LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e Tiranës, 4 makina të përplasura gjatë ndjekjes! 29-vjeçari i arrestuar lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn

• Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur një automjet Audi Q8 nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. • Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri. • Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. • Po ashtu bëhet me dije se i arrestuari lidhje me Aleksandër Sadikajn. • Më pas ka reaguar edhe policia. • Në njoftim thuhet se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. • Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. • Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. • Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. • Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Aksion si në filma në rrugët e Tiranës, ja çfarë mbeti pas ndjekjes nga Policia të një Audi Q8

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një aksidenti të ndodhur në Tiranë pas një ndjekjeje nga policia si nëpër filma. 

Policia njoftoi se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.

Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

1 VITE ME PARE

Tentoi t'i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete/ Kush është i riu që u kap me armë zjarri sot në Tiranë (EMRI)

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Skerdi Sina është 29-vjeçari i arrestuar mbasditen e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se Sina është një prej pesë personave që u shpallën në kërkim nga Policia në Janar të këtij viti, pas ngjarjes në Astir, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja kërkoi ndihmë pasi pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona në një apartament të marrë me qira në zonën e Astirit. Po ashtu 29-vjeçari raportohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn. 

Sina tentoi që ti ikë policisë, pasi fillimisht është pikasur në rrugën Myslym Shyri, por forcat shqiponja i janë vënë nga pas dhe e kanë arrestuar. Gjatë ikjes Sina ka përplasur edhe katër automjete të tjera dhe ishte në shoqërinë e një peroni tjetër. Gjatë largimit, Sina dhe personi tjetër kanë hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Aktualisht Policia vijon punën për kapjen e një personi të dytë që ishte me Skerdi Sinën.

1 VITE ME PARE

Aksion në rrugët e Tiranës me ndjekje dhe përplasje, reagon Policia: Efektivët kishin dyshime se personat në automjet mund të ishin të armatosur

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka reaguar pas raportimeve për një aksion në ndjekje të disa personave që përfundoi dhe me përplasje automjetesh në Tiranë. Në njoftim thuhet se rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur.

Sipas policisë, drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Në njoftim thuhet se gjatë largimit, dyshohet se këta persona hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Njoftimi:

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të dytë, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.

Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.

Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.

Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.

Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

1 VITE ME PARE

DETAJE nga aksioni në zonën e “Myslym Shyrit”/ I arrestuari tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, dyshohet se ka lidhje edhe me Aleksandër Sadikajn (FOTO)

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin në zonën e “Myslym Shyrit”, ku një person u arrestua pas një ndjekje nga policia. Bëhet me dije se i arrestuari ka lidhje me Aleksandër Sadikajn. 

Policia ndoqi automjet e tij të tipit Audi Q8 në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjithashtu gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina të parkuara në rrugë.

Si u vra Sadikaj?

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut.

1 VITE ME PARE

Aksion si në filma në rrugët e Tiranës/ Policia ndjek një Audi Q8 nga “Myslym Shyri” deri në zonën e ish-Bllokut! 4 makina të përplasura gjatë ndjekjes

Aksion si në filma/ Policia ndjek një Audi Q8 në rrugët e
foto ilustruese

TIRANË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri. Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen