28 Prill 2023, 18:06
Nga a.l
Mitrovicë e veriut
KOSOVË- Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, me propozimin e Aida Ferati-Dolit, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë prononcuar për këtë vendim të autoriteteve lokale të Mitrovicës së Veriut.
Mitrovica e Veriut është një nga katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe. Gjashtëmbëdhjetë asamblistët e kësaj komune u zëvendësuan dhjetorin e vitit të kaluar, pasi asamblistët paraprakë dhanë dorëheqje, si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, në shenjë proteste me vendimin e Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës.
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut ishte vetëm një asamblist serb, Dushan Millunoviq. Më 28 prill ai votoi kundër kërkesës për hapjen për qarkullim të urës mbi Ibër. Pas luftës së fundit në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe. Sot, ato janë dy komuna të veçanta.
Ura mbi lumin Ibër apo “rivitalizimi i urës” ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët./ REL
ura mbi iber tensionet në veri të kosovës
Bota
28 Prill 2023, 17:51
a.l
Cigare
SHBA- Pirja e duhanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shënuar nivelin më të ulët të të gjitha k...
Bota
28 Prill 2023, 17:43
a.l
Shpërthimi i tubacioneve Nord Stream
RUSI- Zhvillime të reja nga shpërthimi i famshëm i tubacioneve 'Nord Stream' në Detin B...
Bota
28 Prill 2023, 17:35
a.l
Digjet ndërtesa 8 katëshe në Turqi
TURQI- Një pallat 8 katësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e...
Bota
28 Prill 2023, 17:37
k.m.
Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që lejon dëbimin e banorëve të territoreve ukrainase ...
Bota
28 Prill 2023, 17:29
a.l
Oleksii Reznikov.
UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka njoftuar se përgatitjet për kundërofensivën ndaj forcave ruse ...
Bota
28 Prill 2023, 17:23
a.l
Foto ilustruese
AUSTRALI- Mbyllet termocentrali më i vjetër me qymyr i Australisë. Stacioni i energjisë Liddell, tre orë me ...
Bota
28 Prill 2023, 17:30
k.m.
Kemal Kiliçdaroglu
Rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm ka sfiduar një tabu politike n&...
Bota
28 Prill 2023, 17:20
k.m.
Foto ilustruese
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet...
Bota
28 Prill 2023, 17:06
a.l
Gruaja e oficerit në Tajvan
TAJLANDË- Gruaja e një oficeri të policisë në Tajlandë është vënë n&eum...
Bota
28 Prill 2023, 16:55
a.l
Burri qëllohet me armë pasi tentoi të qëllojë qenin e oficerëve të policisë
SHBA- Një ngjarje e rënd&eum...