Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të punës në lidhje me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. • Në nisje të konferencës, Rama deklaroi se puna duhet që të vazhdojë pa humbur kohë dhe të kapi çdo afat. • Kryeministri ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që po konsolidon institucionet e drejtësisë. • Sipas Ramës ky proces është historik pasi transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet që nuk i kanë pasur kurrë. • Për sfidën më të madhe të Shqipërisë për integrimin në BE, Rama deklaroi se është siguria ushqimore dhe siguria e konsumatorit. • Ndërsa në fund të fjalës, Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet realitet brenda vitit 2027. • Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se puna për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE ka nisur. • Dhuka sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione. • Dhuka theksoi se deri në fund të vitit 2026 janë planifikuar të mbyllen 12 deri në 16 kapituj për anëtarësimin në BE, ndërsa në fund të vitit 2027 planifikohet që të mbyllen të gjithë kapitujt e mbetur.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet realitet. Gjatë mbledhjes së sotme, Rama theksoi se kjo duhet që të vihet në punë brenda vitit 2027. Sipas Ramës, kurorëzimi i kësaj pune do ta çojë nivelin e vendit në shembull.
”Te prokurimi publik kemi bërë progres të madh në raport me vetveten dhe në raport me rajonin, por ende nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, çka do të thotë plotësim i këtij aspekti si pjesë e kushteve. Është e rëndësishme dhe vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimit publik me inteligjencë artificiale të vazhdojë dhe të kurorëzohet. Kurorëzimi i saj do të na çojë në një nivel tjetër dhe do të na bëjë një vend shembull në këtë aspekt. Kjo duhet t’i përkasë kësaj kornize kohore, brenda kalendarit të negociatave, dhe viti 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të realizuar,” tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe e Shqipërisë për integrimin në BE është siguria ushqimore. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në kryeministri, Rama ka deklaruar se bashkë me sigurinë ushqimore është dhe siguria e konsumatorit, të cilën e quajtur si sfidën e sfidave.
”Patjetër që barrën më të madhe në të gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë në të gjithë kompleksitetin e vet kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, bujqësia, financat, e me radhë. Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë, e para domosdoshmëria për të kaluar nga një proces i kufizuar, për të kaluar nga drita e kuqe tek jeshilja, në prokurimin publik kemi bërë një progres të madh por nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimin publik me Ai duhet të vazhdojë intensivisht. Kjo nuk është diçka që i përket shekullit të ardhshëm por kësaj kornize kohore. 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të plotësuar. Së dyti, është kontrolli financiar, edhe aty kongresi është i kufizuar. Kemi nisur një punë parapake pa hyrë në të gjitha të tjerat por duke e mbyllur sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që po konsolidon institucionet e drejtësisë. Gjatë një mbledhje në kryeministri, Rama deklaroi se ky proces është historik pasi transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet që nuk i kanë pasur kurrë në dorë.
Sipas Ramës, puna që po bëhet në këtë proces jo vetëm që bën transformim institucional por siguron dhe kapacitete për të parandaluar korrupsionin.
“Procesi ka shumë ngarkesë dhe është për tu përgëzuar e gjithë skuadra e negociatave, me në krye Majlindën. Është për t’u përgëzuar puna e ministrave, që janë më pranë këtij procesi, për arsye që duhen, Ministri Drejtësisë dhe ai i Brendshëm së bashku me kryenegociatorëve nën një prezantim shterues përballë ambasadorëve në Bruksel. Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase, apo kalimit të një reforme, apo pastaj miratimit të reformës në Bruksel është se ky proces rrit kapacitet thelbësore institucionalë të vendit. Procesi ka dobi të jashtëzakonshme dhe i është pazëvendësueshëm me asgjë tjetër. Ky proces është historik, sepse transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet për të vepruar që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë. Ky proces konsolidon institucionet e drejtësisë, të cilat kanë kaluar në një fazë tjetër pasi kanë pavarësinë që nuk e kanë pasur kurrë dhe ndërkohë në procesin e konsolidimit do duhet të rrisni profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të tyre, në ndërkohë që ky proces siguron luftën kundër korrupsionit jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin modernizimit të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapacitete të të gjithë shteti për të parandaluar korrupsionin,“ tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se deri në fund të vitit 2026 janë planifikuar të mbyllen 12 deri në 16 kapituj për anëtarësimin në BE. Gjatë konferencës së sotme, Dhuka ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në. Ndër të tjera Dhuka shtoi se në fund të vitit 2027 planifikohet që të mbyllen të gjithë kapitujt e mbetur më pas.
“Shqipëria ka marrë deri më tani mbështetjen e BE-së, por deri në 2027, edhe deri në fund të dekadës ka shumë punë për t’u bërë. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian. Nga Shqipëria presin me durim edhe vlerësimin e vendeve anëtare dhe jemi të gatshëm të plotësojmë kërkesat e veçanta që mund të vijnë edhe nga vendet anëtare.
Me të marrë vlerësimin pozitiv edhe nga vendet anëtare Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një. Kemi filluar punën për mbylljen e negociatave. Gjatë 2025 kemi punuar edhe për plotësimin e kushteve për mbylljes së negociatave, jo vetëm për çeljen e tyre. Në krye të punës qëndrojnë grupi negociator dhe të gjithë ministrat pa përjashtim. Puna është komplekse, jo e komplikuar, me përjashtim të disa rasteve që për nga natyra janë të tilla, që do të thotë që shtrohet në shumë institucione njëkohësisht, 157 institucione Shqipëri-BE. Ku ndodhet sot Shqipëria, në aspektin e vetëvlerësimit, se i ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme.
Ndryshe e thënë 92 pika të veprimit strategjik. Shqipërisë i janë dhënë kushtet për mbylljen e negociatave për 31 nga 33 kapitujt e BE. Deri tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka mbyllur 24 kushtet e ndërmjetme. Parashikojmë ose kemi ambicie të madhe, që Brenda vitit 2026 të jemi gati teknikisht me kushtet për 12-16 kapituj, dhe brenda 2027 me kapitujt e mbetur, duke ndarë pak a shumë peshën e punëve”, u shpreh ajo./Dosja.al
TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se puna për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE ka nisur. Në një konferencë për rrugëtimin e integrimit, Dhuka ka deklaruar se ka një punë masive që mbetet për tu bërë deri në vitin 2027.
Dhuka sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione.
'Shumë punë është përpara për tu bërë deri në vitin 2027, dhe pas këtij viti deri në fund të dekadës ku apsirojmë që të kemi përmbushur kriteret për të qenë pjesë anëtare e BE. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian në shkurt të këtij. Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë. Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një të 33 kapitujve, ne kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Kemi punuar për plotësimin e kushteve për mbylljen e negociatave, pra për çeljen, për kushte e ndërmjetme, dhe për kushte e mbylljes. Shqipëria është proaktive, vepron paraprakisht për përgatitjet teknike dhe kjo është arsyeja pse lëvron në kohë të gjitha rezultate e reformave, sepse punohet në shumë fronte dhe institucione njëkohësisht. Punë është komplekse, jo e komplikuar. Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. Shqipëria i ka përmbushur 24 kushte të ndërmjetme. Kemi marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme,' tha Dhuka./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të punës në lidhje me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në nisje të konferencës, Rama deklaroi se puna duhet që të vazhdojë pa humbur kohë dhe të kapi çdo afat.
“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha Rama./Dosja.al