Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Liberalizimi i vizave për Kosovën është diskutuar në mbledhjen djeshme të Këshillit të Evropës. • Mbledhja ka vazhduar për disa orë në Bruksel por nuk u mor asnjë vendim. • Franca, ka bërë një propozim në mbledhje, në të cilën theksohet se liberalizimi i vizave për Kosovën, të lidhet me vendosjen e sistemit "ETIAS". • Këtë propozim e kanë mbështetur dhe katër vende të tjera, të cilat janë: Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja. • Presidenca çeke e Këshillit Evropian nga ana tjetër ka deklaruar se duhen sqaruar edhe disa çështje të tjera përpara se të vazhdojnë me liberalizimin e vizave. • Po ashtu është theksuar se shumica e vendeve të BE-së kanë deklaruar se janë pro liberalizimit të vizave me Kosovën. • Këto qendrime i kanë kritikuar ekspertë dhe eurodeputetë të ndryshëm ndërkombëtar. • Ndërkohë që në media flitet se një vendim për liberalizimin e vizave do të merret në nëntor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Evropës. • Mirëpo të gjitha lajmet e deritanishme janë të njoftuara nga mediat dhe ende nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me çështjen. • Po ashtu, heshtja duket se ka pllakosur edhe politikën e Kosovës, që gjithashtu as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar vendimin. • Ditën e sotme, Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur në takim ambasadorët e Francës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Austrisë, vende të cilat kanë ngritur dyshime për liberalizimin e vizave.
12 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Nëse kushtëzohet liberalizimi i vizave me funksionalizimin e ETIAS, kosovarët s’do të mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë në Zonën Schengen deri në nëntorin e vitit 2023. Nga Komisioni Evropian në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se ky sistem aktualisht s’është në funksion dhe pritet të operacionalizohet në nëntorin e vitit 2023. Dje në Bruksel ka zhvilluar takim Grupi Punues për Viza, takim në të cilin në rend ditë ka qenë rasti i liberalizimit të vizave për Kosovën ku është diskutuar edhe raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, raport i cili edhe ka dhënë rekomandimin se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave.
Megjithatë pavarësisht kësaj, disa prej shteteve anëtare në krye me Francën, siç ka raportuar REL, kanë kushtëzuar heqjen e vizave me funksionalizimin e sisitemit ETIAS, sistem që shërben për regjistrim të personave të cilët futen në Zonën Schengen, shkruan Gazeta Express. Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Komisioni Evropian kanë thënë se sistemi ETIAS aktualisht nuk është funksional dhe se pritet që të jetë në punë në muajin nëntor të vitit 2023.
“ETIAS aktualisht nuk është operacional dhe nuk është duke mbledhur aplikime për autorizim udhëtimi aktualisht. ETIAS pritet që të jetë operacional në nëntorin e vitit 2023”, ka thënë për Gazetën Express Andrea Masini nga Komisioni Evropian.
Masini ka thënë se shërbimi ETIAS është propozuar në vitin 2016 për të forcuar kontrollet e sigurisë të personave që udhëtojnë pa regjim vizash dhe ka theksuar se në Zonën Schnegen futen shtetas nga rreth 60 vende. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel dhe pas raportimeve për Francën si skeptike bashkë me Suedinë, Spanjën, Belgjikën dhe Holandën, ka pritur sot në Presidencë ambasadorin e Francës dhe diplomatë të disa prej shteteve skeptike që janë me detyrë në Prishtinë.
Marrë nga GazetaExpress
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se "kërkesat teknike" të ngritura nga disa vende anëtare lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën nuk duhet të ndikojnë në vendimmarrjen politike. Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimeve që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Francës, Suedisë, Holandës dhe Austrisë në Kosovë, për të diskutuar zhvillimet pas takimit të 13 tetorit në grupin punues për vizat të Këshillit Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
Sipas saj, një situatë tjetër përbën diskriminim për qytetarët e Kosovës. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani u ka thënë zyrtarëve evropianë se Kosova do të përfshihet në sistemin ETIAS në momentin që sistemi bëhet operaconal, dhe që kjo gjë nuk duhet të ndikojë në caktimin e datës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizim. Propozimi për lidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. Presidenca çeke ka thënë përmes një deklarate se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.
Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem - krejtësisht elektronik - mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen. Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument. Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.
Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen. Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 - pa ndonjë datë të saktë. Përveç ndërlidhjes së liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se shtetet anëtare në BE kanë pasur tri lloje të qëndrimeve lidhur me liberalizimin.
“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa sosh janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja. Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë ai.
Përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në Kosovë kanë reaguar të premten ndaj kushteve të reja për liberalizimin e vizave për kosovarët. Deputetë nga parti të ndryshme kanë thënë se ky lajm përbën padrejtësi për qytetarët e Kosovës. Ministri çek i Punëve të Brendshme, Vit Rakushan, ka thënë të premten në Luksemburg se “me sa di, shumica e vendeve të BE-së tashmë janë në favor të liberalizimit të vizave”.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet e brendshme në vendet anëtare dhe ai nuk mund të japë afate kohore se kur mund të përfundojnë ato. Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjimin e vizave.
Marrë nga REL
HOLANDË- Thijs Reuten, eurodeputet nga Holanda, i ka reaguar shtetit prej nga vjen, dhe shteteve të tjera, për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një postim në Twitter, Reuten ka reaguar për lidhjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.
Ai ka thënë se ky është vetëm një arsyetim për shtyrjen e liberalizimit për Kosovën, e cila “i ka plotësuar të gjitha kushtet, pas vitit 2018”.
“Thellësisht i turpëruar nga Qeveria e Holandës dhe katër (qeveri të tjera). Pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat në vitin 2018, si dhe pas një raporti shtesë jashtëzakonisht pozitiv, me kërkesë të Holandës, ata gjetën një arsyetim të ri për ta shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka thënë Reuten.
Në një tjetër postim ai ka thënë se “Franca po i tregon sërish qëllimet e vërteta kur është puna te mbajtja e premtimeve dhe loja sipas rregullave”.
“Rreth 1 milion qytetarët e fundit të mbetur në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa udhëtim të lirë pa viza, po përdoren për politika të brendshme, me mbështetje edhe të Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës", ka thënë mes tjerash ai.
Reuten është eurodeputet që vjen nga Partia e Punës, parti opozitare në Holandë. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, më 13 tetor, në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, zyrtarët francezë kanë propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Kjo ide e Francës është mbështetur edhe nga Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja. Edhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë për një televizion lokal në Kosovë se në takimin në BE janë dhënë kushte të reja për liberalizimin e vizave.
Deputetë të opozitës, në anën tjetër, kanë thënë se shtyrja e vazhdueshme e liberalizimit të vizave është e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës. Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen. Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – por nuk dihet data e saktë.
Marrë nga REL
BRUKSEL- Një shtyrje e mëtejshme e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën po shihet si qasje “shkurtpamëse” dhe e dëmshme për Bashkimin Evropian. Kristof Bender, zëvendësdrejtor i Iniciativës për Stabilitet Evropian ka komentuar për Radion Evropa e Lirë faktin se mund të ketë kushte të reja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Rikujtojmë se në takimin e grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, më 13 tetor, zyrtarët francezë kanë propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit që pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023.
“Në çdo rast, insistimi për hyrjen në fuqi të ETIAS është thjesht një justifikim për të vonuar dhënien e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. ETIAS është një sistem regjistrimi për qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në zonën Schengen. Nuk do të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2023. Nuk ka asnjë arsye për të pritur për këtë”, ka thënë Bender.
Ai ka përmendur po ashtu faktin se qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor tashmë lëvizin pa viza dhe nuk kanë nevojë të presin për sistemin ETIAS. Bender, i cili punon edhe për Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, ka thënë se shtetet e BE-së duhet të sigurohen se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret shpejt dhe “pa kushte shtesë”.
“Kjo kërkon një përpjekje reale nga shtetet anëtare që mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën për të bindur skeptikët. Nëse nuk ka një përpjekje të tillë, skenari më i mundshëm është një vonesë e konsiderueshme e mëtejshme”, ka thënë mes tjerash ai.
“Të shtyhet sërish liberalizimi i vizave është thellësisht e padrejtë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Është gjithashtu shkurtpamëse dhe e dëmshme për BE-në, pasi minon besueshmërinë dhe ndikimin e saj në Ballkan në tërësi”, ka shtuar Bender.
Përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në Kosovë kanë reaguar të premten ndaj kushteve të reja për liberalizimin e vizave për kosovarët. Deputetë nga parti të ndryshme kanë thënë se ky lajm përbën padrejtësi për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjimin e vizave. Përveç ndërlidhjes së liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se shtetet anëtare në BE kanë pasur tri lloje të qëndrimeve lidhur me liberalizimin.
“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa sosh janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja. Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë ai.
Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Marrë nga REL
KOSOVË- Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete. Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t'i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel.
Nga ky takim, sipas burimeve të njëjta, është parë se një shumicë e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave. Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera. Ndër to janë vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por ky sistem akoma nuk është funksional.
Në atë sistem, qytetarët e shteteve për të cilat janë liberalizuar vizat, duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE. Atëherë do të marrin konfirmimin elektronik dhe kjo do të vlejë për tre vjet. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është shtyrë disa herë për shkaqe teknike Ai pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, por do të bëhet plotësisht funksional më 1 nëntor të vitit 2023. Prandaj, kërkesa e Francës, sipas disa interpretimeve të diplomatëve, do të mund ta shtynte hyrjen në fuqi edhe të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën deri në nëntor të vitit që vjen. Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një varg shtetesh dhe Komisioni Evropian e konsiderojnë të panevojshme dhe të paarsyeshme ndërlidhjen e procesit të liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS.
Këto vende dhe Komisioni, sipas këtyre burimeve, kanë argumentuar se ETIAS është një sistem teknik, hyrja e të cilit në fuqi varet nga gatishmëria teknike e vetë BE-së. Disa shtete, e në mesin e tyre përmendet Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja, kanë shprehur mirëkuptim për këtë propozim të Francës, por shumë shtete tjera, përfshirë edhe Gjermaninë, e kanë kundërshtuar. Në këtë takim disa shtete nuk kanë shprehur qëndrim, e në mesin e tyre janë Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Greqia, që po ashtu nuk e ka njohur Kosovën, është shprehur fuqishëm dhe pa rezerva në favor të liberalizimit të vizave. Edhe Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka shprehur qëndrim, por ka bërë të ditur se ajo do të pajtohet me vendimin e shumicës.
Disa vende, të cilat nuk e kanë shprehur qëndrimin në këtë takim, janë arsyetuar me faktin se kanë pasur zgjedhje dhe janë në pritje të formimit të qeverisë. Ato janë Suedia dhe Italia. Danimarka, në anën tjetër, do të ketë zgjedhje më 1 nëntor. Vendet që e kanë mbështetur liberalizimin e vizave, sipas asaj që kanë përcjellë burimet diplomatike, janë: Gjermania, Finlanda, Kroacia, Estonia, Greqia, Hungaria, Portugalia, Polonia, Malta, Luksemburgu dhe Sllovenia. Austria është shprehur “në favor të vazhdimit të procesit”, por ka thënë se nevojiten raporte teknike shtesë. Çekia, si kryesuese e radhës e BE-së, në takime të tilla duhet të mbajë qëndrim neutral, por në një letër që ua kishte dërguar vendeve anëtare më herët, ishte shprehur qartë se ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përshtypja e diplomatëve është se takimi ka dëshmuar se ekziston një shumicë e madhe në favor të liberalizimit të vizave, ndërsa tash duhet të adresohen shqetësimet e vendeve që kanë shprehur rezerva dhe kanë dalë me disa kërkesa të reja. Kjo pritet të bëhet edhe në takime direkte që ekspertët e disa prej këtyre vendeve do t'i kenë me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Presidenca çeke e Këshillit Evropian tha të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Diplomatët thanë se duhet pasur parasysh se ky ishte vetëm fillimi, se vendet anëtare paraqitën vetëm pozicionet fillestare, dhe se duhet parë se si do të rrjedhë diskutimi në të ardhmen. Pra, në këtë moment, nuk duan të flasin për afate kohore apo për qëndrime përfundimtare të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka konsideruar si kushte të reja idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë Bislimi për televizionin ATV në Kosovë.
Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Marrë nga REL
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë, ambasadorin e Francës dhe disa shteteve të tjera pas diskutimeve të djeshme dhe raportimeve se sistemi ETIAS është kushti i ri për vizat. Shefja e shtetit ka shprehur besimin e saj që kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke prezantuar argumentet se një situatë e kundërt do t`i vendoste qytetarët e Kosovës më pozitë diskriminuese.
Osmani ka potencuar se Kosova do të përfshihet në ETIAS, sikurse të gjitha shtetet e tjera, në momentin që ai sistem të bëhet operacional, por pa ndikuar në caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave. Në takimin me Osmanin ishin dhe përfaqësuesit e Francës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Austrisë në Kosovë, me të cilët diskutoi për zhvillimet pas takimit të 13 tetorit të grupit teknik punues për vizat të Këshillit Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Presidentja do të vazhdoj takimet me ambasadorët e tjerë të shteteve anëtare të BE-së në ditët në vijim.
Në takimet me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, Osmani, ka falënderuar për mbështetjen e dhënë nga shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe ka rikujtuar se ditë më parë Komisioni Evropian ka konfirmuar në Raportin vjetor për Kosovën se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Presidentja theksoi nevojën që vendimmarrja politike lidhur me liberalizimin e vizave brenda BE-së të përmbyllet brenda kryesimit çek të BE-së duke ditur se nuk ka qëndrime kundërshtuese nga asnjë prej shteteve anëtare të BE-së për këtë temë.
Në këtë drejtim, Osmani shprehu besimin që kërkesat teknike të ngritura nga disa prej shteteve anëtare të BE-së lidhur me ETIAS, sistemin evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke prezantuar argumentet se një situatë e kundërt do t`i vendoste qytetarët e Kosovës më pozitë diskriminuese. Presidentja potencoi se Kosova do të përfshihet të ETIAS, sikurse të gjitha shtetet e tjera, në momentin që ai sistem të bëhet operacional, por pa ndikuar në caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.
BRUKSEL- Nga viti 2023 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një lëvizje të re. Bëhet fjalë për një sistem të ri vizash, që filtron të gjithë ata që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian. Sistemi i ri ETIAS i lëvizjes jo vetëm të shqiptarëve në zonën Shengen ka ‘detyruar’ delegacionin e BE-së në Shqipëri të japë disa shpjegime pasi shumë njerëz janë konfuzuar me këtë sistem.
Sipas një deklarate për shtyp sqarohet se ky sistem IT aplikohet për 63 vende dhe nuk është një vizë. Gjithashtu në sqarimet e dhëna nga ky institucion bëhet e qartë se programi do të vihet në zbatim në fund të vitit 2022. Këtë formë do të përdorin dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së duke përdorur vetëm një pasaportë të vlefshme dhe të qëndrojnë kudo në Zonën Shengen deri në 3 muaj.
Deklarata e plotë:
Çfarë është ETIAS-i?
ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in
Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.
A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?
Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.
Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike. Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.
Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.
Cilët janë objektivat e ETIAS-it
Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.
Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufiri.
BRUKSEL- Pas kushtëzimit të Kosovës me ETIAS, për liberalzimin e vizave, ka reaguar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger. Me anë të një postimi në Twitter, Shchneeberger, ka shkruar se BE po gjenë vazhdimisht arsyetime të reja për vizat.
“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është #ETIAS ai që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar ajo.
Always new excuses to keep up the discrimination against Kosovo in terms of visa liberalization. This time it is #ETIAS that will be linked to Kosovo's visa liberalization. This must not go on like this.
— Kati Schneeberger ???????? (@KatiSchneeberg1) October 13, 2022
Sign here: https://t.co/sRACQwlbue NOW !!!#visa4Kosovo
BRUKSEL- Presidenca Çeke e Këshillit Evropian ka thënë të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Përmes një deklarate të publikuar pas debatit të mbajtur nga grupi punues për vizat në këtë Këshill, Presidenca Çeke ka thënë se duhet të vazhdojë diskutimi. Në deklaratë është përmendur se grupi punues e ka mbajtur të enjten diskutimin e parë rreth vizave për Kosovën, nën Presidencën Çeke.
“Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin e tij të përditësuar për këtë çështje, që rikonfirmon se Kosova vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për liberalizim”.
Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë marrë vesh se Franca ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Ky propozim është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë. Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.
BRUKSEL- Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështja kryesore e mbledhjes së Këshillit Evropian ditën e sotme në Bruksel. Mbledhja ka nisur rreth orës 14:00 dhe po vijon ende me dyer të mbyllura. REL shkruan se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës. Vendimi për Kosovën nuk është marrë ende, duke qenë se mbledhja po vijon me dyer të mbyllura dhe ende nuk dihet nëse propozimi i Francës do të miratohet.
Ka shumë vende që nuk janë në Bashkimin Evropian (BE), qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Zonën Shengen të BE-së pa pasur nevojë për vizë. Konkretisht, aktualisht janë 63 vende që nuk janë në BE, por janë pa viza. Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në vendet e zonës Shengen për qëllime biznesi ose udhëtimi deri në 90 ditë. Gjatë këtyre 90 ditëve, këta vizitorë nuk lejohen të punojnë apo studiojnë, por mund të merren me aktivitete biznesi dhe turistike.
Për më tepër, shqetësimet e fundit të sigurisë me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve kanë kërkuar një menaxhim më të mirë se kush po hyn në kufijtë e BE-së. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht qëllimin e saj për ta bërë udhëtimin brenda kufijve të saj një përvojë më të sigurt. Për të reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes, si dhe për të adresuar shqetësimet e sigurisë, Komisioni Evropian (KE) ka dalë me një zgjidhje - ETIAS.
Çfarë është ETIAS?
ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen. Në një farë mënyre, ai i ngjan Sistemit Elektronik të SHBA për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm. Procedurat ligjore për kalimin e ETIAS kanë nisur në vitin 2016 dhe sistemi pritet të jetë plotësisht funksional në nëntor 2023.
ETIAS do t'i nënshtrohet një kontrolli të detajuar sigurie të secilit aplikant për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen të hyjnë në ndonjë vend të Zonës Shengen. Ndërsa qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për qëllime udhëtimi deri në 90 ditë në BE, nuk kanë nevojë të kalojnë një proces të gjatë aplikimi për vizë, ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit. ETIAS, përveç përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, do t'i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Gjithashtu, do të jetë i detyrueshëm për të gjitha vendet që janë pa viza Shengen.
Pse përdoret autorizimi ETIAS?
Në fjalimin e tij të vitit 2016 për gjendjen e Bashkimit, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë sa vijon:
Ne duhet të dimë se kush po kalon kufijtë tanë. Në këtë mënyrë ne do të dimë se kush po udhëton në Evropë edhe para se të arrijnë këtu. Arsyeja kryesore për miratimin e autorizimit ETIAS është siguria. Me rritjen e rrezikut të udhëtarëve në mbarë botën, BE-ja dëshiron të sigurojë udhëtime të sigurta në vendet e saj. ETIAS do të ulë ndjeshëm shqetësimet e sigurisë nëpërmjet sistemeve të tij të mbledhjes së informacionit dhe të dhënave. Çfarë do të thotë kjo është se ETIAS do të zbulojë nëse një person është një kërcënim në ndonjë mënyrë për sigurinë e vendeve të Shengenit. Kjo do të bëjë që personit t'i mohohet hyrja dhe të shmanget kërcënimi për të qenë i pranishëm brenda kufijve të BE-së. Në thelb do të merret me një problem para se të jetë aty.
Megjithatë, përveçse e bën udhëtimin më të sigurt, autorizimi ETIAS do të ndihmojë gjithashtu vendet e BE-së dhe të gjithë udhëtarët në mënyrat e mëposhtme: Redukton procedurat dhe kohën e aplikimit; Përmirëson menaxhimin e kufijve të vendeve të BE-së; Ndihmon në zbulimin dhe uljen e krimit dhe terrorizmit; Pengon migrimin e parregullt; Përforcohet politika e BE-së për liberalizimin e vizave.
Në përgjithësi, autorizimi ETIAS do ta bëjë udhëtimin në BE më pak telashe dhe një përvojë shumë më të sigurt.
BRUKSEL- Çështja e liberalizimit të vizave sot është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian. Telegrafi shkruan se këtë e ka konfirmuar Presidenca çeke e Bashkimit Evropian.
“Mund të konfirmoj se Presidenca çeke ka vendosur të vë në diskutim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian. Kjo çështje diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në deklaratën e Presidencës çeke.
Ditë më parë Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian dokumentin ku konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po në këtë dokument thuhet se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.