Art&Argëtim

Nga Ed Sheeran deri tek One Direction, zbulohet lista marramendëse e fitimeve të artistëve të këtij viti

28 Tetor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Nga Ed Sheeran deri tek One Direction, zbulohet lista marramendëse e

SHBA- Si çdo vit tjetër edhe për këtë vit është shpallur lista me 30 artistë që kanë gjeneruar më shumë të ardhura. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Ed Sheeran ka kryesuar për të dytin vit rradhazi si këngëtari i pare me më shumë të ardhura, me një pasuri marramendëse prej 210 milionë paund në bankë.

Pas tij, renditen emrat e njohur si Harry Style dhe Emma Watson me 12 milionë paund, ndërsa shqiptarja e njohur Dua Lipa renditet në vendin e 12 me 22 milionë paund.

Ed Sheeran edhe pse u tërhoq nga turneu muzikor për shkak se u bë baba, vetëm falë 9 milionë biletave që ai ka shitur vetëm në turneun e tij, ai ka rritur pasurinë e tij me 40 milionë paund.

Pasuria e Harry Style është shtuar vetëm falë një turneu dhe një marrëveshjeje fitimprurëse promovuese të firmës më të njohur në të gjithë botën “Gucci”.

Gjithashtu edhe grupi i këngëtarit, “One Direction”, me Niall i cili rendit në vendin e katërt, Louis Tomlinson në vendin e gjashtë, Liam Payne në vendin e shtatë, dhe Zayn në vendin e nëntë.

Në renditjen e 20 të të parëve renditen edhe Ridley dhe John Boyega ndërsa hyrjet e tjera të reja përfshijnë Saoirse Ronan dhe yllin e “Killing Eve” Jodie Comer.

21 vjeçarët Molly Mae dhe Tommy Fury janë të rinj në listë me një pasuri prej 4 milionë paund.

Por, ajo që kryeson listën e para të moshës nën 30 vjeç me një shumë marramendëse është Kylie Jenner jashtë Mbretërisë së Bashkuar. 423 milionë paund ajo i ka bërë duke shitur 51% të Kylie Cosmetics tek Coty dhe duke marrë 780 mijë paund për postimet në llogarinë e saj të Instagramit.

Lista e plotë

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ed sheeran harry styles one direction zayn malik ed sheeran harry styles one direction zayn malik

Sondazh

Poll