Art&Argëtim

Taylor Swift merr dhuratën domethënëse me vlerë 6 mijë dollarë nga i dashuri i saj Travis

Aksesori i personalizuar është pjesë e bashkëpunimit të ‘Wove’ me lojtarin profesionist të golfit Michelle Wie West, dhe një version me tre shkronja si ai i Swift-it mund të arrijë shifrën e 5680 dollarë.

30 Janar 2024, 14:38 Nga S.B
Taylor Swift merr dhuratën domethënëse me vlerë 6 mijë
taylor swift dhe travis kelce

SHBA-Ylli i popit Taylor Swift u shfaq e veshur relativisht thjeshtë kuq e zi për të parë ekipin e futbollit duke mposhtur Baltimore Ravens në ndeshjen e Kampionatit AFC të dielën, por ajo që mori vemendjen ishte byrzylyku i vecantë që ajo kishte vendosur .

A është ky aksesori më domethënës i këngëtares së "Bejeweled"? Një byzylyk miqësie që shkruante "TNT" me inicialet e Travis dhe Taylor dhe përmbante diamante më shumë se 4 karatshe. Aksesori i personalizuar është pjesë e bashkëpunimit të ‘Wove’ me lojtarin profesionist të golfit Michelle Wie West, dhe një version me tre shkronja si ai i Swift-it mund të arrijë shifrën e 5680 dollarë.

"Do të donim të merrnim merita dhe kredite për pseudonimin TNT, por kjo ishte e gjitha meritë e Travis," zbuloi projektuesi kryesor i ‘Wove’, Kendall Junck në një video në TikTok.

Ajo gjithashtu konfirmoi se ka krijuar dy byzylykë të ngjashëm ,njëra që i përkiste Swift-it dhe një version më të trashë të bërë për futbollistin njëkohësisht i dashuri i Taylor, megjithëse është e paqartë nëse ai e ka vendosur atë në publik. Për më tepër, motra e Junck-ut konfirmoi se Kelce, 34 vjeç, ja bleu të dashurës së tij këtë aksesor të veçantë si dhuratë.

Duket si një profeci e përmbushur sepse Travis dhe Taylor filluan të takoheshin e njiheshin për shkak të një byzylyku miqësie… dhe kompania ku u ble byrzylyku ndodhet në Pensilvani, e cila është shteti i lindjes së Taylor-it,” ndau motra krenare në TikTok.

Taylor Swift merr dhuratën domethënëse me vlerë 6 mijë
foto ilustruese

Çifti u takua në korrik kur Kelce ndoqi një nga koncertet e saj të ‘Eras Tour‘ në Los Angeles,ku më vonë zbuloi se ai u përpoq t'i jepte Taylor-it numrin e tij të telefonit në një byzylyk me rruaza, duke iu referuar tekstit nga kënga e saj, "You're On Your Own, Kid".

Të dielën, Swift vendosi shumë bizhuteri të tjera të dukshme, duke përfshirë një unazë ‘EB & Co.’ (14 dollarë) që paraqet një kopje të vogël të fanellës së Kelces me një "87" në të, një unazë ‘Mejuri’ me granatë (598 dollarë) dhe një unazë të shitur ‘Wear by Gjerdan Erin Andrews’ x ‘BaubleBar Chiefs’ (44 dollarë). Bukuroshja bionde ka vendosur shumë bizhuteri të tjera të rëndësishme gjatë sezonit të NFL, duke përfshirë byzylykë të tjerë miqësie me emrin e të dashurit të saj dhe numrin e fanellës së tij ,Kelce ndërkohë, mbante një që shkruhej "Vigilante S-t", titulli i një prej këngëve të Swift.

taylor swift travis kelce

Sondazh

Poll