LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmet ndaj Asim Vokshit/ Shoqata e Gjyqtarëve: Kanë tejkaluar kufijtë, janë shndërruar në denigrime

Shoqata thekson se deklaratat e fundit ndaj Vokshit se ai ka shërbyer si informator apo agjent i shërbimeve sekrete janë sulme që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

11 Nëntor 2025, 09:19 Nga I.A
Sulmet ndaj Asim Vokshit/ Shoqata e Gjyqtarëve: Kanë tejkaluar
Asim Vokshi

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i ka dalë në mbrojtje magjistratit Asim Vokshi, pas sulmeve të fundit. Shoqata thekson se deklaratat e fundit ndaj Vokshit se ai ka shërbyer si informator apo agjent i shërbimeve sekrete janë sulme që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata më tej në reagim thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cënim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit. Sipas njoftimit lajmet e përhapura kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës.

Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.

Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.

Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske.

Ritheksojmë se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.

Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë./Dosja.al

asim vokshi shoqata kombëtare e gjyqtarëve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen