LIVE UPDATES

Digjet makina në Allias/ Bie pista e xhelozisë, mjeti u dogj nga burri i tezes së pronarit, shkak konfliktet e mëparshme

• Shkrumbohet një makinë në zonën e Alliasit në Tiranë. •Automjetit i është vënë flaka për shkaqe xhelozie. •Dosja.al raportoi në orët e para të mëngjesit për zjarrëvënien e cila frikësoi qytetarët. •Në fillim u deklarua se shkak është bërë xhelozia. •Pronari fillimisht është shprehur se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër të autorit, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër. •Policia e ka hedhur poshtë këtë, pasi hetimet e saj raportojnë se makina e pronarit është djegur nga burri i tezës së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. •Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë policia vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shkrumbimi i makinës në Tiranë! Zbulohet motivi- pronari i makinës i mori të dashurën, autori mori 'hak'

Digjet makina në Allias/ Bie pista e xhelozisë, mjeti u dogj nga burri
Makina

TIRANË- Zbardhet dinamika e ngjarjes në Allias. Dosja.al raportoi në orët e para të mëngjesit për zjarrëvënien e cila tronditi qytetarët. Zjarrëvënia dyshohet e qëllimshme, për shkaqe xhelozie. Duket se inati dhe mërzia ishte kaq e madhe, saqë autori vendosi t'i vinte flakën në mes të natës mjetit.

Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë. Në shenjë hakmarrjeje, autori vendosi të kryente këtë akt. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për personat e përfshirë në ngjarje e nëse do ketë ndonjë ndalim./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Shpërthim i fortë në Allias, hidhet në erë mjeti i parkuar, banorët në panik

Digjet makina në Allias/ Bie pista e xhelozisë, mjeti u dogj nga burri
Makina qe digjet

TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet. Burime për 'Dosja.al' bëjnë të ditur se janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga 'Dosja.al', mjeti është ende duke u djegur. Nuk dihet dinamika e ngjarjes, e nëse e gjithë kjo ishte paralajmërim për drejtuesin e mjetit. Pritet që në orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar./Dosja.al

digjet makina ne allias

Sondazh

Poll