Krimi në familje në Orikum/ Flasin fqinjët: Punonin bashkë burrë e grua! Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë
ORIKUM- Një ngjarje e rëndë trondit sot Orikumin, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe fqinjët, duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.
Fqinjët janë shprehur për mediat, se çifti ishin njerëz të mirë, punëtor dhe shikonin punën e tyre. Ata gjithashtu kishin një biznesin e tyre një lokal, ku punonin.
“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.
Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit. Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërkohë familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit dhe ata ishin ndarë prej dy muajsh edhe pse me letra ishin ende bashkë./Dosja.al
