Aktualitet

Vritet me thikë shqiptari në Itali! Kola vdes në spital, autor një bashkëatdhetar, Policia e vë në pranga (EMRAT)

Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit.

1 Qershor 2023, 07:35 Nga A.B
Vritet me thikë shqiptari në Itali! Kola vdes në spital, autor
Grupi hetimor

ITALI- Vritet në Itali 33-vjeçari shqiptar Alfonso Kola. Sipas mediave italiane, shqiptari u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, e më pas ndërroi jetë gjatë natës. Ai mbërriti në spital në kushte të rënda e nuk mundi dot të mbijetonte, pavarësisht se i iu nënshtrua një operacioni delikat. 

Një person është në arrest për vrasjen e Kolës. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit. Ai u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për vrasjen e shqiptarit./Dosja.al

alfonso kola vritet shqiptari ne itali petrit gega

Sondazh

Poll