LIVE UPDATES

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen makina e Aldi Mustafës, miku i 'Rrumit të Shijakut' në shënjestër

• Atentat në Shkozet! • Një atentat me eksploziv ka ndodhur në orën 13.56, duke hedhur në erë një makinë në lëvizje e sipër. • Automjeti dyshohet të ketë qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i 'Rrumit të Shijakut', Aleksandër Laho. • Policia deri më tani raporton se nuk ka të lënduar.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Atentati në Shkozet, Klodiana Lala: 37-vjeçari sapo kishte zbritur nga makina gruan dhe fëmijët, eksplozivi në vendin e pasagjerit

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen
Atentati

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me eksploziv në Shkozet të Durrësit ndaj Aldi Mustafës. Gazetarja Klodiana Lala ka thënë për News 24, se janë duke u marrë në pyetje dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes. Sipas Lalës shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, ndërsa 37-vjeçari më herët kishte lënë në banesë gruan me fëmijët.

“Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të kriminalitiskës, pas shpërthimit të një automjeti në pronësi të Aldi Mustafës që njihet si një nga persona të skeduar. Aldi Mustafa njihet si mik i ‘Rrumit,’ ai kishte lënë fëmijët dhe gruan në banesë. Dhe kishte dalë në rrugën dytësore në lagjen nr.14 në Shkozet. 37-vjeçari ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka marrë lëndime. Në pyetje po merren dëshmitarë, po ashtu edhe vetë 37-vjeçari. Ndërkohë ekspertët po mbledhin prova lidhur me ngjarjen. Policia e Durrësit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Sipas burimeve dyshohet se ky ka qenë një paralajmërim. Dyshohet se 37-vjeçari ka qenë në vëzhgim dhe shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar,. Lënda eksplozive e vendosur në vendin e pasagjerit”, tha Lala.

3 VITE ME PARE

Mik i "Rrumit të Shijakut"/ Kush është Aldi Mustafa? Shënjestra e atentatit në Shkozet, i dënuar për trafik droge dhe kanosje

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen
Vendi i ngjarjes

TIRANË- 'Shënjestra' e atentatit të ditës së sotme në Shkozet, ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip 'Volkswagen', te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime. 

Mustafa nuk ështe emër i panjohur për Policinë. Ai u arrestua në vitin 2021 pasi kishte planifikuar atentatin e një personi. Ai njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.

Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje. 'Dosja.al' siguron video nga momenti i arrestimit.

Sot, Aldi Mustafa, ishte duke drejtuar mjetin i vetëm në aksin rrugor Shkozet-Durrës, kur u hodh në erë. Policia bëri të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me eksploziv në Shkozet, Policia: Nuk ka të lënduar

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin me eksploziv që ndodhi ditën e sotme në Shkozet. Sipas njoftimit të Policisë, nuk ka asnjë person të lënduar. Paraprakisht dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë. Mustafa ishte duke drejtuar mjetin i vetëm, në momentin kur mjeti u hodh në erë.

'Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet - Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'-njoftimi i Policisë.

Ngjarja ndodhi në orën 13:57 dhe deri tani nuk ka të dhënë se sa persona ndodheshin në mjet e nëse ka të plagosur./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VD- Dalin PAMJET e atentatit në Shkozet, mjeti në pronësi të Aldi Mustafës, mik i 'Rrumit të Shijakut'

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen
Pamje nga atentati

DURRËS- Dalin PAMJET e atentatit sot në Shkozet. Aldi Mustafa po ecte me mjetin e tij në një zonë të Shkozeti. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Mjeti është në pronësi të Aldi Mustafas, i njohur si miku i 'Rrumit të Shijakut', por ende nuk është e konfirmuar se ai ka qenë në mjet, apo nëse ka qenë i vetëm.


Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

3 VITE ME PARE

ATENTAT me eksploziv në Shkozet! Shpërthen një makinë, s'dihet nëse ka persona të lënduar

Atentat me eksploziv në Shkozet të Durrësit, shpërthen
Pamje nga shperthimi

SHKOZET- Atentat ndaj Aldi Mustafës në Shkozet. Automjeti në pronësi të tij, ka shpërthyer në flakë në orën 13:57, në lagjen 14, teksa ishte në ecje e sipër. Nuk dihet sesa persona ka brenda mjetit e nëse ka viktima. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion rreth ngjarjes./Dosja.al

aldi mustafa atentat ne shkozet

Sondazh

Poll