Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Grupi parlamentar i Deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj, kanë prezantuar ndryshimet në reformën territoriale. Alibeaj propozon që të rritet numri i Bashkive, nga 61 në 94.
Me këto ndryshime, do të ketë dhe ulje të banorëve për njësi vendore, nga 75 mijë në 50 mijë. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.
DISA NGA PROPOZIMET:
-Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
-Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
-Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
-Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
-Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.
PROPOZIMET:
QARKU BERAT (SHTOHEN 2 BASHKI)
1- Bashkia Shpirag
2- Bashkia Otllak
QARKU DIBËR (SHTOHEN 4 BASHKI)
3- Bashkia Maqellarë
4- Bashkia Kastriot
5- Bashkia Lurë
6- Bashkia Shupenzë
QARKU DURRËS (SHTOHEN 2 BASHKI)
7- Bashkia Sukth
8- Bashkia Fushë-Krujë
QARKU ELBASAN (SHTOHEN 3 BASHKI)
9- Bashkia Shpat
10- Bashkia Bradashesh
11- Bashkia Lunik
QARKU FIER (SHTOHEN 4 BASHKI)
12- Bashkia Levan
13- Bashkia Dushk
14- Bashkia Ardenicë
15- Bashkia Fratar
QARKU KORÇË (SHTOHEN 5 BASHKI)
16- Bashkia Voskopojë
17- Bashkia Leskovik
18- Bashkia Drenovë
19- Bashkia Pojan
20- Bashkia Starovë
QARKU KUKËS (SHTOHEN 2 BASHKI)
21- Bashkia Shishtavec
22- Bashkia Bicaj
QARKU LEZHË (SHTOHEN 4 BASHKI)
23- Bashkia Bregu I Matës
24- Bashkia Orosh
25- Bashkia Zadrimë
26- Bashkia Milot
BASHKIA TIRANË (SHTOHEN 3 BASHKI)
27- Bashkia Farkë
28- Bashkia Kashar
29- Bashkia Dajt
BASHKIA VLORË (SHTOHEN 4 BASHKI)
30- Bashkia Kotë
31- Bashkia Novoselë
32- Bashkia Orikum
33- Bashkia Ksamil