Aktualitet

Operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz/ Del FOTO e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut! U "ngujuan" për 12 orë, iu gjetën në banesë automatikë, pistoletë e granata

Në foton e mësipërme paraqitet momenti i arrestimit të dy të dyshuarve për terrorizëm, Uka dhe Cumraku, të cilët u vetëdorëzuan pas rreth 10 orësh rezistence të izoluar në banesë.

25 Nëntor 2025, 09:01 Nga M.L
Operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz/ Del FOTO e arrestimit
Arrestimi

PUKË- Detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orosh, ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku qëndruan të ngujuar për orë të tëra brenda një banese të rrethuar nga policia. Në foton e mësipërme paraqitet momenti i arrestimit të dy të dyshuarve për terrorizëm, Uka dhe Cumraku, të cilët u vetëdorëzuan pas rreth 12 orësh rezistence të izoluar në banesë.

Ngjarja u shënua në zonën Orosh 2, Fushë-Arrëz, ku forcat e rendit rrethuan shtëpinë dhe kërkuan dorëzimin e dy të rinjve. Pas kontrollit në banesë, policia zbuloi një arsenal armas ash të konsiderueshëm: 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë të mbushur, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë.

Sakaq dyshohet se Eren Uka është vetëplagosur me qëllim që më pas t’i atribuonte plagën ndërhyrjes së policisë. Ai ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e kofshës. Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar ende të japin dëshmi përpara hetuesve.

Hetimet paraprake tregojnë se policia kishte nisur prej mëngjesit të djeshëm një aksion për kontrollin e ambienteve të dyshuara për kultivim të kanabisit.

Në momentin që patrulla iu afrua shtëpisë, dy të rinjtë e armatosur thuhet se kanë bërë një paralajmërim kërcënues duke thënë se do të hapnin zjarr nëse policët vazhdonin të afroheshin: Mos u afroni se do iu vras!/ Dosja.al

erzen uka hamza uka julian cumraku

Sondazh

Poll