Ekonomi

Ndikimi i pandeminsë COVID-19? Rritet ndjeshëm “dembelizmi” në Lezhë, Elbasan, Shkodër dhe Berat

9 Nëntor 2020, 06:11 Nga DOSJA
Ndikimi i pandeminsë COVID-19? Rritet ndjeshëm

Pandemia ka nxitur “dembelizmin” në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT.

Rekordin e mbajti Qarku i Lezhës, ku 60% e popullsisë në moshë pune nuk preferoi të aktivizohet, duke shënuar rritje me gati 14% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Në Elbasan, popullsia dembele në moshë pune u rrit edhe me 5 pikë përqindje, në Berat gjithashtu me 5 pikë përqindje dhe Durrës me 2.8 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019.

Në rang vendi, qytetet me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë, janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana.

Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej.

Kjo kategori e popullsisë që cilësohet joaktive nga INSTAT nuk përfshihet në forcën e punës.

Duke i kanalizuar të papunët si inaktivë, treguesi i papunësisë nuk ka reflektuar ndryshim të madh nga kriza, përderisa numri i tyre është rritur vetëm me 6 mijë persona në tremujorin e dytë, teksa numri i “dembelëve” u rrit me 42 mijë persona.

Si rrjedhojë e shtimit të inaktivëve (personat që nuk duan të punojnë) është reduktuar dhe forca e punës me rreth 43 mijë persona, duke zbritur në 1.32 milionë persona, pasi inaktivët nuk llogariten në forcën e aftë për punë.

Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dembelizmi ne shqiperi qarku i lezhes dembelizmi ne shqiperi qarku i lezhes

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Nëntor 2020, 13:36

Biznesi i veshjeve po orientohet nga ato sportive

Stili ritmik i jetës dhe tendencat e modës së viteve të fundit drejt komfortit kanë rritur kërkesën për veshje sportive në vend. Në renditjen e “Monitor 200 sip...

Ekonomi 7 Nëntor 2020, 11:05

Industria përpunuese, pse vetëm pak fitojnë

Me pak përjashtime, industria përpunuese renditet ndër sektorët me normat më të ulëta të fitimit në ekonomi, me një mesatare prej 6-8%. Përpunuesit pohojnë se n...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 16:15

Në programin “Historia ime” në Tv Klan shpesh vijnë të ftuar njerëz nga bota e artit, kulturës dhe më gjerë, në rrëfime tësinqerta dhe të ngrohta përballë publi...

Ekonomi 6 Nëntor 2020, 07:14

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të k...