LIVE UPDATES

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet Korreshi, socialistët rrëzojnë projektligjet e opozitës

•Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare. •Shkak u bë kaosi që u krijua nga opozita, e cila që në nisje përmbysi karriget e më pas hodhi tymuese. •Deputeti Saimir Korreshi është përjashtuar nga seanca pas ndezjes së tymueseve. •Shumica e projektligjeve u rrëzuan, për shkak se ishin propozuar nga deputetët e PD. •Në seancë kishte debate të forta mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Taulant Ballës, të cilët hodhën akuza të ndërsjellta mes tyre. •Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama edhe sot nuk ishte pjesë e seancës plenare, pasi ndodhet në Francë.

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Çuçi pas seancës: Komisionet hetimore e drejtë e opozitës, por brenda kërkesave të Kushtetutës

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
bledi çuçi

TIRANËKreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas seancës plenare lidhur me situatën e sotme në Kuvend. Ai tha se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin.

“Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita dhe ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim”, tha ai.

Çuçi u pyet nëse projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë pa diskutime në Parlament.

“Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet. Debati parlamentar nuk janë vetëm seanca parlamentare”, shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Mazhoranca i rrëzoi propozimet, Tabaku: Raporti i BE na dha të drejtë! E drejta jonë nuk duhet të shkelet me këmbë

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur një fjalë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare. Ajo u shpreh se nismat u rrëzuan nga mazhoranca thjesht me faktin se u propozuan nga opozita. 

“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, theksoi ajo.

2 VITE ME PARE

Mbyllja e seancës, Berisha: Tmerrohen nga të drejtat kushtetuese të opozitës, po asgjësojnë pluralizmin

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila u shoqërua sërish me kaos dhe tensione. Berisha theksoi se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.

2 VITE ME PARE

"Duket si engjëll, por të pi gjakun"/ Berisha: Rama dhe Linda s’pranojnë që të hetohet e bija, Rea fiton tendera

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Sali Berisha

TIRANË- Me të përfunduar seanca, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.

“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas , që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha. 

2 VITE ME PARE

Tymi pushton Kuvendin, Nikolla mezi përfundon fjalinë, kollitet vazhdimisht

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Lindita Nikolla

TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi fjalën e saj në kushte jo normale të seancës, deputetët e opozitës kanë ndezur sërish tymuese. Pikërisht për këtë arsye, Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

Nikolla vijoi seancën, e në fund mori fjalën për miratimin e projektligjeve. Pikërisht në këtë moment, ajo u dëgjua teksa kollitej disa herë, shkak që mesa duket u bë tymi nga tymueset që u hodhën në seancë. Kuvendi zgjati në total 20 minuta./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Projektligjet votohen vetëm nga mazhoranca, mbyllet seanca plenare që zgjati vetëm 20 minuta

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
foto nga kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar sërish me kaos dhe tensione. Ndërkohë projektligjet u votuan vetëm nga mazhoranca.

Me votat e tyre, 75 kundër, janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita. Në seancë u miratua vetëm projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"".

Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS

1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".

2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".

3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".

4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .

5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".

6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".

Pas votimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare të ditës së sotme që nuk zgjati më shumë se 20 minuta.  Para nisjes së seancë deputetët e opozitës u paraqitën më herët në Kuvend dhe filluan të kthenin përmbys karriget. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u përjashtua nga Nikolla pasi ndezi tymuese, sapo nisi seanca plenare. 

 

2 VITE ME PARE

Ç'ndodhi para nisjes së seancës? Garda pengon gazetarët të kryejnë punën e tyre

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Gazetaret

TIRANË- Duket se tensionet nuk kanë qenë brenda Kuvendit, por edhe jashtë saj. Në media, raportohet se gardistët kanë bllokuar edhe gazetarët që të kryejnë punën.

Në momentin kur gazetarët tentuan të afrohen tek disa deputetë për t’i intervistuar, garda ka ndërhyrë dhe i ka penguar.

Gazetarët thonë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ndërsa deputetët kanë mbërritur në Kuvend më herët se në seancat e tjera./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Tymi 'vesh' Kuvendin, seanca vazhdon normalisht, deputetët me 'zor' shohin njëri-tjetrin, garda në këmbë

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është duke u zhvilluar në kaos dhe tym, pasi deputetët e opozitës përsëritën skenarin e bllokimit të Kuvendit  duke vendosur karriget sipër njëra-tjetrës mbi tavolina dhe duke ndezur tymuese. 

Edhe pse tymi ka mbuluar komplet  sallën e Kuvendit, seanca deri tani ka vijuar normalisht, ndërsa kryetarja e Kuvendit ka kërkuar përjashtim të deputetit Saimir Korreshi. Siç shihet edhe nga fotot më poshtë, deputetët flasin nga vendi me mikrofon dhe 'zor' se shohin njëri-tjetrin. Sakaq garda qëndron në këmbë për të parandaluar çdo rast tensioni. 

Shiko fotot dhe videon më poshtë: 

 

2 VITE ME PARE

Seanca e pazakontë mes tymit! Balla u drejtohet deputetëve të opozitës: Mos u bëni “mish për top” për hallin e një personi

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas kaosit që ndodhi në Kuvend, pas hedhjes së tymueseve nga deputetët e opozitës. Balla tha se hedhja e tymueseve dhe lëndëve kimike përbën vepër penale dhe u bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të përdoren si “mish për top” për hallin e Berishës.

