Art&Argëtim

Një tjetër skandal në familjen Jenner-Kardashian, Kris akuzohet për abuzim seksual nga ish-truproja

2 Tetor 2020, 14:00 Nga DOSJA
Një tjetër skandal në familjen Jenner-Kardashian, Kris akuzohet

SHBA- Ish-truproja i Kris Jenner, Marc McWilliams ka pohuar se ka qënë abuzuar seksualisht gjatë kohës që punonte për të. Truproja McWilliams është punësuar në vitin 2017 nga familja Jenner-Kardashian dhe pohon se flirtimet dhe abuzimet kanë filluar që në muajin e parë.

Sipas disa dokumenteve të zbuluara nga mediat ndërkombëtare, Kriss i bënte truprojes së saj komplimente për fizikun dhe interesohesh shumë për jetën e tij seksuale ku dhe i kërkontë që të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë.

Ndërsa në muajin maj të vitit 2017, Marc pretendon se Kris ka kryer ‘kontakt fizik jo konsensual’ në mënyrë të përsëritur edhe pse ai ka bërë ankesë te punëdhënësi i tij “David Shield Security”. Ai gjthashtu ka thënë se ka qenë dëshmitar në raste kur Jenner ka fyer kolegët e tij të punës.

Në 2018 Marc u pezullua nga puna me Jenner por vazhdoi që të ishte truproja i Kourtney Kardashian. Ndërkohë që në 30 shtator, avokati i Jenner i ka mohuar të gjitha akuzat e klientes së tij.

 “Kris kategorikisht mohon se është sjellë ndonjëherë në mëyrë të papërshtatshme ndaj Marc McWilliams. Roja i sigurisë punoi jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk hyri në shtëpinë e Kris. Kris kishte shumë pak ndërveprim me të. Pasi roja u kap në mënyrë të përsëritur duke fjetur në makinën e tij ndërsa ishte në punë, kompanisë së sigurimit iu kërkua të mos e caktojë atë për të punuar atje në të ardhmen,” mbyll avokati i Kris Jenner.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kourtney kardashian kris jenner kourtney kardashian kris jenner

Sondazh

Poll