Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mëngjesin e sotmë ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri. • Në njoftim thuhet se po vijon puna në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. • Situatë serioze u raportua në Malin e Gjerë ku ushtria, efektivë policie dhe forcat zjarrfikësve, si edhe vullnetarë u mobilizuan për fiksjen e zjarrit rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. • Pas disa orësh në luftë me flakët vatra e zjarrit u fik pasditen e sotme. • Ministria bëri me dije se më shumë se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion. • Po ashtu mësohet se po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor. • Ndërkohë një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. • Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. • Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët pasi edhe pak ditë më parë u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm. • Pasdite ministria e Mbrojtes ka njoftuar se është bërë i mundur shuarja e zjarrit në Dropull. • Më tej në njoftim thuhet se vendi po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. • Ndërkohë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. • Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.
5 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është shuar me sukses ditën e sotme. Mësohet se pas fikjes së zjarrit në Dropull është shuar edhe zjarri në Malin e Gjerë. Raportohet se operacioni kundër zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke shuar plotësisht të 4 vatrat.
Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura. Zjarrfikësit vazhdojnë ti mbajnë në monitorim zonat ndërsa rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.

DROPULL- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar pasditen e sotme se është bërë i mundur shuarja e zjarrit në Dropull. Ministria bën me dije se pas një pune të pandërprerë forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull.
Më tej në njoftim thuhet se vendi po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër.
"Mirënjohje të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen e flakëve në fshatin Kakodhiq! Përsërisim thirrjen për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, në mënyrë që të shmangen ngjarje që dëmtojnë mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët!" thuhet në njoftimin e ministrisë.
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë. Mësohet se në zonë kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët pasi edhe pak ditë më parë u përfshi nga një zjarr, që dyshohet se ishte i qëllimshëm.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri. Në njoftim thuhet se sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.
Po ashtu mësohet se po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.
Njoftimi:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri.
Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.
Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë - Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.
Falënderim për të gjithë efektivët zjarrfikës, efektivët e Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor e forcave vullnetare që po luftojnë prej disa ditësh me flakët.
GJIROKASTËR- Situata serioze me vatrën e zjarrit në Malin e Gjerë ka bërë që ushtria, efektivë policie dhe forcat zjarrfikësve, si edhe vullnetarë të nisen rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm drejt atij vendi.
Bëhet me dije se më shumë se 11 forca zjarrfikëse të Bashkisë Gjirokastër, 34 forca vullnetare dhe 50 ushtarë janë angazhuan në këtë aksion ndërkohë që situata konsiderohet si kritike.