FJALA E BALLËS:

Do ishte e udhës që deputetët e opozitës të merrnin fjalën dhe të shpjegonin qëllimet pse kanë marrë këto iniciativa ligjore. Deputeti propozimin për ligje e ka detyrë primare,. Kjo [pamje tregon që këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Nuk keni marrë përsipër të komentoni projektligjet që propozoni vetë.

Ju keni detyrën të ushtroni detyrën që iu ka ngarkuar populli. Thirrja ime ndaj deputetëve në krahu ne djathtë të kësaj salle,. Ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu. Ky njeri e ka marr peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesat e opozitës, sepse nëse kërkoni komision parlamentar, pse nuk mbliodhni 28 firma dhe ta çoni në Gjykatë Kushtetuese? A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet? Nëse gjykata kushtetuese vendos që iu është mohuar e drejta atëherë dakord. Ne nuk i vendosim në gjykim vendimet e gjykatës Kushtetuese. Na ka ngarkuar gjykata Kushtetuese që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.

Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Ai njeriu ka 33 vjet që është munduar të dëmtojë sa ka mundësi imazhin e Shqipërisë. Por ta harroni që Shqipëria të kthehet më pas, përpjekja juaj është e dështuar. Vendosja e flakadanëve dhe lëndëve kimike, është një vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një njeriu të vetëm”.

2 VITE ME PARE

Ndezi tymuese në Kuvend, Nikolla përjashton Saimir Korreshin

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
foto nga kuvendi

TIRANË- Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese, teksa nisi seanca parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca pas këtij veprimi. 

Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë asnjë veprimtari parlamentare të zhvillohet në kushte normale deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.  

2 VITE ME PARE

“Ina filmoje, filmoje”/ Berisha porosi Zhupës, filmon socialistët duke marrë karriget: O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?!

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Kuvendi

TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa deputetë nga të dyja krahët politikë filmojnë njëri-tjetrit duke transmetuar pamjet live në rrjetet sociale.

 “Ina filmoje, filmoje. Bisedat e tyre do të dalin në Encro Chat”, i thotë Berisha deputetes së Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Ina Zhupa ndërsa transmeton live kolegët socialist në Parlament, u thotë atyre se nuk rrinë dot pa karrige. 

“Nuk rrinë dot pa karrige. Kurse Erioni bën punën e përgjuesit tim. Ky është Erion Braçe. Ja çfarë bëjnë. Transport karrigesh. Nuk rrinë dot pa karrige. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?”, pyet ajo Erion Braçen. “Ke dalë tre herë”, i përgjigjet ai 

2 VITE ME PARE

VIDEO- Saimir Korreshi hedh tymuese në Kuvend, kaos në seancë

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Deputetet

TIRANË- Tensione në seancë plenare. Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka hedhur tymuese në Kuvendin e Shqipërisë, duke krijuar kaos. 


Sikurse shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, deputetët e PD-së janë në këmbë dhe po filmojnë çdo gjë, ndërsa maxhoranca është ulur në karriget e tyre. Ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka nisur seancën, e cila nuk dihet nëse do të vazhdojë normalisht pas kësaj situate./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Protesta në parlament/ Berisha i drejtohet Ballës: Ai është një fundërrinë njerëzore

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Sali Berisha

TIRANË- Seanca e sotme u zhvillua mes kaosit. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me karrige, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha po mban fjalën përmes një lidhjeje direkte në Facebook-un e tij. 

Nëse s’dëgjoni, zhurmë mos bëni. Sigurisht që mbështesni verbërisht kreun e organizatës kriminale, për ju nuk ekzistojnë zgjedhësit, por vetëm Edi Rama. Prandaj, mos bëni zhurmë, dëgjoni! Kambanat bien për ju, ta keni të qartë, kjo është situata në Parlament”, iu drejtua Berisha palës mazhoritare.

Më tej, Berisha nuk i kurseu akuzat e rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Pusho, mos bëni zhurmë! Ky është hajduti, krimineli që vodhi të dhënat e TIMS, por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti që komisioni do të ndërtohet.”

 

2 VITE ME PARE

NDODH SËRISH! Opozita krijon KAOS në Kuvend, kthen përmbys karriget e deputetëve

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Sali Berisha

TIRANË- Opozita ka ripërsëritur sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë karriget e deputetëve duke i vendosur para Foltores së Kuvendit.

Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri.

2 VITE ME PARE

'Rama do e marrë atë që meriton'/ Sot seancë, Berisha: PD do vazhdojë betejën, aksioni jonë është pa kthim

20 minuta seancë! Deputetët e PD ndezin tymuese, përjashtohet
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat në hyrje të Kuvendit para nisjes së seancës plenare. Berisha u shpreh se parlamenti do jetë institucioni qendror ku Rama do marrë atë që meriton.

DEKLARATA:

Edi Rama iku njëherë në Paris, kësaj here në Marsejë. Kësaj here hajduti shkon me avion privat personal.
Megjithatë, parlamenti do jetë institucioni qendror ku ai do marrë atë që meriton. Asgjë nuk zbulohet paraprakisht. Nuk ka më gjë normale, gjëja më e përgjegjshme, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese. Ata që betohen në Kushtetutë, duhet ta mbrojnë atë me ccdo ccmim. Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veccse po mbrojnë Kushtetutën. Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë. Ne do vazhdojmë betejën.

Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, ccka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën. Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët. Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta. Dje, Edi Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem. Po edhe sikur në Hënë të niset, do zbresë prapë dhe do marrë atë që meriton. Ky është një aksion pa kthim. Një aksion që do kalojë në të gjithë stadet e veta deri në rivendosjen e Kushtetutës në parlament dhe në vend.

seance 9 nentor 2023

Sondazh

Poll