LIVE UPDATES

VIDEO-Takimi me Ballën/ Basha: Montazh! Berisha: Opozita e Bodrumit. Meta: Tradhëti

• Takimi i zhvilluar mes ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialist,e Taulant Balla ka marrë vëmendjen e mediave sot dhe ka pasur mjaft reagime. • I pari që reagoi ishte vetë Basha, i cili e mohoi këtë takim. Ish-kreu i PD-së shkroi se e gjitha ishte një montazh që shpërblen kryeministrin Edi Rama. • Kryedemokrati Sali Berisha shkroi se ato pamjet tregonin Opozitën e bodrumeve. Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkroi se e gjitha ishte një tradhëti, e zbuluar vonë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi Basha-Balla/ Meta: Tradhëti e dalë sheshit, ky bashkëpunim dihej prej kohësh

VIDEO-Takimi me Ballën/ Basha: Montazh! Berisha: Opozita e Bodrumit. Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar një tradhëti takimin e zhvilluar mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët në lidhje me videon e publikuar një natë më parë, Meta tha se bashkëpunimi mes Bashës dhe Ballës ka ekzistuar gjithmonë, por tashmë është zbuluar. Rrjedhimisht tha se nuk ka çfarë mendimi të japë, por shtoi se kjo gjë i ka sjellë mjaft dëme demokracisë.

Pjesë nga fjala e Metës:

Nuk kam çfarë opinioni të jap për një bashkëpunim të ditur prej kohësh që i bëri dëme shumë të mëdha opozitës dhe demokracisë, që nga djegia e mandateve, bojkotimi i reformës në drejtësi, etj. Këto nuk kanë qenë rastësi. Në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, por tradhti. Ajo ka dalë hapur, sheshit prej kohësh

Syri TV publikoi një ditë më parë një video që kishte regjistruar një takim të zhvilluar më 3 dhjetor 2022 mes Bashës dhe Ballës. Në orën 18:04, Basha shihet që futet në ashënso, ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, në të njëjtin ashensor u fut Balla. Takimi ka zgjatur 50 minuta dhe i pari që largohet nga banesa është Taulant Balla në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që zbret, por përmes shkallëve. Vetë Basha e ka konsideruar montazh. 

3 VITE ME PARE

Berisha shpërndan VIDEO-TAKIMIN mes Bashës e Ballës: Opozita e bodrumit

VIDEO-Takimi me Ballën/ Basha: Montazh! Berisha: Opozita e Bodrumit. Meta:
Lulzim Basha, Taulant Balla dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shpërndarë videon që tregon takimin e zhvilluar mes ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Berisha nuk është ndalur të komentojë shumë gjatë pamjet, por është mjaftuar me vetëm dy fjalë: Opozita e Bodrumit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_faqjazyrtare)

Syri TV publikoi një ditë më parë një video që kishte regjistruar një takim të zhvilluar më 3 dhjetor 2022 mes Bashës dhe Ballës. Në orën 18:04, Basha shihet që futet në ashënso, ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, në të njëjtin ashensor u fut Balla. Takimi ka zgjatur 50 minuta dhe i pari që largohet nga banesa është Taulant Balla në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që zbret, por përmes shkallëve. 

Vetë Basha e ka konsideruar montazh. 

3 VITE ME PARE

VIDEO-TAKIMI me Ballën, Basha: Montazhe që i fryjnë përçarjes së demokratëve, shpërblim për Ramën

VIDEO-Takimi me Ballën/ Basha: Montazh! Berisha: Opozita e Bodrumit. Meta:
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të ketë zhvilluar takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, video e të cilit u publikua një natë më parë në Syri Tv. Në një postim në rrjetet sociale, Basha i konsideron pamjet një montazh, teksa shton se e vetmja gjë për të cilën shërbejnë, është për përçarjen e demokratëve. Ish-kreu i PD-së thotë gjithashtu se kjo gjë është një shpërblim mjaft i mirë për kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Bashës: 

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t'i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

Syri TV publikoi një ditë më parë një video që kishte regjistruar një takim të zhvilluar më 3 dhjetor 2022 mes Bashës dhe Ballës. Në orën 18:04, Basha shihet që futet në ashënso, ndërkohë që vetëm 20 minuta më vonë, në të njëjtin ashensor u fut Balla. Takimi ka zgjatur 50 minuta dhe i pari që largohet nga banesa është Taulant Balla në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që zbret, por përmes shkallëve. 

VIDEOJA E TAKIMIT: 

 

 

 

takimi basha-balla sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll