LIVE UPDATES

Sherr mes adoleshentësh te pallati "Asllan Rusi"/ Plagoset një 13-vjeçar, shoqërohen në polici 4 të rinj, i mituri në gjendje të stabilizuar te Trauma

• Një konflikt mes disa adoleshentëve te pallati i sportit "Asllan Rusi" ka përfunduar në plagosje. • Në konflikt mësohet se janë përfshirë 5 adoleshentë. • Ngjarja ka ndodhur pas një ndeshje basketbolli. • Një prej tyre ka mbetur i plagosur ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat. • Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. • I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjëkëve. • Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës. • I mituri ka marrë goditje kryesisht në kokë. • 13-vjeçari ka marrë hematoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe tek njëri sy. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U plagos pas një sherri në Tiranë/ 13-vjeçari ka marrë goditje në kokë, ndodhet në gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës

Sherr mes adoleshentësh te pallati "Asllan Rusi"/ Plagoset
Tiranë

TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një plagosje e një 13-vjeçari pas një sherri në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pas një sherri me bashkëmoshatarët pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është gjendje të stabilizuar te spitali i Traumës.

I mituri mësohet se ka marrë goditje kryesisht në kokë. 13-vjeçari ka marrë hematoma të ndryshme në trup, kryesisht në kokë, dhe tek njëri sy. Ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve sherri ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli. Në konflikt janë përfshirë pesë adoleshentë. Gjithashtu mësohet se 4 adoleshentët që u përfshinë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.

1 VITE ME PARE

Detaje nga sherri te pallati "Asllan Rusi"/ Plagoset një 13-vjeçar, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr mes adoleshentësh te pallati "Asllan Rusi"/ Plagoset
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një konflikt mes 5 adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar.

Bëhet me dije se konflikti ka nisur pas një ndeshje basketbolli, teksa ndërhynë dhe forcat e policië. Gjithashtu mësohet se 4 adoleshentët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat.

1 VITE ME PARE

Sherr mes të rinjve te pallati “Asllan Rusi” në Tiranë, policia në vendin e ngjarjes

Sherr mes adoleshentësh te pallati "Asllan Rusi"/ Plagoset
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme është regjistruar një konflikt mes disa të rinjve te pallati i sportit "Asllan Rusi". Momentalisht mësohet se policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat. Gjithashtu raportohet se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.

sherr mes adoleshentesh ne tirane plagoset 13-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll