Ekonomi

1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit! 51 persona ndërruan jetë nën rrënoja, mijëra të plagosur dhe në qiell të hapur. Rama

26 Nëntor 2020, 06:37 Nga DOSJA
1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit! 51 persona ndërruan jetë

DURRËS– Një vit më parë, orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, nëntoka u ‘tund’ duke shënuar një prej tërmeteve më të fuqishme në historinë e vendit. 51 persona ndërruan jetë të bllokuar nën rrënojat e gaodinave që nuk i rezistuan dot tërmetit, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur, megjithatë ende në jetë.

Epiqendra e tërmetit 6.4 ballë, ishte në Durrës. Fillimisht vendi u godit nga një valë më pak e fuqishme për t’u ndjekur nga një tjetër që u ndje në gjithë vendin dhe përreth. Qindra godina u shembën duke zënë poshtë qytetarë, pak prej të cilëve ishin aq me fat saqë t’i mbijetonin orëve të tëra në mungesë oksigjeni dhe peshë mbi trupat e tyre.

Familja më e dëmtuar nga lëkundjet e tokës, ishte ajo e Albert Carës. Kryefamiljari është personi i vetëm që i shpëtoi rrënimit të godinës ku jetoi prej vitesh, por humbi 9 anëtarët e familjes. Albert Cara, nga Thumana dëshironte që të qëndronte vetë pranë forcave speciale teksa gërrmonin nën rrënoja, por edhe gjendja e tij u përkeqësua, ndaj u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. Për disa muaj, Cara qëndroi jashtë vendit me idenë se kur të kthehej do të takohej me fëmijët e tij dhe me bashkëshorten.

51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga plagosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë ndarë në profilet e tyre sociale pamje nga tragjedia e një viti më parë dhe kanë shprehur mesazhet e tyre ngushëlluese për viktimat që humbën jetën. Rama në videon e ndarë në rrjetet e tij sociale tregoi gjithë ndjesitë e tij lidhur me tërmetin, ndërkohë “harroi” të përmendte ata që jetojnë edhe sot në çadra teksa presin banesat e tyre të reja.

Ndërkohë që ditët dhe muajt kanë kaluar, vendi ka nisur nga puna për shërimin e plagëve të shkaktuara. Në një konferencë donatorësh, qeveria europianë vendosi që të japë 1,15 miliardë euro të mbledhura në formë grantesh dhe kredishë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Puna në disa kantiere ndërtimi ka nisur, ndërkohë që kryeministri Edi Rama premton se të gjithë të prekurit do të futen në banesat e tyre të reja natën e ndërrimit të viteve. Se sa do të realizohet mbetet për t’u parë…

Zhgënjyese është edhe puna e bërë nga organet hetimore, të cilat kanë arritur që të kopsitin vetëm një dosje, ndërsa për të tjerat janë ende në sirtarët e Prokurorirve. E vetmja dosje, që u finalizua dhe dërgua në gjykatë, ishte ajo e prokurorisë së Durrësit me 16 të pandehur, biznesmenë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI, e zyrës së urbanistikës të Bashkisë Durrës. Kur edhe një vit ka kaluar, të prekurit nga tërmeti ende presin drejtësinë…

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale edi rama shqiperi termeti i 26 nentorit tirane edi rama shqiperi termeti i 26 nentorit tirane

Sondazh

Poll