Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas skandalit të kanabisit në bazën ushtarake të Zall Herrit, Ministria e Mbrojtjes nxorri një deklaratë për mediat, ku bëri me dije edhe emrat e personave që janë marrë "përgjegjës" për kultivimin e kanabisit në bazën ushtarake.
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) duket se i ka "shpëtuar" dënimit nga Ministria e Mbrojtjes. Pas skandalit të kanabisit në bazën ushtarake të Zall Herrit, Ministria e Mbrojtjes nxorri një deklaratë për mediat, ku bëri me dije edhe emrat e personave që janë marrë "përgjegjës" për kultivimin e kanabisit në bazën ushtarake.
Më 9 gusht, në një mbledhje urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas skandalit të zbulimit të 125 bimëve me kanabis sativa brenda repartit ushtarak të Zall Herrit, janë liruar nga detyra 4 ushtarakët që tashmë po hetohen në gjendje të lirë nga policia, si dhe është propozuar lirimi edhe për 10 të tjerë, jo vetëm pjesë e Forcave të Armatosura, por edhe të Policisë Ushtarake. Janë liruar nga detyra specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën, zv. Komandanti i togës në Kompaninë e Mbështetjes, si dhe magazinier dhe shoferi në Kompaninë e Mbështetjes. Gjatë mbledhjes urgjente të zhvilluar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, për 10 ushtarakë u propozuan për lirim nga detyra, 6 të Forcave Tokësore dhe 4 të tjerë të Policisë Ushtarake, praktikisht shkrirje e instancave drejtuese.
Mes propozimeve për lirim nga detyra janë Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, Shefi i Shtabit Ushtarak, specialist dhe inspektorë, si dhe agjentë krimesh të policisë ushtarake. Por asnjë dënim nuk u dha për AISM, pasi kanabisi u zbulua vetëm prej avionëve të Guardia di Finanza. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan për shpërdorim detyre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, për të cilët u caktua masa “arrest në burg”. Ata argumentuan para gjykatës se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vështirë kanë njoftuar eprorët e tyre. Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej në muajin maj në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.
Brenda Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, mbjellja e kanabisit brenda repartit të Zall Herrit shihet si një dështim i AISM inteligjencës së ushtisë, bashkë me Policinë Ushtarake. Kjo lidhet me personat e zgjedhur ndërvite për tu punësuar në këto dy institucione në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në kushtet e anonimamit një oficer i lartë brenda shtabit të ushtrisë renditi një mori me probleme brenda AISM inteligjencës së ushtrisë dhe Policisë Ushtarake.
Pamje nga operacioni DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për grabitjen e një makine...
Pamje nga vendi i aksidentit TEPELENË- Dy mjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokast&e...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë sezonit veror të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat kanë promovuar Shqipë...
foto ilustruese ITALI- Shkatërimi i bandës kriminale Ndragheta po vijon, ku së fundi janë arrestuar dy shqiptarë, të cil...
pamje nga vendngjarja KUKËS- Rruga e kombit në segmentin Morin-Kukës është blllokuar. Me mijëra qytetare të K...
Foto ilustruese TIRANË- Sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rënë pë...
droga e sekuestruar GREQI- Dy shtetas shqiptar të moshës 37 dhe 52 vjeç, janë arrestuar nga policia greke, pasi tentuan të ...
Foto ilustruese VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duk...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambi...
Foto ilustruese LEZHË- Policia e Shtetit ka vendosur në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit të ...