LIVE UPDATES

Larje hesapesh? Atentat në Greqi, ekzekutohet Roan Brahimi, plagoset bashkëshortja e tij

• Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e sotme në Greqi. • Një çift shqiptarësh u qëlluan nga persona të paidentifikuar teksa ishin duke qëndruar brenda makinës së tyre të parkuar. • Plumbat i kanë marrë jetën 32-vjeçarit Roan Brahimi, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo. • Atentati ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat. • Roan Brahimi raportohet të jetë emër i dëgjuar për policinë, pasi dyshohet se ishte një person me precedentë penal dhe i përfshirë në disa ngjarje mafioze. • Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U qëllua për vdekje/ Kush është Roan Brahimi, 32-vjeçari i kërkuar për vrasje, shoqëria që kishte me Rrahjat 

Larje hesapesh? Atentat në Greqi, ekzekutohet Roan Brahimi, plagoset
Pamje nga vrasja

TIRANË- Roan Brahimi është shqiptari që mbeti i vrarë gjatë atentatit mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Ndërkohë që nga të shtënat mbeti e lënduar dhe gruaja e tij Katerina Beqo. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe as se kush mund të jenë autorët e vrasjes. 

Por kush është Roan Brahimi?

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi. 

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës

2 VITE ME PARE

Atentati në Greqi, zbardhet identiteti i çiftit shqiptarë, kush është 32-vjeçari që humbi jetën (EMRAT)

Larje hesapesh? Atentat në Greqi, ekzekutohet Roan Brahimi, plagoset
Foto ilustruese

GREQI - Roan Brahimi 32-vjeç dhe Katerina Beqo janë çifti shqiptarë që u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Greqi, teksa ishin duke qëndruar brenda makinës së tyre të parkuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen Bajron, ku persona ende të paidentifikuar zbrazën armën drejt çiftit duke lënë të vdekur 32-vjeçarin dhe të plagosur bashkëshorten e tij, dhe më pas janë larguar me motorr.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi dyshohet se Brahimi ishte një person me precedentë të mëparshëm penal dhe i përfshirë në disa ngjarje mafioze. Autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rastit, dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim.

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Atentat çiftit shqiptar në Greqi, plumbat i marrin jetën burrit, gruaja e plagosur rëndë

Larje hesapesh? Atentat në Greqi, ekzekutohet Roan Brahimi, plagoset

GREQI- Një atentat i ka ndodhur një çifti shqiptar në Greqi mbrëmjen e sotme. Protothema shkruan se ngjarja mafjoze ndodhi pak para orës 22:00 në lagjen Bajron.

Sipas informacioneve të para, një burrë i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre. Burri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur rëndë. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

 

atentat ne greqi shqiptare roan brahimi

Sondazh

Poll