale prej disa vitesh. Për këtë arsye, SPAK kishte kërkuar nga policia që biznesmeni të shoqërohej dhe të dërgohet në Prokurorinë Speciale për t’u pyetur nga prokurorët anti-korrupsion.
Më herët për të njëjtën çështje, nga SPAK janë pyetur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe zv/ministri Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit ishte me vlerë 100 milionë Euro me afat 10-vjeçar. Tenderi u fitua nga një grup kompanish italiane, ku Ilir Rrapaj posedonte 40% të aksioneve./Dosja.al
TIRANË- Arrestohet ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në lidhje me koncensionin e sterilizimit.
Ky hetim ka nisur dhe është regjistruar për herë të parë më 23 dhjetor 2019. E njohur si dosja e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe e denoncuar në atë kohe nga “Nisma Thurje”, e bëhet fjalë për tre vepra penale ndaj zyrtarëve të lartë që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera.
Në atë kohë, SPAK pyeti tre herë ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Rrjepajn, që mes të tjerash rezulton se përmes një memoje 26 qershorit 2014 përmendi qendrën e sterilizimit në QSUT si vendi ku mund të përballohej sterilizimi i instrumenteve për 60 mijë operacione.
Vetëm një shkresë me protokoll 693/4 provon se vlera e pajisjeve të marra në dorëzim nga koncensionari shkonte 107 milionë lekë.
I pyetur sikurse edhe anëtarët e komisionit edhe ish zëvendës ministri mësohet të ketë argumentuar se dhënia me koncension u krye duke shmangur prokurimin publik shtyrë nga situata e infeksioneve të larta.
E kur kanë kaluar 3 vite nga hetimet për këtë çështje, kanë nisur edhe arrestimet. /Dosja.al
TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug të vendit mbrëmjen e kaluar dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë.
SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare.
Gazetarja Klodiana Lala tregon për 'Balkanweb' se Rrapaj është shoqëruar në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit. Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK.
Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar./Dosja.al