LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ 75-vjeçarja që u vra nga burri do prehet në vendlindje, trupi i të moshuarit ende në morg. Fqinja: Dëgjuam ulërima...

• Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80- vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe dhe më pas vrau dhe veten. • Mësohet se varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. • Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambres të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët. • Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre. • Motivet e krimit dyshohet se janë konfliktet e vazhdueshme të çiftit të moshuar, i cili edhe pak ditë më parë ka debatuar ashpër, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë. • Vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë  policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. • Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri. • Ndërkohë, Fqinja e viktimave, Natasha Vrapi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies së çiftit që u vranë ditën e djeshme. • Duke folur për mediat, Vrapi ka ka treguar se ishin njerëz shumë të mirë, ndërsa thekson se fëmijët ndodheshin jashtë Shqipërisë. • Po ashtu, Vrapi tregoi se nëna mund të ketë mbrojtur djalin e vogël, i cili prej rreth një muaji ndodhej në vendlindje.

3 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Shefiti ishte problematik, kishte hije të rëndë"/ Krimi në familjen në Roskovec, flet vëllai i 75-vjeçares: Atë ta varrosin në kanalin më të thellë, le ta hanë qentë

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ 75-vjeçarja që u vra nga
Ermal Azizaj

TIRANË- Ermal Azizaj, vëllai i viktimës në fshatin Kuman të Roskovecit, Dashuri Rrapaj e cila u vra me pushkë nga bashkëshorti i saj ka folur rreth ngjarjes. I vëllai ka rrëfyer se bashkëshorti i të motrës, Shefiti ka qenë gjithmonë agresiv dhe problematik. Azizaj shprehet se Shefiti kishte një hije të rëndë edhe te fëmijët, por gjithmonë ia mbulonte motra e tij. 

Ai tregoi se lajmin për tragjedinë ia dha nipi dhe më pas kishte telefonuar të vëllanë me shpresën se do e gjenin motrën të gjallë. Azizaj foli edhe sherret që kishin pasur autori më herët dhe një tentativë vetëvrasje në vitin 2006. Në fund, Azizaj shprehet se nuk i interesonte se ku do varrosej Shefiti, teksa shprehet se "ta varrosin ku të duan edhe në kanalin më të thellë, ta hanë qentë”.


“Shefiti gjithmonë ka qenë agresiv dhe problematik. Erdha nga puna dhe po haja pak bukë, kur më bie telefoni në Messenger, e lashë nuk e hapa, thashë do marrë përsëri. Por po më bluante diçka në gurmaz dhe u ngrita dhe kapa telefonin, shiko, ishte nipi. E mora, më tha “kanë vdekur të dy, e ka vrarë!”.  

Në atë moment mora vëllanë e madh në telefon dhe njëri-tjetrin, për ta shpëtuar, shpresonim mos e gjenim gjallë, por jo. Shteti bën punën e vetë. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë gjithmonë për atë ka qenë mbulesë. Ai kishte hije prind me hije të rëndë. Edhe si baba, të vijë fëmija, se jemi vetë familjarë.

Para dhjetë ditësh të themi erdhën me polici, vjen motra dhe nipi këtu me polici, më morën nipit nga Greqia më thanë shko se i ka denoncuar Shefiti. Pse, kishin mbjellë në tokë atje, pse i mbolle këtu patatet po s’i mbolle atje. Përcolla gocën në Tiranë në shkollë dhe pastaj shkova te motra në Roskovec, i ngushëllova atje, u hodha duart në qafë dhe u thashë ça keni? Edhe Shefitit. Po ja thanë… U thashë, edhe Shefitit, ça keni, s’të pëlqejnë këtu, mos i mbill këtu, mbilli më tej, qetësohu, këto janë konflikte koti.

Ai ka qenë problematik. Unë kam qëndruar në Greqi 25 vite por ça të them, burrë i dhunshëm, po ka qenë. Para 20 vitesh ka bërë vetëvrasje, mars 2006. Kush e çonte në mendje se ai kishte armë, kujt i shkonte mendja për armë.

Ne kemi marrë të ndjerën tonë, motrën tonë, ta varrosim atje ku kemi nënën dhe babanë. Për atë nuk më intereson fare, e kam lënë me zë e me shkrim, çojeni ku të doni, varroseni në kanalin më të thellë, ta hanë qentë, nuk më intereson fare…”, tha Ermal Azizaj./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

'Dashuria qante shumë'/ Krimi në familjen Rrapaj, fqinja: Bën vaki të jetë hedhur për të mbrojtur djalin

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ 75-vjeçarja që u vra nga

ROSKOVEC- Fqinja e viktimave në fshatin Kuman të Roskovecit, Natasha Vrapi ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies së çiftit që u vranë ditën e djeshme. Duke folur për mediat, Vrapi ka ka treguar se ishin njerëz shumë të mirë, ndërsa thekson se fëmijët ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu, Vrapi tregoi se nëna mund të ketë mbrojtur djalin e vogël, i cili prej rreth një muaji ndodhej në vendlindje.

“Shkonin shumë burrë e grua. Përpara 25 viteve ka marrë truallin e burrit tim këtu, hynim e dilnim më përpara. Kanë qenë njerëz shumë të mirë. Nuk e di nga i erdhi. Herën e fundit që piu kafe tek unë, më tha pak do rri se do iki se kam Shefikun sëmurë, nuk e di nga i erdhi. Të gjithë fëmijët i ka në Greqi, një djalë e ka në Angli, tre vajzat i ka në Greqi, vetëm njërën ka në Shqipëri.

Qante gjithmonë për vajzën e madhe se nuk kishte fëmijë, qante sa herë, ajo është në Berat. Muajin e fundit djali i vogël ka qenë në Greqi tërë kohën, por muajin  e fundit ka qenë këtu me këta. Bën vaki të jetë hedhur (mbrojtur) për djalin, se çdo nënë për fëmijën bëhet copash.

Vetëm Dashuria është tek kjo shtëpi, djemtë babain e tyre e kanë lënë në morg, sa të qetësohet situata. Fisi i Shefikut nuk ka ardhur fare këtu, janë vetëm njerëzit e Dashurisë. Kur ika ishte qetësi, por kur i ktheva po ulërinin. Kam qarë për atë grua se ishte shumë zonjë”, tha fqinja e tyre.

3 MUAJ ME PARE

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ 75-vjeçarja që u vra nga burri do prehet në vendlindje, trupi i të moshuarit ende në morg

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ 75-vjeçarja që u vra nga
Dashuri Rrapaj, Shefit Rrapaj

ROSKOVEC- Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80- vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe dhe më pas vrau dhe veten. Mësohet se varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë.

Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambres të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre. Motivet e krimit dyshohet se janë konfliktet e vazhdueshme të çiftit të moshuar, i cili edhe pak ditë më parë ka debatuar ashpër, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë  policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri./Dosja.al

roskovec dashuri rrapaj shefit rrapaj natasha vrapi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen