Aktualitet

Përplasje mes tifozëve, mbështetësit e Tiranës dëmtojnë autobusin e atyre të Teutës

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. 

25 Shkurt 2023, 20:14 Nga F.M
Përplasje mes tifozëve, mbështetësit e Tiranës
Policia e Tiranës

TIRANË- Përplasje mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Teutës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30, te sheshi "Nënë Tereza", pas ndeshjes mes dy ekipeve. Policia e Tiranës bën me dije përmes një njoftimi se tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi "Nënë Tereza", tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

policia e tiranes perplasje mes tifozeve

Sondazh

Poll