Ekonomi

Dimri po troket, ja si parashikohet moti për ditët në vijim. Reshje dhe temperatura të ulëta

17 Nëntor 2019, 16:04 Nga DOSJA
Dimri po troket, ja si parashikohet moti për ditët në vijim.

TIRANË- Ditët e fundit vendi ynë është shoqëruar me një mot të kthjellët, ku temperaturat kanë qenë të larta. Por duket se dimri është shumë afër, pasi në ditët në vijim do të ketë rreshje shiu dhe temperaturat do të ulen në 2-3 gradë.

Sipas Meteoalb të martën do të ketë reshje nga pasditja dhe në vijim duke përfshirë pjesërisht të mërkurën ndërsa e enjtja dhe fundjava do të ketë vetëm reshje në zona të izoluara.

MOTI NË VIJIM

Priten reshje sonte gjatë natës por nesër pas mëngjesit dhe në vijim do të ketë kthjellim gradual të motit në të gjithë vendin. Edhe e marta sjell reshje nga pasditja dhe në vijim duke përfshirë pjesërisht të mërkurën ndërsa e enjtja dhe fundjava do të ketë vetëm reshje në zona të izoluara.

Temp. nesër ulen në mesditë me 2-3°C kur MAX ulet në 19°C; edhe e marta dhe në vijim sjellin rënie të lehta dhe graduale të temperaturave duke i ulur ato ne vlerat tipike të fund-vjeshtës dhe konkretisht, nga e marta deri të shtunën, temperaturat pritet të luhaten nga 3°C në 18°C.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kapricot e motit parashikimi i motit temperatura të ulta kapricot e motit parashikimi i motit temperatura të ulta

Sondazh

Poll