LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i kërkon Nikollës heqjen e mandatit të Xhaçkës, Çuçi: Miratohet ngritja e Komisionit për Dezinformimin

• Ditën e sotme është zhvilluar Konferenca e Kryetarëve në të cilën ka pasur debate me tone të larta. • Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s ka kërkuar të zhvilloj interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, por që ky i fundit e ka refezuar. •  Debatet në konferencë kanë qenë rreth çështjes së interpelancës, ku mazhoranca ka refuzuar duke e quajtur që çështjen jo një aktivitet të Kryeministrit. • Më pas është diskutuar dhe mandati i deputetes Olta Xhaçka ku palët do ta përcjellin shqyrtimin në Këshillin e Mandateve. •  Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur në mbledhje e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri. •  Çuçi iu përgjigj shqetësimeve të deputetëve të opozitës, Flutura Açka e Jorida Tabaku. •  Në fund u miratua ngritja e komisionit vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita kërkoi më tepër kohë.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Komisioni për Dezinformimin", Bardhi: Të shtyhet, kërkojmë qartësim nga PS për iniciativën

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i
Gazment Bardhi

TIRANA- Teksa ka folur në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar shtyerjen e komisionit për Dezinformimin. Sipas Bardhit për këtë, PS do duhet që të qartësojë iniciativën, të informojë opozitën dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet. Ai ka shtuar se opozita bashkëndan shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave, por çështja sipas tij është e ndjeshme.

"Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni iniciativën, të informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet.

Flisni për marrëveshje ndërkombëtare, marërveshje me SHBA, dhe ne nuk dimë asgjë për atë marrveshje pasi nuk na e keni vënë në dispozicion, edhe pse Kushtetuta e detyron qeverinë të na vendos në dijeni. Këto çështje që pretendohen të trajtohen në ketë komision të posaçëm mund të trajtohen fare mire ne komisionet respektive, Komisionin e Medias apo Komisionin e Sigurisë.

Pse nuk mund të trajtohen aty? Do duhet të hiqet çdo dileme për nderhyrje në lirinë e medias. Nëse nuk është ky qëllimi i fshehur, duhet të marrin kohën e nevojshme dhe mos e trajtojmë si një temë për konsum ditor. Ka një Rezolutë të Kuvendit në 2019, e miratuat dhe e harruat. E trajtuat si temë dite dhe aq. Aty përcaktohet detyrimi që institucionet e sigurisë të sjellin raport në Kuvend, gjë që nuk e kanë bërë. Duhet të konsuktohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet", ka thënë Bardhi.

2 VITE ME PARE

Konferenca e Kryetarëve miraton me votat e PS Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin, Çuçi: Do ketë afat 1-vjeçar

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Mësohet se komisioni u miratua vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita kërko më shumëm kohë për diskutim. Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka theksuar se ky komision do të jetë me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

“Duke iu referuar marrëveshjes me SHBA, të cilës iu referuar zonja Tabaku, ne nuk kemi detyrime, por marrim iniciativa dhe e sjellim në Parlament që të bëhet gjithëpërfshirëse. Fakti që jemi vonë nuk duhet të na bëjë të vonojmë më tepër. Objekti i këtij Komisioni të Posaçëm do të hyjë të paktën në termat e 4 komisioneve të tjera parlamentare( Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit) Me afat 1-vjeçar sepse fusha e veprimit të këtij komisioni është shumë e gjerë. Ekzaktësisht ky komision do të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e ligjit të AMA që përmendi zonja Açka. Komisioni i Posaçëm i PE ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe është marrë me të gjitha ndërhyrjet në shtetet e BE”, tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

Komisioni për dezinformimin, Gjekmarkaj: Ndërhyrje në lirinë e medias, dështim i paketës antishpifje

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar propozimi për një komision të posaçëm parlamentar për dezinformimin, është një tentativë për të spostuar diskursin politik nga aferat e qeverisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje, e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.

“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundështua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka mdodhir në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh", tha Gjekmarkaj.

2 VITE ME PARE

"Të ngrihet Komision për Dezinformimin", Konferenca e Kryetarëve, Çuçi: S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo BE

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i
Konferenca

TIRANA- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri. Çuçi tha se dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike. Ai shtoi se ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme dhe se kjo do të bëjë një analizë të plotë të situatës.

“Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë çdo iniciative te mazhorancës. Por nuk eshte ky rasti. Për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara. Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike. Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posacëm për këtë punë. Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë. Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës. Mendoj se nese ky Parlament do të ketë një komision ku ne duhet të jemi në sinkron, është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve. S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE. Është në nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni”, tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

"Këshilli i Mandateve mblidhet të hënën për Xhaçkën", debat në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Keni nxjerr justifikime absurde

Debate të forta në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi i
Konferenca

TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet të hënën lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ndërkohë që nuk ka munguar debati në Konferencën e Kryetarëve mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Bardhi i është drejtuar Nikollës duke i thënë se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Nga ana tjetër Nikolla ka deklaruar se të hënën do të mblidhet këshilli i mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Pjesë nga debati:

Bardhi kryetares së Kuvendit: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve  ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.

2 VITE ME PARE

Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi për çështjen e Olsit, kreu i PD-së i drejtohet Nikollës: S'ka tagër të mos pranojë

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi