Ekonomi

“Erdhi në tokën time dhe më nxorri armën…”/ Mihal Kokëdhima tregon vuajtjen pas burgut, nuk i përmban dot lotët: Nu

7 Shtator 2020, 15:34 Nga DOSJA
“Erdhi në tokën time dhe më nxorri

VLORË– Mihal Kokëdhima, personazhi shumë i komentuar i verës së kaluar ka dalë nga burgu dhe i është kthyer përditshmërisë së tij. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai ka rrëfyër momentet e vështira që ka kaluar në burg dhe nuk i ka përmbajtur lotët, teksa ka tregon jetën e tij dhe përballjet me qytetarët.  

Me lot në sy, Kokëdhima ka treguar se shumë qytetarë i hyjnë me forcë brenda në pronë, madje ka pasur edhe nga ata që e kanë kërcënuar me armë zjarri.

Shiko minutën 10

“Qëndrova 1 vit në burg, dhe ndenja 8 muaj në paraburgim. Kam vuajtur vërtetë vëllaçko, se nuk isha për në burg. Thoshin i ka të shtrenjta. Ok mos ejani. Ishin më të lirat në të gjithë bregdetin. U shpërndanë videot tuaja me turistët spanjollë, si ishte e vërteta? I besoni vërtetë? Janë gjëra të ulëta. Unë bëj plazh si gjithë të tjerët. Nuk më lanë të vë shezlone, të nxjerr bukën e gojës. Pronën time e rrethova me tel, me dijeni të policisë. Erdhën shqyen gardhin, dhe i thashë pse u fute. Po ja të futemi dhe të shkojmë në plazh. Ndërkohë doli dhe filloi të shante andej. Shau ai shava dhe unë. Se nerva kam. Nuk thotë njeri më fal këtu vëlla. Kalojnë gardhin si bagëtia dhe futen. Më nxorrën armën dhe më thanë do të vrasim. Erdhi dhe polica të nesërmen. Le të vijnë ta shqyejnë gardhin. Ça të duan le të bëjnë, se shkatërrova veten time. Le ta shqyejnë, unë do ta ngre prapë. Këto fjalë janë të sinqeta. I dua të gjithë, i dua njerëzit. Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam ç’të them tjetër. Uroj që kjo rini, t’i gëzojë këto troje. Jo si të mitë që kanë ikur që 14 vjeç. Punoja me shumë seriozitet. Nëse do ktheje kohën pas do i bënit ato veprime? Nuk bëra gjë more vëlla.,”-është shprehur Kokëdhima në fjalën e tij.

Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri me turistët nisi për një faturë që nuk ishte paguar këta të fundit. Më pas pronari i restorantit, Kokëdhima, i kërcënoi dhe dhunoi ata. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua, ndërsa fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.. Ndërsa, turistët morën lule nga ministri Blendi Klosi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale mihal kokedhima mihal kokedhima

Sondazh

Poll