Ekonomi

Rapori i DASH për ekonominë shqiptare, Basha: Situata është alarmante! Në vend të investitorëve, lulëzuan kompanitë off

13 Shtator 2020, 07:42 Nga DOSJA
Rapori i DASH për ekonominë shqiptare, Basha: Situata është

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer edhe njëherë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën biznesit dhe të investimeve të huaja në Shqipëri. Basha e ka cilësuar situatën si alarmante, duke rikujtuar që dy investitorët e mëdhenj në Shqipëri janë vetëm TAP dhe Devolli, të cilët po vazhdojnë punën e nisur në kohën e qeverisjes së PD-së.

Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe konçensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve,”-shkruan ndër të tjera Basha. 

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT BASHA

Është alarmante situata e investimeve të huaja në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu konçesionet korruptive.

Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja.

Dy investitorët e vetëm strategjike, TAP dhe Devolli, po e perfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe konçensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve.

Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze.

Sipas raportit të publikuar edhe në faqen zyrtare të DASH, për të shtatin vit radhasi Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja. Raporti  DASH evidenton se vendi duhet të përmbushë kushte përpara komferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE. Më pas rreshton probleme të thella (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi lulzim basha raporti i dash per shqiperine lulzim basha raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll