Ekonomi

Mbi 8 muaj të “pushtuar” nga Covid-19/ Kompanitë më të mëdha në botë mbeten të “boshatisura”, si do të ndryshoj

20 Shtator 2020, 12:23 Nga DOSJA

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë prej më shumë se 8 muajsh mbarë botën, pasi shifrat ditore të viktimave dhe të të infektuarve është teje i lartë. Ndonëse shumë shtete kanë lehtësuar masat e pandemisë dhe kanë rihapur shkollat dhe aktivitetet e tjera ku grumbullohen shumë njerëz, gjithmonë duke respektuar masat e Covid-19.

Në një kohë që kanë vdekur me mijëra njerëz dhe janë infektuar miliona të tjerë, pandemica e koronavirusit ka ndikuar shumë edhe në ekonominë globale, për arsye se izolimi i bizneseve për më shumë se 3-4 muaj goditi rëndë tregjet globale, një krizë që nuk ishte parë kohët e fundit.

Gjithashtu për të frenuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit shumë kompani të fuqishme në nëpër botë kanë inkurajuar punëtorët e tyre që punojnë nga shtëpia, pa pasur asnjë kontakt ballë për ballë mes punonjëse dhe drejtuesve.

Hapësira fleksibël për zyra pritet t’i nënshtrohet një faze të madhe konsolidimi me pasigurinë e madhe që shfaqet për shkak të pandemisë Covid-19 dhe një rënieje të kërkesës për ambiente të  reja pune, kur shumë njerëz në mbarë botën po punojnë online nga shtëpia.

Ndërsa një operator i madh si RMZ po del nga biznesi i madh global “WeWork” që planifikon të zgjerohet sipas specifikimeve të klientit vetëm për disa kohë. Awfis dhe Smartworks gjithashtu kanë ngadalësuar ritmin e zgjerimit ndërsa vazhdojnë të studiojnë dinamikat në zhvillim të tregut.

“Ne do të rritemi sipas kërkesës së klientit tonë dhe do të përqendrohemi në zgjerimin e mundësive.”-tha Karan Virwani, CEO në WeWork.

Megjithëse konsolidimi brenda hapësirës së bashkëpunimit nisi që prej vitit 2018 me blerjet e mëdha si One Co.Work për blerjen e IShareSpace dhe AltF CoWorking blerjen e Noida me bazë Daftar India, pandemia e Covid-19 do të përshpejtojë procesin pasi bizneset e dobëta do të shkulen, thonë ekspertët.

Periudha e përdorimit të ulët me kostot e rritura operacionale po i bën lojtarët e shumtë të vegjël të pa jetë.

Do të ketë një konsolidim të madh në hapësirën e bashkëpunimit pasi administrimi i flukseve të parave do të bëhet i vështirë. Ne jemi në bordin e klientëve dhe po japing dorëheqje për qiratë derisa ata të zënë objektin.”- u shpreh Neetish Sarda, themelues i Smartworks.

Pandemia ka dëmtuar operatorët e vegjël që bashkëpunojnë në rreth 3.2 milion metra katrorë hapësirë ​​fleksibël zyre që pritet të lirohet këtë vit, sipas një studimi nga Knight Frank India.

“Ne presim që bashkëpunues më të mëdhenj me një peshë më të madhe të qiramarrësve të ndërmarrjeve të presin edhe për disa kohë, ndërsa ata me profile qiramarrësish të mbizotëruar nga NMVM-të dhe fillestarët pritet të mbyllin bizneset.”- tha Shishir Baijal, kryetari i Knight Frank India.

 Ekspertët: Ndryshimi i çmimeve për ndërtimin e zyrave efikase pas pandemisë

Nevoja për të pasur një strukturë qendrore për zyrat e kompanive të ndryshme mund të mos jetë e rëndësishme në të ardhmen e afërt, kanë thënë ekspertët gjatë një takimi të organizuar nga Awfis.

Eksperti i industrisë tha se ndryshimin e rëndësishëm në çmimet e pronave do t’i lejojë zhvilluesit të ndërtojnë zyra më të mira dhe më efikase për ta bërë akoma më të mirë eksperiencën në punën pas pandemisë.

“Modelet e zyrave që do krijohen për kohën e pandemisë do të jenë shumë të ndryshme nga hyrja në dizajnet që jemi mësuar të shohim deri më tani, pasi tashmë do të ketë një ndryshim në normat e dendësisë.”– ka thënë Anshul Jain, Drejtor i Cushman & Wakefield.

Megjithatë shumica e ekspertët kanë thënë se kontakti shoqëror është i nevojshëm.

Gjashtë muaj në pandemi, puna në distancë ka dalë si normale e re. Ajo ka ndryshuar plotësisht peisazhin e hapësirave të punës në Indi.”- tha Amit Ramani, CEO dhe Themelues, Awfis dhe Zëvendës President, Shoqata Indian e Hapësirës së Punës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale altf coworking koronavirusi ne bote puna nga shtepia altf coworking koronavirusi ne bote puna nga shtepia

Sondazh

Poll