Art&Argëtim

Bora Zemani dhe Donald Veshaj ndiqen përsëri në rrjetet e tyre sociale, por çfarë fshihet pas fotos së fundit të moderato

27 Tetor 2020, 11:19 Nga DOSJA

TIRANË- Disa muaj më parë u përfol për një krisje të çiftit, Donald dhe Bora, ku dyshja fshiu të gjitha fotot që kishin postuar me njëri tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në rrjetete e tyre sociale.

Së fundmi, duket se gjërat mes tyre janë rregulluar dhe mendohet se janë rikthyer bashkë, për arsye se moderatorja dhe Donaldi kanë filluar të ndiqen në “Instagram”, ku moderatorja një orë më parë ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, dy foto te realizuara në plazh gjatë verës.

Pash në ëndërr sikur isha në plazh. Çfarë kuptimi ka?”- ka shkruar ajo krahas fotos.

Nëse shohim flokët, ajo i ka gërsheta, periudhë gjatë së cilës bukuroshja ka qenë nën shoqërinë e Donaldit në plazh dhe ky detaj mund të jetë një tjetër “mesazh” për bashkimin e tyre.

Gjithashtu, disa javë më parë ata kanë lënë disa gjurmë që na bënin të dyshonim se ata janë bashkë.

Ishte Donaldi i cili publikoi një video brenda makinës së tij, ndërkohë që një vajzë mbante duart tek kasetofoni, por thonjtë e saj ishin në ngjyrë të kuqe dhe forma ishte e njëjtë me atë të Borës.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz donald veshaj dhe bora zemani donald veshaj dhe bora zemani

Sondazh

Poll