Aktualitet

Plagosi me armë zjarri djalin e partneres së tij, në pranga 45-vjeçari shqiptar në Itali

Ndërsa autori është arrestuar rreth orës 4 të mëngjesit, në Novate dhe akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i mallrave të vjedhura.

6 Tetor 2024, 16:25 Nga E. D
Plagosi me armë zjarri djalin e partneres së tij, në pranga
fotot ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi qëlloi me armë zjarri një 18-vjeçar. Mësohet se 45-vjeçari ka plagos me armë zjarri djalin e partneres së tij. Siç raportohet ato kanë pasur një debati të ashpër në shtëpi. Gjithashtu 18-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin Niguarda në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa autori është arrestuar rreth orës 4 të mëngjesit, në Novate dhe akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i mallrave të vjedhura. Në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja, janë gjetur një gëzhojë, arma e përdorur nga shqiptari, e cila ishte e vjedhur në vitin 2013 dhe 40 fishekë të të njëjtit kalibër.

policia italiane tentative vrasje

Sondazh

Poll