Art&Argëtim

‘Isha demokrate!”/ Aktorja Arjola Demiri tregon arsyen pse ndryshoi bindjet: Mbështes PS-në, e gjitha ka të bëjë me pik

14 Tetor 2020, 06:53 Nga DOSJA
‘Isha demokrate!”/ Aktorja Arjola Demiri tregon arsyen pse ndryshoi

TIRANË– Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri ka pranuar publikisht afeksionin e saj me Partinë Socialiste. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel ajo tha se zgjodhi PS-së, për shkak se kjo e fundit ka bërë shumë investime në Tropojë. Sa i përket investimeve,  Demiri përmendi dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.

“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje. Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet. Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet.”, ka deklaruar Demiri në Top Channel.

E pyetur nga Eni Vasili se “nëse vjen në pushtet PD dhe bën investime më të mëdha, kë do mbështesë?”, Ajola u përgjigj: “Mendoj se PD ka patur kohën e duhur për të investuar. Unë jam me njerëzit që punojnë. Jam me ata që kanë përkrahur një rreth me bindje të djathta.”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Tetor 2020, 19:20

TIRANË– Këngëtarja Rovena Stefa i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mundësojë edhe punën e këngëtarëve, njësoj si punët e tjera, me masa mbrojt...

Art&Argëtim 13 Tetor 2020, 09:36

Historia e vërtetë: Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi it...