Deklarata e Ramës për draftin/ Reagon "ashpër" ish-ministrja Haradinaj: Kryeministri shqiptar në shërbim të ndarjes së Kosovës
KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haradinaj shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.
"Pra tani "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!,"-shkruan Haradianj në Facebook.