Aktualitet

Sekuestrohet 'Lamborghini Urus' në Tiranë, drejtuesi me precedentë penal (EMRI)

Ndërkohë që drejtuesi Sahit Shpataj është proceduar penalisht së bashku me një person tjetër, të cilin i kishte regjistruar makinën në emrin e tij.

1 Tetor 2025, 10:19 Nga I.A
Sekuestrohet 'Lamborghini Urus' në Tiranë, drejtuesi me
Lamborghini Urus

TIRANË- Një makinë 'Lamborghini Urus' është sekuestruar ditën e sotme në Tiranë. Kjo për shkak se dyshohet se vjen nga burime kriminale. Ndërkohë që drejtuesi Sahit Shpataj është proceduar penalisht së bashku me një person tjetër, të cilin i kishte regjistruar makinën në emrin e tij.

Shpataj nuk është emer i panjohur për policinë, pasi në vitin 2014 duke u hequr si polic ndalonte makinat dhe më pas u nxirrte armën dhe iu kërkonte atyre t’i jepnin gjithçka me vlerë që kishin me vete.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacioneve policore që kanë qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në aksin rrugor “Sauk-TEG”, automjeti tip “Lamborghini Urus”, me drejtues shtetasin S. Sh., 34 vjeç, me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së tij.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 2 këta shtetas.Vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit S. Sh. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

lamborghini urus sahit shpataj

Sondazh

Poll